Sigal

Mbarë kombi shqiptar është i shqetësuar dhe ndjek me vëmëndje bisedimet përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi që zhvillohen me ndërmjetësimin e Brukselit, faktikisht edhe në bashkëpunim me Washingtonin. Në mbështetjen nga këta dy partnerët tanë strategjikë, bëhet objektive shpresa e padiskutueshme e të ardhmes së gjithë kombit shqiptar.

Maratona pa fund e bisedimeve, koha e zgjatur, fshehtësia dhe komentet me idetë e dënueshme të lëshimeve dhe përfitimeve për Kosovën e Serbinë, janë tronditëse.  Së pari, po tentohet të krijohet e të përligjet në kushtet e sotme situata e coptimit të teritoreve shqiptare, me përmasat katastrofike të Konferencës së Londrës të vitit 1913; Së dyti, Serbia dhe politika shoviniste e antishqiptare serbe, vihen në pozita privilegjuese në krahasim me Kosovën dhe shqiptarët e viktimizuar nga pushtimi serb;  Së treti, për të mbështetur politikën e brendshme apo kënaqur pretendimet shoviniste serbe, nuk goditen me forcë kërkesat e idetë regresive të Beogradit, por orientohen bisedime, marrëveshje e kompromise midis përfaqësuesve të lartë: presidentit të Serbisë dhe presidentit të Kosovës. Edhe zgjerimi i numurit të pjesmarrësve me politikanë të tjerë, në bisedimet me Beogradin, si në takimin e fundit në një hotel, në Bruksel, nuk i shërbeu transparencës, nuk është i pëlqyeshëm dhe i pranueshëm nga opinioni publik shqiptar.  Këto shqetësime, bazohen në njoftimet e pakta mediatike, si dhe në të dhënat tek personat e besuar të pjesmarrësve në bisedime. I kësaj natyre është edhe publikimi, se për arritjen e sukseit në ecurinë e bisedimeve përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës, “dikush në Bruksel i ka kërkuar Prishtinës të pranojë ndryshime të karakterit të brendshëm të Kosovës në parime territoriale dhe se Kosova nuk duhet të vendosë “vija të kuqe” në këto bisedime.”

Presionet ndaj përfaqësuesve të lartë dhe institucioneve që shprehin e mbrojnë vullnetin e popullit të Kosovës, i kemi njohur edhe me anë të deklarimeve apo intervistave të formuluara me shumë kujdes dhe pa detaje. Presionet janë dënuar opinioni publik, megjithë justifikimet e bëra me arsyetimin se palët kanë të drejtën e tyre në bisedimet ndërshtetërore për të mbrojtur interesat shtetërore. Në këtë rast të fundit, mesazhi politik dhe loja diplomatike e dikujt në Bruksel është më e qartë dhe e formuluar me qëllime imponuese: “Kërkohet zyrtarisht dhe bëhet presion konkretisht që Kosova të nënshtrohet ndaj interesave të politikës gjeostrategjike, të krijohen lehtësitë e nevojshme për politikën e integrimit evropian të Serbisë. Kjo synohet të realizohet në dëm të kombit shqiptar. Kosova të bëjë lëshime në sovranitetin, në integritetin territorial dhe në pavarësinë e popullit dhe shtetit të sajë.”

Është e arësyeshme dhe me vënd të flasin hapur. Mesazhet e frikshme që vinë në këtë rast nga Brukseli dhe pamundësia për të reaguar me forcë publikisht e përfaqësuesve të lartë shqiptarë, tregon për një situatë alarmante në bisedimet ndërshtetërore Kosovë-Serbi dhe pasojat katastrofike potenciale të mundshme që mund të realizohen pa pyetur më parë kombin shqiptar, institucionet përfaqësuese të vullnetit të popullit. Gjëndja është objektivisht shqetësuese, revoltuese dhe sabotuese për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.  Institucionet përfaqësuese dhe gjithë opinioni publik në Kosovë, në Shqipëri dhe në mbarë teritoret e kombit shqiptar, vihen para alternativës imponuese të përfaqësuesve të veçantë politike e të diplomacisë europiane, të cilët kanë pushtet të fuqishëm në Bashkimin Evropian dhe mbështetjen e Shteve të Bashkuara të Amerikës.  Në kushtet që në Bruksel kërkohet me çdo mjet të arrihet sukses për marrëveshjen midis Kosovës e Serbisë, po kërkohet të shpërdoreohet me besimin e shqiptarëve, po devijohet objektivi kryesor i bisedimeve përfundimtare, i cili është dhe mbetet njohja reciproke e dy shteteve fqinj dhe pa kushte të njëanëshme imponuese. Kjo është zgjidhja më e drejtë për Serbinë, në radhë të parë, si dhe për Kosovën. E kaluara kapërcehet me dhimje, për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët evropiane, në të mirën e serbëve e të shqiptarëve. Shqiptarët e viktimzuar, genociduar, shkombëtarizuar, kanë të drejtën e tyre të ligjshme për të kërkuar, në radhë të parë, nga Kuvendi, Qeveria dhe populli serb falje për politikën e tyre shoviniste dhe me pasoja të rënda që vuhen akoma aktualisht. Megjithatë, në emër të paqes, sigurisë e të ardhmes së përbashkët evropiane, shqiptarët nuk kanë vënë kushte imponuese nga serbëve.  Llogjika e papranueshme e politikanëve të lartë evropianë, të veçantë, për “vijën e kuqe” nga Kosova është e padrejtë dhe diskrimiuese për institucionet shtetërore, përfaqësuesit e tyre dhe gjithë shqiptarët. Ideja e “vijës së kuqe”, nuk është e rastësishme. Ajo ka qenë e pranishme në tavolinën e bisedimeve të fshehta dhe ka mbajtur peng gjithë procesin e deritanishëm të marrëveshjeve ndërshtetërore Kosovë-Serbi, në Bruksel, në kryeqendën politike të Bashkimit Evropian. Me të drejtë, studiues, analistë dhe njerëz të thjeshtë të interesuar për zgjidhje të drejtë për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve e serbëve.

Vlerësojmë me shqetësim se idetë e njëanshme dëmtojnë realizimin e marrëveshjeve. Politikanë të veçantë në Bruksel nuk kontribojnë për zgjidhjen e drejtë dhe mbajnë të ngrirë konfliktin me mundësi të përhershme shpërthimi me pasaoja të paparashikueshme të shqiptarëve e serbëve.

Qëndrimet e disa personalitetve evropiane, tregojnë për mbështetjen e hapur apo të nënkuptuar të një pjese të diplomacisë së vjetër evropiane për të mbështetur dhe ju shërbyer ambicjeve dhe politikës agrsive shoviniste të Serbisë, për kolonizimin e teritoreve shqiptare dhe hegjemoni në Ballkan.

Politika evropiane në disa raste dallohet nga pamundësia për t’u distancuar nga grupimet filoserbe në Bashkimin Evropian, si dhe nga presioni në rritje i Rusisë në Ballkan dhe në vetë bashkësinë evropiane. 4. Zhvillimi i ngjarjeve ndërkombëtare dhe rritja dominate e pranisë Ruse, tregojnë hapur se grupime të caktuara në Bruksel nuk mbështesin forcimin, zgjerimin dhe të ardhmen e bashkësisë evropiane dhe me i lënë me ose pa dashje mundësitë Rusisë të bëhet faktor kryesor në Ballkan.

Institucionet përfaqësuese shtetërore, media dhe opinioni publik është e domosdoshme të reagojnë dhe të dëshmojnë qëndrimin e përbashkët të kombit shqiptar për mbrojtjen e integritetit teritorial, sovranitetit dhe të ardhmes së Kosovës. Jemi shtet anëtar në Nato dhe në prag të hapjes së bisedimeve për antarësimin në BE. Integrimi evropian vlerësohet si shpresë. Është e dënueshme në rast se përdoret presion. Në bazë të Kushtetutës, Shqipëria ka për detyrë të interesohet dhe të mbështesë të drejtat e shqiptarëve kudo ku ata janë në trojet e tyre. Gjykata Ndërkombëtare dha opinionin e saj për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe nuk pranojë pretendimet e Serbisë. Kosova është njohur nga 116 shtete, anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare etj. Duke ruajtur kriteret diplomatike, ka vend që institucionet shtetërore të dëshmojnë publikisht interesimin dhe gjëndjen për bisedimet ndërshtetërore me mbështjetjen ndërkombëtare. Media shqiptare kërkohet të jetë më aktive dhe më e përditëshme me informime, analiza e dëshmi për historinë dhe aktualitetin e bisedimeve në Bruksel. Ecuria pa fund e bisedimeve Kosovë-Serbi është shqetësuese. Kuptohet se favorizohet Serbia. Për këto arësye, nuk flitet publikisht. Dhe kjo është edhe më problematike e misterioze për fatin e shqiptarëve.  Ruajtja e sovranitetit dhe integritetit teritorial, është “vija e kuqe” në njohjen dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Bisedimet në Bruksel në kohën e sotme, për të imponuar zgjidhje me ndarjen në dëm të realitetit politik në Kosovë, do të ishin përsëritja më shkatërimtare e Konferencës së Londrës e vitit 1913. Ndarja, coptimi i teritoreve dhe ndryshimi i kufijve do të ishte krimi më i rëndë edhe për vetë sigurinë e paqen në Ballkanin që vuan nga nacionalizmat e politikat shoviniste në dëm të shqiptarëve.  Ndryshimi i politikës evropiane duke favorizuar padrejtësisht Serbinë në dëm të Kosovës e të vullnetit të gjithë shqiptarëve, do të ishte me pasoja të paparashikueshme edhe për vetë Bashkimin Evropian të tronditur nga tendencat centrifugale, Brexi Britanik, untranacionalistët fundamentalistë të shteteve më të fuqishme evropiane. Popujt e botës vlerësojnë historinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Të gjithë e dinë, se shqiptarët janë liridashës e miqësorë dhe luftojnë me guxim për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Zgjidhja e drejtë në bisedimet Kosovë-Serbi, është detyrë e këtyre dy shteve dhe përgjegjësi e lartë edhe e partnerëve tanë strategjikë. Nuk pranohen manovrime për të imponuar interesa të caktuara, si me vijën e demarkacionit me Malin e Zi. Kërkojmë të respektohen të drejtat tona. Të mos merren vendime nën presion që bëhet shkak për të vënë në provë shqiptarët.