“Thjesht voto logon e partisë, nuk di të zgjedhësh”, Fuga: Na dinë budallenj

128

Akademiku Artan Fuga në një postim në Facebook ka thënë se kur partitë, dhe sidomos kryetarët e tyre bëjnë thirrje për të dalë protestë populli trajtohet si qytetarë të përgjegjshëm kurse kur votohet partitë kërkojnë që të votohet logoja me mendimin se qytetarët nuk dinë të zgjedhin dhe deputetët të caktohen nga vetë ata.

Fuga prej kohësh është për një kufizim në Kodin Zgjedhor të rolit të kryetarët të partive sidomos me deputetët, të cilët duhet të kenë sipas tij një pavarësi nga liderët partiakë.

STATUSI I ARTAN FUGËS

Një gjë nuk kuptoj unë:

Kur i kërkojnë popullit të dali në rrugë për të protestuar, populli trajtohet si qytetarë të përgjegjshëm që duhet të mobilizohen për demokracinë.

Dilniiii në protestë ! – thërrasin.

Kur vjen puna që populli të votojë i thonë:

aaaaaa, jooooo, ti thjesht voto për logon e partisë se kandidatët për deputetë i caktojmë ne, ti nuk di të zgjedhësh!

Po mirë mo mirë, po budallenj na dinë!