Redi Varaku: Palmer i dha karburant avionit të marrë peng nga Rama

591
Sigal

Eksperti i studimeve amerikane Redi Varaku: Palmer i dha karburant avionit të marrë peng nga Rama

Qëndrimi i Amerikës është i palëkundur për demokracinë në Shqipëri. Ata janë në mbrojtje të demokracisë shqiptare. Ata që thonë që amerikanët mbështetën Edi Ramën e kanë gabim, sepse amerikanët mbështesin popullin shqiptar. Ata që thonë se mbështetën Reformën në Drejtësi, janë mendime të lodhura. Nuk e di se si një lider mund t’i thotë gjëra të tilla, duke dezinformuar popullin e tij. Mendoj që situata nuk do kalojë pa incidente, që do provokohen nga gjëra jashtë kontrollit të dikujt. Do jenë incidente që nuk do e dëmtojnë procesin e votimeve, se ne nuk kemi zgjedhje. Palmer ka thënë që ne duam të bëhen zgjedhje, dhe ia ka lënë Gjykatës Kushtetuese. Dhe unë shikoj asnjë arsye për t’u shqetësuar nga deklarata e Palmer. Unë pashë me interes deklaratën e Eliot Engel, mikut të shqiptarëve. Ajo që bëri Palmer është sikur një avioni të marrë peng, të cilit i dha një aeroport për të furnizuar me karburant, po kjo nuk do të thotë që ata nuk janë terroristë. Unë kam burimet e mia që Rama do përfundojë edhe më keq.