Qeveria shqiptare të mendojë për hallet e popullit

533
Sigal

Avokati Shqiptaro – amerikan Lumaj: PS dhe PD kanë menduar për veten

Avokat për Çështjet e Emigracionit në SHBA, Peter Lumaj në një intervistë për “Zërin e Amerikës” foli për të metat e sistemit politik në Shqipëri që prodhon vazhdimisht kriza. Lumaj u shpreh se krizat e njëpasnjëshme vijnë për faktin se partitë më të mëdha politik, PD dhe PS kanë menduar, së pari për interesat e tyre dhe jo për vendin. Avokati u shpreh më tej se ky është momenti i duhur kur kreu demokrat, Lulzim Basha mund të tregojë veten që është udhëheqës.

Lumaj: Të dy partitë e mëdha politike PS dhe PD nuk e kanë vënë Shqipërinë të parën, por kanë vënë interesin e tyre politik. Ky do ishte një nga momentet më të rëndësishme dhe më kritike për PD-në dhe sidomos për Bashën. Ky është momenti kur Basha mundet ta tregojë veten e vet që është udhëheqës, mundet ta ringjallë dhe fuqizojë PD-në. PD është ajo që e nxori Shqipërinë nga komunizmi dhe kur Basha ishte ministër i jashtëm PD hyri në NATO. Përveç kësaj Basha tregoi që kishte një prirje që të bashkëpunonte me Diasporën kur ai ishte në gjendje të emëronte Artan Demirajn nga Diaspora, të bëhej ministër i Brendshëm, një ushtarak i fuqishëm, i pastër, i dedikuar për Shqipërinë. Ky është momenti i Bashës që ai mund të tregojë që mund të punojë me SHBA-të, Diasporën. Ai mund të bëjë që Shqipëria ta përmbyllë një herë e mirë tranzicionin politik që zgjati 30 vite. Kjo është shqetësuese për Shqipërinë, SHBA dhe ne. SHBA-të e duan një Shqipëri të stabilizuar, demokratike dhe pluraliste. Sot nuk ekziston kjo në Shqipëri.