Vlora kaotike, dhe hipokrizia me shezlonet..

640
Sigal

Nga Bledi Dervishaj

E ftoj administratën që i ka hyrë një aksioni për spastrimin e plazheve publike ta marrë seriozisht më së pari pikërisht këtu në Vlorë, në zonën ku politikisht kanë dalë deputetë drejtuesit e saj. Nuk ka pse lodhen nëpër gjire të pashkelura, apo vende pa impakt për publikun, por ta fillojnë këtu në vijën bregdetare Vlorë-Radhimë. Ka aq shumë punë për rikthimin e ligjshmërisë mjafton dëshirë dhe vullnet.

– Trafiku tmerr, që krijohet vetëm për një baçe të keqvendosur apo një kanal të pambuluar mirë që zgjidhet vetëm me 200 m2 shpronesim; – Një vend parkimi të vihet ne dispozicion sipas humorit të vendaliut dhe me një cmim qe arrin deri në 1000 lekë te reja; – Shezloni kushton nga 500 deri 1000 lekë; – Muzika në plazh nga më të shëmtuarat e mundshme dhe me zë të lartë; – Sjellja e ofruesit të sherbimit e papërshtatshme, tipike e individit që transparenca e tmerron dhe kërkesat e klientit e acarojnë ;

– Shërbimi dhe cmimet më shumë ngjajnë si gjobvënie e detyrueshme për tu paguar se sa biznes turistik; Në cdo moment është e lehtë të prishësh gjakun me ofruesin e shërbimit. Diskutimi për nje sjellje më të përshtatshme dhe cilësi më të mirë shërbimi një mision i pamundur. Fjalët më të përdorura; Nuk ka, është prishur, nuk lejohet, sdi çtë them kjo është, po deshe, e di pronari, kismet. etj.