Qamil Gjyrezi: Mijëra shkodranë që punojnë në Mal të Zi, Rama Ik!

1211
Sigal

Nga Prof.Qamil Gjyrezi

Qeveria e Rilindjes dhe Kryeminstri i dështuar Edi Rama që po japin shpirt, po i detyrojnë njerëzit të largohen nga Shqipëria drejt vendeve të perëndimit dhe vendeve fqinje të Ballkanit për një jetë më të mire dhe për të mbajtur familjet me bukë. Varfërimi i tejskajshëm, papunësia e madhe që ka qyteti i Shkodrës dhe persekutimi që po i bën “Rilindja” mjeshtrave të ndërtimit dhe zanatcinjve shkodranë, i ka detyruar shumë nga këto “mjeshtër shkodranë” të shkojnë dhe të punojnë në Malin e Zi! Korrupisoni në tregun e ndërtimeve në Shqipëri dhe në Shkodër , P.P.P.-të, koncensionet korruptive dhe mungesa e investimeve në fushën e ndërtimit, i detyron mjeshtrat të punojnë në vend të tjera ku trajtohen dhe paguhen më mirë.

Nuk ka asgjë të keqe të punosh dhe fitosh edhe në vendet fqinje të Ballkanit sic është Mali I Zi. Por kur një qeveri e korruptuar i persekuton shkodranët duke “ taksuar zanatet dhe mjeshtrat” në mënyrë të cmendur, duke vënë taksa të larta në këtë treg të punës, ata detyrohen të punojnë në Malin e Zi, fqinjë. Në Malin e Zi shkodranët mjeshtrit e ndërtimit trajtohen dhe paguhen më mirë. Një prej projekteve dhe premtimeve të rimëkëmbjes ekonomike të vendit të qeverisë Basha duhet të jetë edhe kthimi i këtyre mjeshtërve shkodranë dhë shqiptarë të punojnë në Shqipëri, duke i taksuar më pak dhe krijimit të mundësisë që të fitojnë më shumë për të rritur ekonominë e tyre familjare! Deklaratat e liderit Lulzim Basha janë me vend dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë marrëveshje dhe bashkëpunim me qeverinë e krimit pa larguar Edi Ramën! Lideri i opozitës, Lulzim Basha u shpreh gjatë fjalës së tij para qytetarëve kurbinas dhe elbasanas se, nuk ka asnjë ndryshim pa largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Basha vazhdoi më poshtë: “Jemi i vetmi vend në Europë që kapet kryeministri duke futur kriminelët në parlament e nuk largohet. Jemi i vetmi në Europë që ministri kapet në trafik droge e nuk largohet. Jemi i vetmi vendi ku kryeministri del përkrah një përdhunuesi si Elvis Roshi e nuk largohet. I vetmi vend ku kapet duke vjedhur votat me Dakon e Gjiknurin e nuk largohet. Duhet të ishte larguar qindra herë për të zezat që i ka bërë vendit”.

Me datën 30 Qershorë nuk duhet të ketë zgjedhje pa opozitën! Për këtë shkodranët, kurbinasit, elbasanasit, beratasit dhe të gjithë shqiptarët janë të vendosur! Shkodranët duhet të protestojnë sëbashku me të gjithë opozitarët nga të gjitha qytetet e Shqipërisë me thirrjen Rama Ik! Demokratët shkodranë të bashkuar duhet të përcjellin me postera edhe kërkesat politike dhe ekonomike që kanë shkodranët të rinjtë dhe të gjithë ata që meritojnë një qeverisje më të mirë dhe një jetë më të mirë! Krahas posterave që përcjellin mesazhet e qytetarëve të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, në një poster duhet të shkruhet: “Edi Rama i përzuri të gjithë nga Shqipëria edhe mjeshtrat e ndërtimit. Shqiptarët, të rinjtë dhe të gjitha mjeshtëritë duhet të kenë mundësi të punojnë në vendin e tyre!! Më 2 qershorë, mijëra shkodranë që punojnë në Mal të Zi, duhet të protestojnë me thirrjen Rama Ik!