Vangjush Saro: Dhomat e Tregtisë dhe krizat shqiptare

784
Sigal

Kriza që po kalojnë Dhomat e Tregtisë, më së pari Bashkimi i Dhomave,ështëvetëm njëra nga krizat e shumta që përjeton vendi.Zgjedhjet, rizgjedhjetdhe gjithë tollovia e njohur tashmë,është historiae përbaltjes së institucioneve,është vetë tranzicioni siç e duan një pakicë,qëe kanë shfytyruar e përdhosur atë që jemi mësuar ta quajmë ‘demokraci’.Opozita, që edhe për vete është tek thërret kiameti, akuzon kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje brutale nëzgjedhjet për Bashkimine Dhomave të Tregtisë e Industrisë.(“Shumë prej atyre që kryejnë akte të turpshme, mbajnë fjalime frymëzuese.”Demokriti) Vihet në dukje se nëpërmjet Ministres së Financave, zgjedhjet u anuluan e, ndërkaq,flitet për zgjedhje të tjera, puna ka shkuar nëpër gjykata e kështu më tej.

Çfarë ndodh në këtë vend pareshtur?! Precedenti vërtet të lë pa gojë; sidomos kur mendon edhe episode të tjera të ngjashme, si zgjedhjet vendore, ato në Akademinë e Shkencave, etj.Me pak fjalë, krizat vazhdojnë…

Na ishin njëherë Dhomat e Tregtisë…

Dhomat e Tregtisë dhe të Industrisë u ngritën në të 36 rrethet e vendit aty nga fillimi i viteve ‘90. Në nenin 1 të Ligjit 7804 datë 10.03.1994 “Për Dhomat e Tregtisë dhe të Industrisë”, thuhet: “Dhomat e Tregtisë dhe të Industrisë, që në vazhdim do të quhen ‘Dhoma’, janë subjekte të së drejtës publike, të pavarura, pa qëllim fitimi, që funksionojnë në territorin e tyre dhe që i shërbejnë nxitjes së tregtisë dhe të industrisë. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, ato mbajnë parasysh interesat ekonomike të tregtarëve, të degëve a sipërmarrjeve të ndryshme…”Sipas nenit 16 të Ligjit, “Dhomat krijojnë Bashkimin Kombëtar të Dhomave të Tregtisë dhe të Industrisë, që më poshtë do të quhet ‘Bashkimi i Dhomave’, i cili ka për detyrë mbrojtjen e interesave të tregtisë dhe të industrisë në nivel kombëtar, si dhe t’i japë administratës qendrore mendime e propozime për nxitjen e industrisë dhe tregtisëe të bashkërendojë punën e Dhomave në rrethe dhe marrëdhëniet e tyre me organizmat analogë të vendeve të tjera. Bashkimi i Dhomave është person juridik, subjekt i të drejtës publike, i pavarur dhe pa qëllim fitimi, me seli juridike në Tiranë.”

Meqë ra fjala te selia e, që të vazhdoj disi me këtë histori, unë nuk e di fare ku gjendet sot ajo, por me sa informacion kam, nuk gjendet askund… Kur u krijua Bashkimi i Dhomave, kishte një zyrë, vetëm një, në ndërtesën e Dhomës së Tiranës.Pikërisht në këtë kohë, kam filluar punë atje si zëdhënës e gazetar; mëafroi Sekretarja e Përgjithshme Teuta Dobi, me rekomandimin e koleges sime të çmuar Nezihat Hoxha (atëherë gazetare në TVSH). Kryetar ishte Anton Leka, që drejtonte aso kohe edhe Dhomën e Shkodrës, kurse President Mehmet Shijaku e më pas Luan Bregasi, të gjithë njerëz seriozë dhe me autoritet; (por edhe me shpirt). Më pas, Bashkimi i Dhomave u vendos në disa zyra, sa për të thënë, në mjediset e ish-Ekspozitës ‘Shqipëria sot’; por falë drejtimit me rigorozitet nga ana e Anton Lekës, si dhe falëafrimit të Agim Bufit si Sekretar i Përgjithshëm, institucioni i zgjeroi dhe i forcoi lidhjet e bashkëpunimin me Dhomat e rretheve, me ato homologe në rajon, por edhe me institucionet qeverisëse.

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë organizonte takime të vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit;shpesh, të shtunat tona ishin udhëtime, bashkë me këshilltarë ekonomikë të ambasadave, në biznese të ndryshme; Dhomat thirreshin në mbledhje të rëndësishme të institucioneve;zhvilloheshin debate të hapura me drejtues të Tatim-Taksave e Bankave;veprimtaritë e Dhomave e Bashkimit të Dhomave pasqyroheshin në mediat kryesore, buletini i përmuajshëm ‘Albiznes’ përcillej në çdo institucion e ambasadë. Kur në krye të Dhomave erdhi Ilir Zhilla, kurse Sekretar i Përgjithshëm Anton Krasniqi, Bashkimi i Dhomave ‘pushtoi’ një mjedis te ish-ATSH, ku u bë, më së fundi,me zyra e, për do kohë, prapë e ruajti stabilitetin, madje në disa tregues, si projektet me jashtë, eci edhe më përpara. Personalisht, ruaj kujtimet më të mira nga takimet me drejtues të dhomave të rretheve, nga puna me kolegët Mustafa Demneri, Flora Nako, Majlinda Saraçi, Mimoza Preku, Beqir Baci, Toshi Abedini, madje edhe nga bashkëpunimi me kolegë të shtypit, që shpesh u binte rruga dhe i sillte atje aktiviteti apo një mbledhje problematike, etj.Koha punonte për Dhomat dhe biznesin.

‘Gremisja’ e Dhomave, e institucioneve dhe e drejtësisë

Nuk mund të themi se në ato vite shkonte çdo gjë mirë.Por ka disa momente kur tregohet që një institucion jeton, është i vërtetë, përpiqet e kërkon mëvetësinë dhe të drejtat e tij. Kështu, mbaj mend që Luan Bregasi – në atë kohë President i Dhomave dhe njëherësh Kryetar i Dhomës së Tiranës -ndonjëherë e ‘bënte për një lek’Ministren e Ekonomisë, duke folur me të si i barabartë, duke i kërkuar llogari për veprimet në prapaskenë, duke e vënë me shpatulla për muri për indiferencën e institucioneve e zyrave të shtetit…Dhomat dhe biznesi duheshin mbrojtur e mbështetur.

Ikën ato kohë.Me sa kam ndjekur, më tej, do të vinin ditë të errëta për Dhomat dhe për Bashkimin e Dhomave. Kjo filloi me një nismë sipas së cilës regjistrimi në Dhomë duhej të ishte… vullnetar, një masë e parakohshme dhe shumë cinike;ishte sikur t’i vësh flakën institucionit e t’i presësh këmbët, pa u ngritur mirë në këmbë.Roli iDhomave, edhe ashtu i cënuar, erdhi duke u tkurrur gjithnjë e më shumë, autoriteti i tyre u këmbye me nënshtrimin, rigoroziteti u katandis nëzgjedhje e rizgjedhje si këto të tanishmet, ku s’merr vesh i pari të dytin dhe institucioni pothuaj është inegzistent; sepse kështu ‘përdoret’ më mirë dhe ‘na prish punë’ mëpak.(Mediat janë ndalur edhe te mosfunksionimi i organeve drejtuese, si kryesia dhe asambleja e përgjithshme, fakti që nuk miratohen programi dhe buxheti, mospërmbushja e detyrimit ligjor për miratimin e pasqyrave financiare, etj.)

Kriza e sotme e Dhomave të Tregtisë, e Bashkimit të Dhomave në veçanti, është njëfarësoj vetëkriza e qeverisjes së vendit, një qeverisje që lë aq shumë për të dëshiruar. Dhomat, por edhe Bashkimi Dhomave, ashtu si të tjera institucione që duhej të ishin ‘më vete’, bie fjala, Akademia e Shkencave, etj., i bëjnë fresk pushtetit apo presin orë e çast mëshirën e tij. Ato nuk njihen, nuk kanë autoritet, nuk kanë shtyp, nuk komunikojnë, janë ‘frymë të vdekura’.Ato nuk luajnëpothuaj asnjë rol në hartimin e strategjive të biznesit; këto institucione (institucione?) janë krejt jashtë lojës, në çdo kuptim të saj; nuk i pyet askush kur vjen fjala për ndarjen e punëve të mëdha; nuk kanë asnjë të drejtë në përcaktimin e gjeografisë së bizneseve.(Mund të jenë, bie fjala, 10 farmaci dhe po aq klube, në të njëjtën rrugë, në mos në të njëjtën rrugicë.) Kompetencat e Dhomave janënjë subjekt grotesk; nga hiç-i, te thelat e mëdha, gjithçkagllabërohet nga klanet e tarafet.

Përfundime të trishta, qënjë ditë duhet të ‘përfundojnë’

S’është ndonjë gjë e re të themi se vendi qeveriset në mënyrë autoritariste.Një pjesë e ministrave,të punësuarit e tjerë kryesisht në rrugë partie, janë ‘pionierë’ të Kryeministrit Edi Rama.Ky dhe klani i tij, janë kapur nga mania e fitimit dhe e kullave.(“Korrupsioni është arma e njerëzve mediokër dhe majën e saj ju do ta ndjeni kudo.” Balzak)Qytetarët ndjehen të lodhur e të papërfaqësuar, si rrallëherë në këto tre dekada. Nëse nuk di të bësh qengjin e urtë apo shushkamenin që thotë gjithnjë ‘Amen!’ dhe nëse shprehesh vazhdimisht në mënyrë kritike – jo në ndonjë rrjet a portal dosido, ku kushdo bën trimin dhe kritizerin, por në media profesioniste e nëpublik – atëhere hakmarrjen e ke nga mbrapa, në forma të ndryshme; por tashmë, e ke zgjedhur fatin… Për transparencë nuk mund të bëhet fjalë; kjo është parë te një sërë projekte, si Teatri Kombëtar, por edhe të tjera marrëzi me rrugë super të shtrenjta apo me kulla, ku paraja e pistë mbizotëron e dikton; për të mos lënë pa zënë goje edhe ndonjë projekt të Minitrisë sëArsimit, që pastaj hyn në tekste ku s’kanë të mbaruar gafat dhe marrëzitë, apo ndonjë ‘bum’ të Ministrisë sëKulturës, që i beson ndonjë jurie pa personalitete, me modele e përzgjedhje jo bindëse, që të bëjnë të besosh se iu ka mbetur ora diku prapa e nuk ndjekin zhvillimet e kohës në letërsi e arte.

Vendi drejtohet nga snobë, njëra palë;pra, shumë të‘ditur’, por në fakt, të paditur e vanitozë.Dhe nga…sekserë,pala tjetër;këta bëjnë pazaret.Nuk guxon të qaseshnë njëprojekt, në njëkonkurs, në një tender a në një veprimtari, sidomos në qofsh kritik, siç e thashë më lart, sepse janë gjendur ‘vrimat’, është rregulluar pazari dhe janë ndarë paratë e ç’të jetë tjetër… përpara se të ‘shpallen’ formalisht fituesit.Dhe kështu,ata të bëjnë budalla; ndaj është më mirë t’u rrish larg.(“Asnjëherë mos u kacafyt me derrin, sepse ju të dy baltoseni dhe atij i pëlqen kjo.” Xhorxh Bernard Shou) E them me keqardhje, nuk ka drejtësi pothuaj në asnjë fushë të jetës.Mund të tregoj për disa programues e zyrtarë që i njoh – por s’mund t’ua them emrat, se i gjen e keqja, më keq nga ç’i ka gjetur – njerëz të aftë që shefat përpiqen t’u imponohen për interesa të ulëta; kur nuk u shkon dallaveri, i heqin nga puna. Gëzoni për ca para të qelbura, o të mjerë! Ndonjëherë nuk e çmoj sa duhet faktin që s’mëështë dashur të përulem e të përgjërohem për ndonjë ‘thelë’;është me të vërtetë krenari. (“Jam gati që kravatën më të mirë, t’ia fal kalit që më parë të dalë.” S. Esenin)

Më në fund, që të vij sërish te krizat, kyështë njëvend e njësistem, ku zgjedhjet politike dhe ato të institucioneve, janë bërë estradë; sikur të mos mjaftonin ato dhjetra spektakle televizive llamburitëse, me vakte e pije e humor banal, kulturë banale gjithaq. (Një Zot e di ku i sigurojnë paratëpronarët dhe protagonistët e paskrupullt, që harxhojnë për pushime më shumë se e nderuara Angela Merkel).Kjo situatë absurde, me ndjesi tëprapambetura dhe personazhe të paqytetëruar, shtiranjakë, ky drejtim pa drejtim dhe kjo grykësi e paparëpër para,e kanë bërëvendin të pasigurt, ndonjëherë edhe qesharak, por përgjithësisht anarkik; pak a shumë siç treguam me historinë e Dhomave të Tregtisë apo atë të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë…(“Ndërtimi i shtetit është një punë e vështirë dhe kërkon një kohë të gjatë për t’u përmbushur”. F. Fukuyama)