Xhungla me emrin Shqipëri/ Adriatik. R. Dosti: Z. President dhe Komandant i FA, kërkoni urgjentisht shkarkimin dhe arrestimin e ministres Xhaçka

512
  1. President i Republikës dhe Komandant suprem i F.A. të Shqipërisë kërkoni urgjentisht shkarkimin dhe arrestimin e Ministres së Mbrojtjes Xhaçka!
Sigal

 

Adriatik Riza Dosti

 

Ushtria del nga kazerma me urdhër të Presidentit të Republikës që është njëherazi edhe Komandanti suprem i forcave të armatosura të Shqipërisë dhe me vendim të Këshillit të Mbrojtjes Kombëtare të vendit vetëm në këto raste.

Kur një agresion e agresor i jashtëm sulmon vendin, kërcënon seriozisht pavarësinë, sovranitetin, integritetin e territorin e Shqipërisë ose kur armiku i ka shpallur de jure e de facto luftë vendit tonë dhe është hedhur në veprime konkrete luftarake atëherë Ushtria mbrojtëse e vendit nis funksionin e detyrën e saj sublime për mbrojtjen e Republikës e të popullit shqiptar.

Kur kemi të bëjmë me raste të katastrofave të rënda natyrore si tërmete shkatërruese, përmbytje të mëdha, kohe ekstremisht e keqe me bllokime rrugësh e qytetesh nga dëbora e madhe, zjarre shkatërrimtare me pasoja deri edhe në humbje jetësh njerëzore por edhe në këto raste mblidhet këshilli kombëtar i mbrojtjes dhe aprovimin e fundit e jep Presidenti i vendit që është edhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë sonë kombëtare.

Në raste të emergjencave kombëtare të specifikave të veçanta e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, të cilat gjykohen si të tilla po nga këshilli kombëtar i mbrojtjes e ku sërish fjalën e fundit e thotë Komandanti suprem i FA që është njëherazi edhe President i Republikës. Kur një forcë politike ose jo e organizuar e brendshme në bashkëpunim me forca të tjera nga jashtë vendit me dhunë, sabotazhe ekonomike, vrasje, terror, destabilitet etj., kërkojnë të përmbysin një qeveri legjitime dalë nga vota e lirë e popullit e përmes zgjedhjeve të lira e që përfaqëson në shumicën dërrmuese vullnetin e popullit ç’ka konsiderohet si tentativë për përmbysje të dhunshme pushteti përfshi edhe përleshjet me armë dhe rrjedhimisht hyn tek kapitulli i Grushtit të organizuar të shtetit e në këtë rast Këshilli i Mbrojtjes autorizon Komandantin e përgjithshëm e Presidentin e vendit që së bashku me parlamentin e vendit të deklarojnë e të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme dhe kërkojnë specifikisht ndihmën e F.A. të vendit.

Çdo lloj dalje tjetër e ushtrisë për çfarëdo lloj qëllimi tjetër është Antikushtetues antiligjor dhe përbën precedent të rrezikshëm shumë-planesh duke aluduar deri edhe në tentativë për Grusht shteti e vendosje të një junte ushtarake nga ata që kanë pushtetin e qeverisin përfshirë këtu, së pari Partinë e tyre, kryeministrin, ministrin e mbrojtjes dhe shefin e përgjithshëm të shtabit të ushtrisë si dhe një grup oficerësh madhore të llojeve të ndryshme të përbërjes së ushtrisë sonë forcave ajrore, tokësore, detare etj etj. Përdorimi i ushtrisë për qëllime Partiake, Politike, e pushtet-mbajtëse është tërësisht i dënuar ligjërisht e antikushtetues ndaj dhe përbën një precedent tepër të rrezikshëm kombëtar dhe është premisë e hapur e çuarjes së vendit drejt një konfrontimi civil-ushtarak ose e thënë ndryshe drejt përplasjes së një lufte të brendshme civile mes së njëjtës popullsi të të njëjtit komb, shtet e vend. Fakti i ngjarjes së fundit kur ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka e ka urdhëruar ushtrinë shqiptare të armatosur të kryejë veprime ekstreme ushtarake siç është rasti i marrjes ”nën mbrojtje e kontroll” të Aeroportit të vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë në Rinas specifikisht në kohë paqe vetëm me porosinë e urdhrin e kryeministrit të vendit Rama njëherazi edhe kryetar i partisë së saj politike përbën një nder precedentët penalë më të rrezikshëm deri më sot në historinë e Shqipërisë përbën abuzimin më të rëndë me detyrën e funksionin e ngarkuar kushtetues të një ministri përbën shkelje e thyerje të betimit të ministrit firmosur në prani të presidentit të republikës kur ky ministër emërohet në detyrë përbën shkeljen më të rëndë kushtetuese të një zyrtari të lartë të shtetit dhe një sërë shkeljesh të tjera të rënda ligjore e me pasoja tepër të rrezikshme. Skandali më pas teksa ministrja Xhaçka deklaron publikisht se për të nxjerrë ushtrinë në terren nuk e pyes fare Presidentin e republikës alias Komandantin e përgjithshëm të ushtrisë shqiptare del përtej çdo lloj kornize të imagjinatës normale të funksionimit normal, ligjor e kushtetues të një vendi veçmas në kohë paqe pasi në kohë lufte pasojat do të ishin më shumë se sa fatale, shkatërrimtare e tejet të rrezikshme për vendin e popullin dhe ministrja në fjalë do të akuzohej direkt për tradhti të rëndë e të lartë kombëtare ç’ka në raste të tilla me gjyq ushtarak të menjëhershëm ajo dënohet me vdekje me pushkatim. Ushtria shqiptare znj. Xhaçka duhej të ishte më së pari në Bularat kur hordhitë fashiste greke shkelën e përdhunuan rëndë territorin e Republikës së Shqipërisë e bënë thirrje për rivendikime territoriale, luftë kundër Shqipërisë e vrasje të shqiptarëve e jo në Rinas për të ”mbuluar” autogolat e vjedhjeve e grabitjeve tuaja banditeske e kriminale se kështu ka qejf të bëjë ”show” ai koqja kryeministër e i dalë mendsh e duarsh bashkë që ti ke në krye.

Ushtria shqiptare duhet të jetë atje ku e kërkon dhe e lyp interesi i lartë kombëtar i vendit e popullit të vet e jo nëpër brigje lumenjsh, liqenesh e detesh duke mbledhur plehrat e qytetarëve të pa përgjegjshëm të këtij vendi znj, ministre ndaj mos harro se do hash shumë shpejt kokën tënde në funksionin që të është besuar ti urdhrat i merr nga Komandanti i Përgjithshëm i FA dhe Presidenti i Vendit dhe sigurisht edhe pas miratimit të këshillit kombëtar të mbrojtjes dhe kurrën e kurrës nga Kryeministri në detyrë e kryetari i partisë tënde politike në pushtet ok. Ushtria shqiptare ka për detyrë të vetme të mbrojë Atdheun e shqiptarëve dhe popullin e vet dhe jo bythën e qeverinë tuaj e të askujt tjetër znj. Xhaçka ndaj. Po të ketë ende bythë,dinjitet, personalitet, karakter, integritet e kurajë e guxim moral e të drejtën që i jep posti, kushtetuta e ligji që sot Presidenti i Republikës duhet të kërkojë shkarkimin tënd urgjentisht si ministre e mbrojtjes nisjen e çështjes penale të dorës së parë ndaj personit tënd për shkelje flagrante të kushtetutës së vendit, për thyerjen e hierarkisë ushtarake-shtetërore, për abuzim të rëndë e flagrant të detyrës, për mos marrjen e autorizimit përkatës nga komandanti i përgjithshëm i FA , për mos mbledhje në rastin në fjalë të këshillit të mbrojtjes etj etj. Zoti President, nëse nuk bëni as këtë, atëherë më mirë vazhdo vizitat tuaja ose dorëzoja  postin  si President i vendit, por edhe  si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë me të cilat po abuzon e tallet kaq banalisht një çupëlinkë partie që as e ka fare haberin se ç’është e çfarë përfaqëson ajo vetë, posti që mban, e mbi të gjitha, ushtria shqiptare, tashmë edhe pjesëtare e NATO, ndaj dhe fatkeqësisht sot kemi mbërritur deri këtu në Xhunglën Shqipëri të Oltës e Edvinit me shokë…!

????????????????????????????????????????????????????????

Cënimi i Kushtetutës nga Ministrja e Mbrojtjes

Në përfshirjen e Ushtrisë në Rinas janë disa aspekte antikushtetuese dhe antiligjore:

– Nuk është dërguar me VKM, pasi duhej shpallur emergjenca.

– Nuk është dërguar me ligj nga Parlamenti.

– Nuk është njoftuar Presidenti i Republikës dhe të merrej miratimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.