Tangërlliqet e Besiana Kadaresë

735
Sigal

Zonjusha Kadare duhet t’i kërkojë falje publike, jo vetëm Ambasadores Sahatqija, Kosovës, e gjithë shqiptarëve në botë, por edhe ndërkombëtarëve për incidentin e saj të rëndë diplomatik…

Nga Moza Boletini

Si pjesëmarrëse e Konferencës “Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë holokaustit”, mbajtur më datë 31 Janar 2019, në një nga sallat e OKB në New York, u befasova nga qëndrimi primitiv, cinik dhe i ulët i Ambasadores Besiana Kadare që mbajti ndaj Ambasadores së Republikës së Kosovës Zj. Teuta Sahtaqija, duke mos e lejuar të flasë, apo të bëjë pyetje në atë event, ndërkohë që fjalën e morën aty edhe ambasadorë të tjerë të vendeve mike. Vërtetë takimi u moderua nga përfaqësuesja e UN, por fakti që Ambasadores Sahatqija iu refuzua fjala, tregoi se kush e pengoi të fliste. Edhe paraqitja skenike e zonjushës Kadare në atë auditor ishte për të dëshëruar, herë pas here shtrëmbëronte fytyrën apo buzët e saj përballë publikut, saqë me miket e mia u habitëm për pozat e saj të pakontrolluara që merte portreti i saj. Rrotullonte hundën e fytyrën sikur nuhaste ndonjë racoon të ngordhur… Fizionomia e saj e çuditshme tregoi se kishte nevojë për një vizitë urgjente tek mjeku psikiatër. Për dy vite rradhazi Ambasadorja Kadare ka mbajtur darka për Festën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ambasadorja Teuta Sahatqija nuk ka qenë prezente, pasi mes ambasadorëve të shumtë akredituar në UN, nuk ka qenë e ftuar nga Besiana Kadare. Sipas burimeve të sakta, më datë 28 Nëntor 2018, në Manhattan Ambasadorja Besiana Kadare organizoi një pritje me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë me pije e verë shqiptare “Stone Castle” nga Kosova, ku mes ambasadorëve të 30 shteteve dashamirëse në New York, mungonte Ambasadorja Teuta Sahatqija, përsëri nuk ishte ftuar nga Besiana Kadare. Çfarë tregon se pijet e verën e Kosovës, ia do mideja Besianës, por diplomacinë e të ngrejë zërin për të drejtat e Kosovës nuk ia do… OKB duhet të vlonte nga zëri i Ambasadores Kadare për lobimin ndaj njohjes së Kosovës nga shtete që nuk e kanë njohur akoma, si dhe të shqetësohej që, pse OKB nuk i ka njohur zyrtarisht akoma krimet ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë nga makineria serbe, veçanerisht ndaj femrave shqiptare atje, kur dihet se janë mbi 20000 femra të dhunuara, zhdukura e keqtrajtuara nga milicia serbe në Kosovë. Jeni në vendin dhe kohën e gabuar pranë UN, Znj. Kadare, mirë është ta lëshoni atë detyrë… Nëse ju Znj. Besiana Kadare ju ka përkëdhelur së tepërmi familja, apo rregjimi komunist në Shqipëri duhet të lini atë karrige, se ka plot vajza e djem të rinj të arsimuar që e meritojnë atë post e mund të kryejnë 100 herë më mirë se ju atë mision të lartë. Tangërlliqet që mund të keni në kokë mos t’i reflektoni në një audiencë ndërkombëtare që simbolizon bashkimin e kombeve, të drejtat e njeriut e të drejtën e fjalës. Të drejta që ju i shkelët, më datë 31 Janar 2019 dhe krijuat tension diplomatik tek Kombet e Bashkuara. Në atë sallë ku u fol e u dëgjua anglisht, mesa u mirëinformova i ftuar ishte edhe ambasadori serb. Incidenti i Ambasadores Kadare i dha krahë dhe forcoi tek ai bindjen se Diplomacia Shqiptare po injoron totalisht Diplomacinë e Kosovës dhe popullin e saj… Është e dhimbshme, kur dihet se shtete si SHBA, Britania, Gjermania, Polonia, Belgjika, Holanda, Italia luftojnë në Këshillin e Sigurimit e në forume zyrtare të UN-së që Kosova të trajtohet si shtet dhe me dinjitet, Besiana Kadare e keqpërdor pozitën saj të përfaqësimit të Shqipërisë si anëtare e plotë e UN. Ambasadorja Besiana Kadare jo vetëm duhet shkarkuar nga kjo detyrë, por edhe duhet të kërkojë falje publike – diplomatike me shkrim edhe me gojë ndaj Ambasadores Teuta Sahatqija, Kosovës, të gjithë shqiptarëve në botë, ndërkombëtarëve dhe audiencës së OKB që ishte e pranishme aty, më datë 31 Janar 2019.