Protesta e studentëve po zbulon çfarë ka ndodhur në sektorin e arsimit

815
Sigal

Nga Ilirian Demiri

Tashmë  ne shqiptarët  jemi qartësuar se, për afro 30 vjet  mundëm të ndërtonim vetëm një shtet të kalbur, me në pushtet krjtësisht familjar që nuk i hyn në punë as dreqit. Tashmë të gjithë e kemi kuptuar  gabimin e madh që kryem ne të varfërit, oligarkët shpirtkazëm  duke i shërbyer si padashje hale – politikës që na ka zënë për fyti pasi ka përgatitur  një elitë skandaloze, një elitë hajdute, blerëse të neveritshe deri edhe të titujve shkencorë. Tashmë ne e dimë mirë, se me një elitë të tillë, përfaqësues të së  cilës  marrin deri në 11 paga  në muaj, përfaqësues të së cilës janë deputetë  me diploma të blera te “Vitrina”, që s’dinë të flasin një fjalë, po dinë të marrin milona cdo muaj pa shkuar një ditë në punë, sic është maluketëria e deputetëve, nuk shkohet as në …

Në këto kushte, ne shqiptarët po e shohim mirë se te ne cdo zgjidhje problemi  ka mbetur më shumë në duart e miqve ndërkombëtarë se në duart e shqiptarëve. Për gjithcka ne u lutemi të2 huave të na qëndrojhnë arbitër. Pasi vetë ne idmë vetëm të grindemi me njëri tjetrin.

Sot protesta e studentëve ka nxjerrë në shesh një mal me problem. Për arsimin në rradhë të parë. Edhe pse asimi prej vitesh ka mbetur duke lundruar në rforma të njëpasnjëshme, pa u dalë një herë fundi.

Rfortma janë krtyer, po studentët evidentojnë faktin e rëndë si janë plackitur prej vtesh nga lloj lloj rektorësh monstra  që marrin deri në  paga në muaj.  Si talllen b me ta padagogë që i detyrojnë t’u blejnë librat e tyre që në jo pak raste i kanë kopi – pes nga interneti. Se kështu kanë marë edhe doktoraturën. Sot  në mënyrën më të paturpshme janë pedagogë që paguhen rëndshëm nga taksapaguesi i varfër shqiptar, ndërsa vetë studentët tregojnë se ata as nuk ia kanë idenë e arsiit.

Po rrëmuja  e ploackitja ka përfshrë2 cdo cep të arsimit. Çfarë po ndodh  në Arsimin e lartë  është vetëm maja e aizbergut. Ndaj duhet të zbulohenb edhe shumë pisllëqe të tjera. Hshtja st është më shumë se maskarallëk ndaj brezave të ardhshëm.

Në arsimin parauniversitar reforma në vend që të riparojë  gjësend, ia ka arritur të shkatërrojë shumëcka. Aq sa sot askush nuk e di se në c’ujra po llokocitet arsim  ziu shqiptar. Vetëm ne nuk e dimë se arsimi duhet të zejë kryet e vendit  drtejt zhvillimit të pandalshëm. Për këtë mjafton të marrim si shembull përgigjen e Kryemnistrit japonez  kur u pyet mbi sekretet e zhvillimit  teknologjik  të vendit të tij. “Merita është e mësuesve. Mësuesit ne i dhamë rrogën  e Ministrit, imunitetin e diplomatit  dhe autoritetin  e Perandorit”. Një  realitet që në këtë Shqipërinë tone, klasa politike vetëm i largohet. Sepse këtu  te ne, mësuesin e fyen dhe e poshtërojnë kujt I cohet në cdo kohë e në cdo moment.

Shkatërimi i arsimit po vijon pa ndërprerje. Vitin e kaluar  mësimor, në  shkurt  u vendos  nisma “3 lëndë për 6 orë”. Një nismë më shumë se qesharake, kur justifikohet se lehtësohet pesha e cantës. Mirë për fëmijët e vegjël të klasave 1 – 5, por për ato të klasave 6 – 12, c’lidhje ka pesha e cantës ? Te këta vetëm mbingarkesa mësimore është evidente  dhe mjaft problematike. Sa te disa  nxënës ka evidentuar rrugën e shpëtimit duke mos vajtur në orët e mësimit. Kjo mbingarkesë te nxënësit  është  evidentuar edhe nga mësuesit, të cilët heshtin  si gjithnjë  e për gjithcka. Se atyre ua marrin paratë edhe në pagë, po nuk bëzajnë. Sic ua merr sindikata, bie fjala, pa i pyetur.

Edhe këtë fundviti, ata që kanë populluar Ministrinë kanë xjerrë dicka të re: ndryshimin  e vlerësimit të nxënësve. Tashmë një gjë e tillë do të bëhet jo me notë, po me iniciale. Askush nuk di më shumë t’ua sqarojë mësuesve, të cilët në disa shkolla kanë nisur ta zbatojnë në këtë fund viti, disa e kanë lënë ta nisin në muajin janar. Ja, në c’derexhe ka rënë arsimi.  Secili punon sipas dëshirës dhe midesë së tij. Po për idiotizma të tilla sic po ndodh këtë fund viti, askush nuk mban përgjegjësi. Vetë, drejtorët e shkollave u thonë mësuesve: “Kështu na thanë, kështu po ua themi. Më mos vini nota në regjistrin tuaj personal, po  iniciale që i dini vetëm ju”.  “Po  pse  tani  kur jemi në prag të mbylljes së 3 mujorit të parë ? Pse nuk na u tha ky model vlerësimi kur  nisi viti shkollor ?”,u ankuan mësuesit. Një ankesë që nuk zgjati shumë.

Nga vetë mësuesit, tashmë vihen një mal me pikëpyetje ndaj këtyre nismave që nuk idnë të ndalen. Edhe pse deri tani efektiviteti i tyre  është vetëm “një vërë në ujë”.

Në realitetin grotesko – tragjik shqiptar, arsimi vazhdon të mbetet I zhytur në një lukuni reformash të pandërprera që kanë si rezultante  vetëm rënien e nivelit mësimor – edukativ. Aq sa  tashmë nën  thundrën e ndëshkimit kanë mbetur vetëm mësuesit, që ndëshkohen sipas dëshirës së  lloj lloj malukati që është vënë nëpër morinë e zyrave arsimore në Tiranë, po edhe nëpër bashkitë e shumta  të këtij vendi me jo më shumë se 2 milion shqiptarë që ende kanë mbetur pa ikur.

Mësuesit tani, në prag të vitit  të blejnë regjistrat e rinj. Sepse shteti nuk ua jep dot. Se  nuk ka para. Ky farë shteti që po cudit dynjanë. (Se shqiptarët ia kanë prë lëngun, ndaj ia kanë dhënë vrapit të ikin).

Sot studentët ia kanë dhënë klithmës  për cfarë po ndodh me arsimin. Ku pedagogët  blejnë me cmim të lirë gradat shkencore, disa prej të clëve as nuk kanë dëshirë të harxhojnë ndonjë lek për gradën , po e kopjojnë në internet. Kështu i mundësojnë vetes  punësimin si pedagog  dhe njëe shtesë page të mirë. Pdagogë që nuk dinë më shumë se studentët e tyre, po notën e japin kundrejt shpërblimit.

Është kjo arsyeja që sutdentët ia kanë dhënë klithmës. Është  kjo arsyeja që gjithë shqëiptarët t’u vijnë në ndihmë. Që vetë ata, po edhe gjithë shqiptarët të shpëtojnë nga lloj lloj Myqeramash, apo Lindidash  që mund të krenohen vetëm për shkatërrimin e arsimit. Për të tillë politkanë, është i paktë vetëm vettingu. Duhet më hsumë sëe kaq për të evidentuar acik të vërtetën. Pse ata që shkatërruan arsimin  ende paturpësisht  krenohen me cfarë kanë realizuar në këtë sector  jetik për të ardhmen  e  shqëiptarëve.

Ndaj protesta e studentëve  duhet përkrahur nga të gjithë, pavarësisht dritë hijeve që mbart.  Ndërsa dorëheqjen duhet ta japin jo vetëm Ministrja  e Arsimit Lindita Nikolla, po gjithë klani familjar  që ka mbuluar Ministrinë e Arsimit  dhe morinë e zyrave në varësi të saj. Të gjithë kanë punuar sëbashku për të arritur një përfundim: shkatërrmin tërësor të sektorit të arsimit.