Tritan Shehu: Votimet me një “kandidat” hapen portat e “Ferrit”!

532
Sigal

Votimet e para me një “kandidat” në Shqipëri, ato të vitit 1945 i cuan shqiptarët drejt kalvarit më tragjik. Historia ka treguar se tragjeditë mund të përsëriten.

Vende e popuj me demokraci e institucione shumë më të konsoliduara se tonat, janë kthyer në diktatura apo autokraci, pikërisht kur kanë pranuar të shkelen rregullat demokratike të votimit. Dhe rregulli “numër një” është e drejta e qytetarëve për të zgjedhur.

A mund të dali qoftë edhe një qytetar e të deklarojë se me datën 30 mund të zgjedhë!? “Goglat” e 45-sës na çuan aty ku na çuan, po “fletët” e farsës me një emër të 30 Qershorit për ku mund të na degdisin….? Shikoni fotot e mëposhtëme e mos harroni! Refuzojini!