Shembja e lokalit të Mihal Kokëdhimës/ Arben Malaj: Në 6 vite shumë zyrtarë shijuan dreka e darka, s’kanë guxuar t’i kërkojnë lejen nga frika e më të madhit

556

Këtë të mërkurë, fadromat e IKMT-së shembën në Porto Palermo lokalin e Mihal Kokëdhimes, i cili u vu në qendër të vëmendjes mediatike dhe u arrestua pasi dhunoi turistët spanjollë që i kishin shkuar në restorant, por pasi nuk u kishte pëlqyer ushqimi dhe shërbimi, ishin larguar.

Por ish deputeti i PS, së fundmi ish anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, Arben Malaj, thotë se prej vitesh në këtë lokal zyrtarë që ai i cilëson të korruptuar kanë ngrënë dreka e darka në këtë restorant dhe nuk kanë guxuar të kërkojnë lejen apo faturë për shkak të frikës nga “i madhi”.

Postimi i plotë i Arben Malaj:

Nje veprim force dhe jo ligji. Perpara shembjes ne 6 vite ka shume zyrtare te korruptuar qe skane vepruar, shume prej tyre mund te kene shijuar ndonje kafe, dreke apo darke.

Shume prej tyre nuk kane guxuar ti kerkojne lejen apo faturat nga frika e me te madhit.

Ky parakalim mediatik force, vetem e demton Shqiperine. E prezanton ashtu sic eshte ne realitetet. “Ligji jemi ne thone deputete e maxhorances”, “ligji jam une” thote Veliaj.

Ligji jam une thote cdo minister e nepunes I ketij shteti, kur vret me arrogancen e tij. Po te pambrojturit cfare jane?

Skllever te koheve moderne? Kjo paligjshmeri dhe arrogance qeverisese vret shpresen dhe nxit braktisjen.

Kostot e saj i paguajne njerezit e mire dhe korrekt me ligjin, por qe jane te neperkembur dhe te pafuqishmem. Ata qe kane mbetur kane vetem dy zgjidhje: (i) te mbijetojne te nenshtruar duke duartrokitur te medhenjte dhe cdo marrezi te tyre ose (ii) te ikim nje ore e me pare??!! Arbeni