‘PS ka vdekur, për të fshehur arkivolin, Rama bën show me Kongrese’

531
Sigal

Analisti Andi Bushati duke komentuar situatën e fundit politike në vend dhe në veçanti Kongresin e Partisë Socialiste që pritet të mbahet së shpejti, tha në Neës 24, se çfarë do manovre që të bëjë Rama, tashmë Partia Socialiste është një parti e vdekur.

Bushati e lidhi komentin e tij edhe me ftesën që lidershipi i Partisë Socialiste i ka bërë liderit historik të PS-së, Fatos Nano për të marrë pjesë në Kongres.

Bushati tha se nuk pret asgjë të mirë nga ky Kongres.

“Mund të ndryshojë aq sa ka ndyshuar në kongreset e PS për sa kohë e drejton Edi Rama. Tani kemi një parti të vdekur që për të fshehur arkivolin e saj bën shoë”

I pyetur në lidhje me garën që po zhvillohet për Prokurorin e Përgjithshëm, Bushati u shpreh i bindur se garën e fiton Arta Marku, por shtoi se tashmë kjo e fundit është e diskredituar si kandidate e PS-së.

“Kemi dy mënyra çfarë mendojmë dhe çfarë ndodh. Pres rikonfirmimin e Arta Markut. Problemi është a duhet të rikonfirmohet? Për mua as nuk duhet të kandidonte sepse ka marrë vulën si kandidate e PS. Një njeri normal thotë: Jam njeri me intigritet moral, mos më përdorni për t’i thyer hundën.

Ky është guri i provës, sot këta shqiptarë duhet të presin dhe duhet të thonë që gjithë kjo lojë është bërë që kryeprokurorin ta zgjedhë Edi Rama dhe Ulsi Manja. Prandaj them që është një gur prove. Ata njerëz që kanë iluzione mund të shohin këtë provë nga anon e famshmja drejtësi.”, komentoi Bushati.