Prof. Dr. Zamira Çavo: Një pyetje për ju z Velija

197

Nga Zamira Çavo: 

Një pyetje për ju z Velija

Nga rrjetet sociale mësova se diku në Tiranë na qenka ngritur një përkujtimore në nderim të të rënëve nga grushti I shtetit në Turqinë e Erdoganit! Nuk e kam parë vetë me sytë e mi ndaj dhe dyshova. Dyshova sepse nuk ma rrok dot
mëndja të keni bërë një marrëzi të tillë ! Nuk gjej dot asnjë , po asnjë arsye që ta pranoj një veprim të tillë, qoftë edhe në spektrin e ngushtë politik!
Këta të “rënë ” mos vallë i kanë eshtrat në tokën tonë ? Apo janë të vrarë rrugëve të Turqisë për interest e tjetërkujt e që nuk ka takon ne aspak ti gjykojmë ?
Cfarë pasoja ka patur pë r vendin tonë “rënia” e kë tyre njerëzve ( fatkeq ose jo do i gjykojë historia)?
Një përkujtimore si kjo që shoh nëpër rrjetet sociale, nuk I bën nder as vetë Turqisë dhe jo më Tiranës!
Ju nuk jeni Zot I kryeqytetit z Velija! Ju vërtetë keni tagrin të ktheni përmbys rrugët e tua bëni jetën “ferr” banorëve të kryeqytetit me ndërtimet që nuk zenë vend për asnjë vit, apo tua nxini jetën shoferëve të gjorë , por ju nuk mund të keni tagrin të bëni një veprim të tillë ! Unë personalisht ndjehem e fyer në dinjitetin tim me këtë veprim. Ndaj kërkoj një shpjegim publik në se është e vërtetë ose një përgënjeshtrim sërish publik, për të mbyllur një “histori” që dhemb sa vetë historia!