Sigal

Analistja dhe poltiologia Zamira Çavo e ftuar në “Natë me Xhaxhiun”, për të folur mbi aktualitetin poltik në vend nga ku u shpreh se kryeministrin Edi Rama do ta rrëzojë arroganca e vet.

Politologia Çavo më tej u shpreh se Rama ka krijuar një kabinet qeverisës kukëll që i menaxhon dhe i drejton ministrat siç do ai vetë.

Çavo u shpreh dhe skeptike për opozitën, pasi sipas saj Basha dhe Kryemadhi nuk kanë të drejtë morale që të drejtojnë këtë vend dhe se kanë humbur besimin e shqiptarëve.

Ajo shtoi se partia që mund ta rrëzojë Ramën është vet Partia Socialiste, të pakënqurit dhe personat e lënë në hije të kësaj partie, pasi sipas saj Rama e ka shkrirë këtë parti duke ngritur Rilindjen.

“Unë vazhdoj që ta shoh gjysmën e gotës plot dhe jo bosh. Por situata është shumë e rëndë. Në agravimin e situatave politike, ndikon qasja autoritare dhe agresive që bën kryeministri Rama, nga mosfunskionimi i institucioneve etj. Sot shqiptarët në vend që ti kishin xhepat më plot i kanë bosh.

Unë e kam vënë re dhe bëj shpesh sondazhe ne rrjetet sociale, se ka ende një masë të madhe njerëzish se shprehen se nëse do të iki (Rama) ku do të kthehemi prap tek Berisha, apo tek Basha dhe Monika që nuk kanë asnjë të drejtë morale që të drejtojnë këtë vend. Është ky në raport me këto të tjerët.

Në Shqipëri është vrarë shpresa, është vrarë besimi dhe nuk mund të ecim para nëse nuk kemi një taban, apo diçka ku të besojmë. Ne po promovojmë gjithmonë më të keqen, modelet më të shëmtuara dhe ne nuk gjejmë dot një rrugë, një ideal për të na bërë bashkë dhe kjo më shqetëson.

A mundet Basha dhe Monika ta rrëzojnë Ramën me protesta?

Jo nuk mund ta rrëzojnë, pasi besimi njërëzve tek kjo opozitë është në shifrat më minimale të mundshme, pasi ato duhet të japin vet llogari. Nga ana tjetër Rama është kujdesur që PS-në ta shkrij dhe ka ngritur atë që quhet Rilindje. Cila parti mund ta rrëzojë!? Ekziston Partia Socilaiste, mund ta bëjnë ato që janë të pakënaqur me PS-në.  Unë mendoj se ka ca njerëz që janë në periferi të Partisë për arsye idesh. Unë shpresoj dhe dua shumë që kjo pjesë e shëndetshme e partisë që mund të mbështet dhe nga intelektualët dhe nga të rinjtë, mund të krijojë një mjedis të tillë që të japë një zgjidhje.

Edi Ramën do ta rrëzojë arroganca e vet, qendrimi autoritar i vet. Rama ka një filozofi të veten, më mirë thotë: Një luan me dele mbrapa, sesa një dele me luanë. Qeverisja ka nevojë për skuadër për frymë, dhe Rama nuk e krijon këtë frymë. Ai ka krijuar një demagogji të vetën që të besojë se është më mirë ky se këta të tjerët.Kabineti që ka krijuar është një kabinet kukëll. Rama do këtë lloj ekipi për të drejtuar çdo lloj ministrie. Rama nuk pyet për skuadër, por do ca kukulla që ti drejtojë të bësh këtë apo atë.”- u shpreh Çavo.