Shpëtim Nazarko, i mbiquajturi “Laçkoja i Madh”, kërkon legalizimin e tij si kryeministër

556
Sigal

Gazetari, opinionisti, studiuesi, shahisti dhe shkencëtari i njohur, Shpëtim Nazarko, i mbiquajtur “Laçkoja i Madh”, për shkak se ai vetë e përdor dendurisht fjalën përkëdhelëse, “laçko”, është paraqitur sot në orën 15:00, tek Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, zotni Artan Lame dhe i ka kërkuar të legalizohet si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Kjo bisedë e çuditshme, mes Laçkos dhe Drejtorit të legalizimeve, ka zgjatur disa minuta dhe ne po përpiqemi ta riprodhojmë atë:

– Mirë se erdhe Laçko, si shumë të ngarkuar të shoh. Çfarë halli të solli në zyrën e legalizimeve, në këtë kohë të paqartë që po jetojmë? – pyeti pas përshëndetjeve të rastit, shefi i legalizimeve ndërtimore.

– Kam ardhur dhe kam sjellë një kërkesë të thjeshtë, – foli Laçko.

– Paske ndërtim pa leje Laçko. Ku e ke? – pyeti Lamja.

– Jo jo, – e ndërpreu Shpëtimi, nuk e bëj atë gabim unë, Lame! Kam ardhur për një gjë krejt tjetër.

– Hajde për hajër, nuk më ke rënë kurrë në qafë dhe do përpiqem të të ndihmoj. Ç’është kjo kërkesë? – pyeti Lamja me padurim.

– Dua, – tha Laçkoja, duke marrë një pamje shumë serioze, të më legalizosh si kryeministër të Shqipërisë.

– Nuk të kuptoj, – i tha Lamja, i trembur. Përsërite edhe njëherë këtë që më the Laçko!

– Po ç’të kuptosh ti o laçko, ku merr erë ti nga kjo dynja, ti je një aguridhe – ndërhyri Shpëtimi,. Thjesht dua të më legalizosh si kryeministër! Ti bëje këtë punë dhe kaq! Ku kupton ti nga ky vend. Si po venë punët këtu, le ta kem edhe unë një dokument si kryeministër, more vesh, mora thuaj! Thashë të shkoja njëherë ta bëja tek noteri, por ma dogji ajo budallaçka e Gjykatës Kushtetuese, më shpërdoroi gjithë këtë shans.

–  Po mirë, – ndërhyri Lamja, ja e bëmë këtë akt, po nëse e merr vesh ai lart, ç’do ti themi?

– Nuk më plas b*** fare për atë lart, more vesh, mora thuaj! Ai është një qime b*** para meje, more vesh Lame, mora thuaj! Unë s’kam çarë b*** nga Berisha, jo të çaj nga një aguridhe, që s’vlen një lek, more vesh, mora thuaj! Unë kam rrëzuar dhe bërë mut, Ajnshtajnin dhe teoritë e tij dhe ju bythëpalarët. More vesh Lame, mora! Të më hani mutin të gjithë! – u lëshua Laçkoja me zhargonin e tij karakteristik.

– Dakord, dakord Laçko, por mos më nxehet ky Meta dhe më fut edhe mua ndonjë padi penale, si puna e Dvoranit.

– Edhe Meta edhe Dvorani, aguridhe janë para meje, qime b*** janë, more vesh, mora thuaj Lame! Tani më bëj këtë legalizimin dhe mbaji b*** drejt edhe ti, more vesh, mora thuaj!

– Kuptova, – tha Lamja, shihemi nesër në orën 10:00  dhe e përcolli Laçkon deri poshtë shkallëve.

/TPZ.al/ Tej e këtej/