Pse fermerët shqiptarë kanë të drejtë

518
Sigal

Prof.Dr. Arben Malaj

Ky postim nuk është një kontribut për debatet partiake, por për thelbin e diskutimit publik për këtë shqetësim të përsëritur. Idetë e pasqyruara këtu lidhur me BE u janë parashtruar edhe disa diplomatëve.
Konkurrenca midis prodhuesve tanë dhe kompanive evropiane në produktet bujqësore blegtorale është e pandershme. Disa burokratë evropianë nuk e pëlqejnë këtë konkluzion, por këtu mbaj parasysh disa faktorë realë:
1. Politikat e zhvillimit të qëndrueshëm ruralë, punësimit dhe kohezionit zënë rreth 75 % të buxhetit të BE prej rreth 127 miliardë euro.
2. Vendet e BE-së kanë edhe politika kombëtare subvencionuese direkte dhe indirekte për fermerët e tyre.
3. Kompanitë evropiane që eksportojnë në tregun tonë janë përfituese të politikave dhe fondeve të BE dhe të qeverive të tyre.
4. Bizneset shqiptare kanë akses të reduktuar/minimal në politikat mbështetëse të BE por edhe nga buxheti shtetit.
5. Bizneset eksportuese nga BE janë shumë më të mëdha se bizneset shqiptare, çka vetëm nga ulja e kostove fikse i bën më konkurrues.
6. Bizneset shqiptare në fushën e prodhimit janë kryesisht biznese familjare dhe të vogla.

Hapi i parë Negocim i drejtpërdrejtë me fermerët për të ofruar zgjidhje që ndalojnë këtë krizë të shitjeve të prodhimeve të tyre. Çdo kg prodhimi i pa shitur është një humbje e rëndë për fermerët dhe familjet e tyre. Prandaj ata meritojnë mbështetje për të dal nga kriza aktuale dhe një zgjidhje afatgjatë në politikat fiskale dhe mbështetëse që i mbron nga konkurrenca e pandershme.

Hapi i dytë Një strategji aktive e shtetit shqiptarë që BE për faktin se tregtia sidomos në produktet e subvencionuara, është e pandershme për shkak të aksesit dhe fondeve përfituese të fermerëve të BE-së, duhet të përfshijnë në këto politika dhe duhet të krijojnë të njëjtin akses në fondet e tyre edhe për fermerët dhe prodhuesit e produkteve bujqësore-blegtorale të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo nuk e rëndon buxhetin e BE i cili vazhdon të ketë një shkallë të ulët absorbimi por e bënë të drejtë dhe të ndershme politikën e tyre tregtare me vendet e Ballkanit Perëndimor, ul konkurrencën e pandershme, rrit aksesin në politika dhe fonde për modernizimin e prodhimit bujqësore në vendet tona, krijon mundësi reale për fermerët për të pasur mundësi biznesi të suksesshëm në vendet e tyre. Kjo është edhe strategjia më efektive për reduktimin e emigrimit për shkak të varfërisë. BE e ka ndaluar subvencionimin për njësi prodhimi, por i ka alokuar këto fonde sërish në zhvillimin e qëndrueshëm rural. Çdo mbështetje nga këto politika dhe fonde është një mundësi për reduktim të kostove të biznesit, sidomos në modernizimin e tij dhe për tregje në rritje, për të plotësuar standarde evropiane për tregun shqiptar dhe atë të huaj.

Macron premton mbështetje për fermerët.