Prof. Dr. Zamira Çavo: Të shpresosh me sytë nga qielli

543
Sigal

Ju më thoni, s’ka më shpresë në Shqipëri! Unë personalisht nuk i besoj shpresës, por reagoj punoj, aktivizoj gjithçka kam mundësi, për të realizuar objektivat e mia. Të shpresosh me sytë nga qielli nuk është as humane e as qiellore! Dhe Zoti ndihmon ata që ndihmojnë vetveten. Unë them se tek ne po humbet Besimi, besimi te vetvetja, besimi te institucionet besimi te individi, besimi ndaj njëri tjetrit. Kjo mungesë besimi është kanceri i shpirtit që të vdes dalëngadalë. Po besimi krijohet, fitohet e forcohet me vullnet të përbashkët! Ashtu sikundër mungesa e besimit ushqehet çdo ditë nga Media jonë e shitur kokë e këmbë në interesa të vogla shpesh dhe antihumane e antishqiptare! Një klan gazetarucësh që nuk duan t’ia dinë për askënd përveçse xhepave të tyre! Ata vjellin nga mëngjesi në darkë llavën e mosbesimit dhe ua mbyllin shpirtin njerëzve me çelësat e politikës që vetë e shfrytëzojnë për fitime. Politika, ajo e vjetra dhe e “reja” kanë gjetur gjuhën e përbashkët me këtë llojë gazetarie, për të na rjepur, duke na shtyrë drejt vetvrasjes humane. Në dejet tona rrjedh prej mëngjesit deri në mbrëmje gjuha e urrejtjes, vrasjet e krimet, gënjeshtrat e mashtrimet. Askush nuk thotë të vërtetën e, pothuaj të gjithë, manipulojnë mendjet tona sipas interesave të tyre! Një mikesha ime në Kosovë më tha një ditë: “Si shpjegohet që televizionet shqiptare në pikun e turizmit japin vetëm ngjarje të frikshme e bëjnë reklamat më të këqija për njerëzit? Shikoni pak Malin e Zi, pavarësisht se ka shumë probleme në periudhën e verës e mbush ekranin vetëm me pamje të bukura!”… Ky është shpirti qytetar, njerëzor! Besimi kërkon reagim qytetar, kërkon reagim jo për të ricikluar të vjetrën por për të ringritur të ardhmen. A e bëjmë dot? A mund të mposhtim ne të gjithë bashkë këtë racë politikanësh e gazetarucësh që po na vdesin çdo ditë nga pak? PO! Mjafton që secili të reagojë për veten e për të ardhmen! Unë besoj, sepse besoj te vetja ime dhe miqtë e mi!