Prof. Elmaz Sherifi: ‘Rama, je në kurth, dështove” !

599
Sigal

Nga Elmaz Sherifi:

Kur more PS, deklarove, se nuk ishe politikan, por do promovoje “Politiken e Re” ! Koha te dha te drejte per gjysem fjaline. Nuk u bere politikan modern dhe po iken nga politika si anarkist. Deklarove para nje muaji se je tre levizje para. Po tregon se asgje nuk ke kuptuar, duke mbetur kater levizje prapa. Gabimi i pare ishte kur deklarove se ne Shqiperi jane dy opozita. Opozita parlamentare e krijuar si sfide e opozites politike. Tani e ke harruar opoziten parlamentare dhe zgjidhjen e krizes politike e kerkon nga opozita politike. Gabimi i dyte madhor. Krijove opoziten per zgjedhjet vendore me Bindjen Demokratike. U lumturove qe do fitoje 61 bashki, duke mos patur nje dite zgjedhje, pasi presidenti i kishte anulluar zgjedhjet dhe Ti e botove dekretin ne fletoren zyrtare. Bindja nuk mori vota dhe ju akuzon se i vodhet votat me komisioneret partiake. Gabimi i trete ishte kur besuat se me presion e tallje presidenti Meta do te jepte doreheqje. Te shokuar nga mosneneshtrimi i tij, fillove procedurat e shkarkimit duke u kthyer ne qesharake me “opoziten parlamentare” ! Tani i luteni presidentit te mos ju shaje ! Krye gabimi i katert ishte deklarimi se opozita u veteasgjesua dhe “artisti” me 1 korrik, nje dite pas zgjedhjeve vendore, do te kishte perballe demokatet e rebeluar me parrulla mbi supe-Basha IK. Sa ndihme i dhe forcimit te PD dhe “artisti” po behet lideri i tyre. Dje edhe gomaret mbanin mbi kurriz parullen Rama Ik ! Mos e vono zgjidhjen politike ! Mos prit te ta kerkoj “partia e rreshtit”. Do humbasesh edhe me shume se sa ne 30 qershor, prandaj pas zgjedhjeve vendore “vajton fitoren” dhe ke filluar organizimin e partise. Mos prit te ta kerkojne doreheqjen nderkombetaret !