Pse Shqipëria po plaket…?!

758
Sigal

Evdal NURI.

1-Pakësimi i lindjeve dhe varfëria ! Shqipëria po rrudhet me ritme të frikshme teksa numri i lindjeve vazhdon të bjerë në mënyrë të pandalshme. Pakësimi i lindjeve nuk është një rast i izoluar, por një tendencë disavjeçare tashmë e shndërruar në shqetësim madhor për të ardhmen e Shqipërisë. Vitin e kaluar numri i lindjeve në vend regjistroi nivelin më të ulët në gati 100 vjet. Shqipëria po përballet me një krizë të paprecedentë demografike duke shënuar rënien e tretë më të shpejtë të lindshmërisë që është regjistruar ndonjëherë në historinë botërore. Rënia e lindjeve po sjell plakjen dhe rrudhjen e shpejtë të popullsisë shqiptare, një fenomen që ka pasoja jo të vogla për të ardhmen e ekonomisë dhe financave të shtetit. Aktualisht popullsia shqiptare është në pakësim dhe në plakje të shpejtë.. Numri i fëmijëve nën 14 vjeç, aktualisht 522 mijë, pritet të bjerë më tutje gjatë viteve të ardhshme ndërkohë që numri i shqiptarëve mbi 65 vjeç, pritet të rritet me shpejtësi. Një faktor tjetër për pakësimin e lindjeve është dhe gjendja e vështirë ekonomike . Arsyeja se nuk mund t’i mbajnë me të ardhurat minimale që kanë! Tani kohët kanë ndryshuar. Prindërit tanë ishin të varfër, por bënin nga 4-5 fëmijë, mbase atje gjenin ngushëllim e në të njëjtën kohë kënaqësi. Tani të varfrit kanë qëllim të largohen e të krijojnë familje jashtë, mbase këtu e shohin të pamundur rritjen e fëmijëve. Fakti se 40% e popullsisë jeton me 6 USD në ditë është e vërtetë e s’mund të anashkalohet. Shqiptarët lindin 1-2 fëmijë! Në krahasim me vitin 2014 kemi 3000 lindje më pak! Mbi 6% e shqiptarëve, nën pushtetin e varfërisë ekstreme. Një raport i Bankës Botërore përforcon varfërinë e shqiptarëve. Jo pak, por mbi 181 mijë persona jetojnë me tre dollarë në ditë. Nga këta, mbi 20 mijë jetojnë akoma më keq, me 1.9 dollarë në ditë. Por gjithsesi, edhe numri i atyre që jetojnë me shifrën e 5 dollarëve kap shifra të larta, plot 1 milion.

2-Emigracioni masiv Në projeksionet afatgjata të popullsisë, INSTAT parashikonte sipas të gjithë skenarëve që emigracioni të ishte 100-300 mijë persona deri më 2030. Mirëpo ky fenomen u përkeqësua në vitin e fundit, duke kaluar edhe parashikimet më pesimiste Këtu janë të përfshirë vetëm individët që janë regjistruar si azil kërkues në vendet e BE-së, ndërsa numri total i të larguarve (jo vetëm në BE, por dhe në SHBA) është vështirë të matet, por gjithsesi ai është më i lartë se 66 mijë. Në pjesën e të madhe janë të rinjtë ata që po ikin. Janë të grupmosha nga 18 deri në 34 vjeç që përbëjnë gati 45% të totalit të azilkërkuesve për Shqipërinë. Këta janë moshat e reja që do të rritin e “freskojnë “ Shqipërinë .Pikërisht këta e kanë mendjen për t’u larguar nga Shqipëria! Një ish nxënësi im e kishte ndarë mendjen. Nëse s’më del lotoja për në Amerikë, do t’ia mbath për Evropë. Këtu s’kam asnjë perspektive, as punë e as shtëpi e për pasojë s’i shkonte mendja për të krijuar familje. Po sa janë si ky…? Janë 30 % e të rinjve që kërkojnë punë, por s’gjejnë! Shqipëria e ka shumë të lartë dhe përqindjen e fëmijëve që ikin me prindërit e tyre, teksa grupmosha 0-13 vjeç zinte 26 % të totalit të azilkërkuesve. Bizneset, në fakt, kanë filluar të ndiejnë pasojat e largimit të fuqisë punëtore, që në një pjesë të konsiderueshme ka qenë e kualifikuar. Sipas shifrave të bëra publike nga raporti i Eurostat, 70% e azilkërkuesve shqiptarë duan që të jetojnë në Gjermani, ndërsa kërkesat e tjera ndiqen nga Franca, Suedia, Holanda dhe Britania e Madhe.

  1. Arsyeja themelore e emigrimit të shtetasve shqiptarë është ajo ekonomike Pakësimi i popullsisë banuese në Shqipëri përgjatë dy dekadave të fundit ka ardhur si pasojë e emigrimit. Të emigruarit kanë moshë shumë më të re se sa ata që mbeten dhe si pasojë e rënies së lindshmërisë. Organizatat e profilizuara të fushës analizojnë se, emigracioni si fenomen masiv ndodh pas rënies së sistemeve politike, në vitet 1990 ose dhe pas krizave ekonomike si ajo e vitit 1997 dhe tri katër vitet e fundit. Por faktor kryesor i hemorragjisë sistematike është besimi i pamjaftueshëm i qytetarëve të qeveritë vendase, kushtet ekonomike, por dhe të qetësisë fizike e shpirtërore. Popullsia në moshën kulmore të emigrimit do të rritet gjatë dhjetë viteve të ardhshëm. Balancimi pothuaj neutral i migrimit pritet të ndodhë vetëm në vitin 2030. Por ekspertët shpjegojnë se gjithçka do të jetë në varësi të zhvillimit ekonomik të vendit në krahasim me vendet e tjera evropiane. Parashikimet e momentit nuk presin që kjo të ndodhë para vitit 2031. Papunësia ndër të rinj në Shqipëri është aktualisht mbi 30%. Ndërsa niveli i pagave mesatare është shumë poshtë vendeve të BE-së. Mungesa e perspektivës shihet themelore. UNHCR, në raportin për tendencat e emigracionit referoi se, më 2015-n, Gjermania pa një rritje dramatike të numrit të aplikacioneve të reja për azil nga shqiptarët me rreth 53,800 kërkesa ose gjashtë herë më shumë se një vit më parë..
  2. Në lotarinë amerikanë këtë vit u regjistruan 367 mijë persona, kryesisht moshat e reja Statistikat e reja të publikuara nga Departamenti i Shtetit tregojnë se gati 13% e popullsisë provoi fatin duke aplikuar për lotarinë amerikane dhe aplikuesit janë shtuar nga viti në vit. Kjo është arsyeja që Shqipëria po plaket. Më pak se 4500 shqiptarë u shpallën fitues të lotarisë për këtë vit, me një rritje të konsiderueshme nga 2400 të zgjedhur në vitin 2017. Teksa vitet e shkollimit në Shqipëri janë rritur në dy dekadat e fundit në mënyrë të dukshme, nga ana tjetër kontributi i punës mbetet negativ, se nga njëra anë s’gjejnë punë e ana tjetër kanë qëllim të largohen. Duhet theksuar se popullsia e vendit ka rënë me 10% që nga fundi i regjimit komunist në fillim të viteve 1990, kryesisht për shkak të emigrimit masiv.
  3. Shifrat tregojnë se Shqipëria po shkon drejt rrezikut të plakjes së popullsisë si pasojë e efektit të kombinuar të rritjes së jetëgjatësisë, uljes së lindshmërisë dhe emigrimit në rritje të moshës së re Duke e dhënë dorën e fundit këtij shkrimi, u njoha me vizitën e Kryeministrit në familjen e Hysen Zhupanit në Shijak. Jetë në kushte të tmerrshme ajo që bën familja e Hysen Zhupanit në Shijak, ku burrë-grua dhe tre fëmijë jetojnë nën rrënojë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një video teksa ka shkuar t’i vizitojë në banesë dhe u premton se gjithçka do të ndryshojë. “Do shihemi shpejt, para se të vijë dimri, do ta rindërtojmë. Ta kisha dhënë fjalën që do vija, por nuk e prisja që ishte kaq e tmerrshme”- u thotë Rama. Jam i bindur që Kryeministri do ta vizitojë së shpejti këtë familje, kushtet e jetesës do të kenë ndryshuar, por pyetja që behet nga cilido është kjo: Kemi dhjetëra mijëra familje si kjo e Hysen Zhupanit, me ta ç’do të bëhet…? A do të dalin nga varfëria e tejskajshme…?! Ky është problemi kryesor e për këtë po qan “Nëna”…!