Qamil Gjyrezi: Si po grabit “Rilindja” vijën liqenore të shkodrës

1089
Sigal

Vija liqenore në Shkodër ose “zhvatja” e radhës e Edi Ramës!

Nga Qamil Gjyrezi

Politika e zhvillimit ekonomik, turizmi ka rëndësi të madhe për Shkodrën, Shqipërinë, Kosovën dhe Rajonin! Shkodra ka realizuar një projekt zhvillimi 2005-2015, në bashkëpunim me komunitetin dhe institucionet ndërkombëtare të zhvillimit! Ky projekt pati ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik të Shkodrës, pavarësisht disa pengesave dhe të metave për arsye objektive dhe subjektive! Edi Rama po investon dhe ka investuar në Shkodër, pa një projekt të qartë dhe të detajuar, vetëm për qëllime elektorale dhe për të mbushur “xhepat” e tij dhe të klientëve të tij me PPT-të! Edi Rama ka shpallur PPP-të, si një mënyrë për të realizuar qëllimet e tij “klienteliste” në dëm të komunitetit dhe publikut! Që në fillim të qeverisjes së tij mbajti në punë një “person” që e kishte mbajtur edhe PD.-ja, Benet Becin për zhvillimin me institucionet vendase dhe të huaja, duke “ironizuar” në Shkodër se është “shkodran i djathtë edhe i majtë”! Kryeministri Edi Rama ka botuar një postim: “Ja se si do të transformohet vija e liqenit të Shkodrës nga Shiroka, ku ka nisur faza e parë e këtij projekti, e deri në Zogaj! Për këtë projekt, Qeveria Shqiptare ka siguruar një financim të Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Komisionit Evropian”! Projekti për investimin në bregun liqenor Shirokë-Zogaj, ka disa vite që “përflitet”, madje janë përcaktuar “klientët” e Ramës që kanë fituar tenderët! Edi Rama i bën këto investime në Shkodër për qëllime të pastra zhvatëse dhe elektorale! Këtë projekt e prezantoi pikërisht mbas dështimit të zgjedhjeve 30 Qershorit dhe konstituimit të Këshillit Bashkiak në Shkodër, antikushtetues! Edi Rama nuk do të zhvillojë Shkodrën, por të mbushë xhepat e vet dhe të klientëve të tij të afërt, për të blerë vota në Shkodër dhe zhvatur para publike deri në sekondën e fundit të qeverisjes së tij! Nuk ka asgjë të keqe të investohet në punët publike në Shkodër dhe kudo, mbasi për këtë votohen qeveritë dhe Shkodra ka edhe disa hapësira që duhet investuar për turizmin dhe rritjen ekonomike!

Së pari, ky projekt është “antikushtetues dhe antiligjor”, pasi nuk kemi një Këshill Bashkiak kushtetues për ta miratuar, i dalë nga zgjedhjet “Nul” të 30 Qershorit!

Së dyti, ky projekt më duket edhe “antisocial” dhe “antiekonomik”!

Në pamje të parë duket se i shërben komunitetit dhe Shkodrës!? Por a do të ishte më mirë të investohej për ngrohjen, për internetin dhe kushte më të mira në shkolla, për shërbime në spitale dhe qendra shëndetësore, për të rritur pensionet e shkodranëve, për të rritur rrogat e arsimtarëve dhe mjekëve, për të plotësuar kërkesat e studentëve për “kushtet mizerabël”, të cilët Edi Rama i gënjeu me premtime?! Apo të investohet për të “shitur beton” dhe fituar dhe zhvatur para publike në kurriz të qytetarëve?! A do të ishte më mirë të “mirëmbahej” investimi i bërë në këtë vijë liqenore në vitin 2008 dhe me rritjen ekonomike dhe mbushjen në fillim të “barkut me bukë” të shkodranëve, të fillonin projektet e zhvillimit të domosdoshme në turizëm!? Ky njeri, Edi Rama nuk është aspak i interesuar për problematikat e njerëzve të thjeshtë, deklaronte lideri i opozitës Lulzim Basha! Edi Rama e ka metodë pune “shitjen e betonit” dhe betonizimin! Që në fillim të qeverisjes 6 vjeçare, projektoi “Rilindjen urbane”, duke harxhuar pa kriter para publike, të marra borxh nga institucionet ndërkombëtare, duke i lënë në “borxhe” shqiptarët, vetëm për qëllime “klienteliste” elektorale, duke mos dëgjuar si “kokëderr” që është, as këshilltarët e tij ekonomikë! Metodat klienteliste që përdor Rama, kryeministri autoritar i rreshtuar me oligarkët në lindje dhe perëndim, janë në dëm të komunitetit, publikut dhe paratë shkojnë vetëm në xhepin e Edi Ramës dhe oligarkëve të tij! Megjithatë, ky investim nëse realizohet do t’i ngelë qytetarëve të Shkodrës dhe të gjithë shqiptarëve, mbasi Edi Rama nuk është i përjetshëm! Edi Rama nuk do ta marrë kurrë Shkodrën me zgjedhje të lira, jo me këtë investim, por edhe me investimet e tjera! Edi Ramës i duhen para për të blerë edhe njëherë zgjedhjet, mbasi nuk ka më para nga “kultivimi i hashashit” i Sajmir Tahirit! Edi Ramës i duhen këto para për të “blerë” PS-në, në opozitë! Mendoj dhe shpresoj se socialistët e ndershëm do ta “rrëzojnë” Edi Ramën, mbas dorëheqjes së tij të shpejtë! Shkodra ka nevojë për investime të sigurta për të ardhmen në të gjitha fushat dhe rritje ekonomike që qëndrueshme. Shkodra ka nevojë për një projekt tjetër zhvillimi 2020-2030, që të shkruhet nga specialistë të fushës në bashkëpunim me komunitetin dhe të mirëmbajë ata investimet që janë bërë për infrastrukturën dhe zhvillimin! Investimet e tjera të bëra me PPP-të, në këto 6 vite në Shkodër, stadiumi “Loro Boriçi” , Teatri “Migjeni’ dhe Fototeka “Marubi”, nuk patën ndikim pozitiv tek zgjedhësit shkodranë të majtë dhe të djathtë! Në Shkodër morën pjesë vetëm 5-6 % e qytetarëve në votimet e “Nul”, të 30 Qershorit! Edi Rama është i bindur që nuk do ta marri kurrë Shkodrën me votime të lira! Edit në këto muaj të fundit të qeverisjes së tij, i interesojnë vetëm “paratë e thata” në dorë dhe zhvatja e qytetarëve shqiptarë dhe shkodranë!!