Prof. Dr. Qemal Lame: Vuçiç të tregojë politikë miqësie midis serbëve dhe kosovarëve

766
Sigal

Takimi, më 7 shtator 2018, i pritur me shumë diskutim e shqetësime midis presidentëve të Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimin Evropian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe vizita e Vuçiç në Kosovë, më 9 shtator 2018, dëshmuan, se propagandohet me të gjitha mjetet për marrëveshjen historike, por nuk veprohet konkretisht nga Serbia për t’u shkëputur nga e kaluara. Serbia manovron me politikën amerikane e evropiane dhe maskon politikën e saj të vjetër shoviniste kundër shqiptarëve. Vlen të theksojmë:

Së pari, se Serbia tregoi se nuk dëshëron të njohë pavarësinë, sovranitetin, integritetin teritorial të Kosovës dhe vazhdon të mbrojë idenë e dështuar politikisht dhe faktikisht duke e quajtur pjesë të Serbisë.

Së dyti, deklarohet se nuk dëshërohet ndarja e Kosovës, për të maskuar përpjekiet e gjithanshme përej një kohe të gjatë për të mundësuar ndarjen dhe përjetësimin e trojeve shqiptare, mbajtjen tabu të genocidit e asimilimit të Shqiptarëve në Sanxhak, Novi Pazar e Nish.

Së treti, kërkohet të imponojë politikën e saj për plotësimin e pretendimeve të padrejta ndaj Kosovës e shqiptarëve, me anë të kërcënimeve publike, se Serbia është e gatshme për luftë dhe ndërhyrje në Kosovë!?

Së katërti, Serbia dëshëron të anëtarësohet në bashkësinë evropiane duke demonstruar mbështetjen e gjithanshme dhe miqësinë me Rusinë.

Në Serbi është forcuar ndikimi i Rusisë, Kinës e Turqisë. Vuçiç bisedon me telefon publikisht me Putin e Erdogan për mbështetje gjetur zgjidhje politike. Shqiptarët dhe serbët u ballafaquan me politikën konkrete të Serbisë në vizitën e Vuçiç në Kosovë. Vuçiç arriti qëllimin e mbështetjes nga opinioni publik serb në Kosovë e në Serbi duke luajtur me ndjnejat e nacionalizmit e të partiotizmit dhe mohimit të të drejtave të shqiptarëve. Vlen të theksohet e të kuptohet drejt edhe politika e tij për arritjen e marrëveshjes duke vënë në dukje edhe kërkesën për vazhdimin e bisedimeve dhe mos e humur shpresën në plotësimin e pretendimeve serbe. Me këto deklarime, ai kërkon të ruajë mbështetje të gjerë popullore në referendumin që mendohet të bëhet për Kosovën. Politika dhe opinioni publik shqiptar duhet të mësojnë edhe njëherë, se politikanët në Beograd përpiqen me të gjitha mundësitë për realizimin e pretendimeve të tyre të padrejta, të njohura historikisht. Në tonet e kësaj politike të mbështetur edhe me kërcënime për luftë, fshihet edhe luhatja për gjetjen e një zgjidhjeje të pranimit të realitetit të Kosovës, duke mbajtur nën kontroll e zvogëluar sa të jetë e mundur kundërshtime e njohura të nacionalizmit revanshist të politikanëve e klerikëve serbë.

Moslejimi i vizitës së Vuçiç në Drenicë, tregoi ndërkombëtarisht vullnetin dhe motivet e drejta të shqiptarëve për marrëdhënie, marrëveshje e miqësi me Serbinë politike. Populli i Drenicës dëshmojë patriotizëm, atdhedashuri, përkushtim për mbrojtjen e nderit e dinjitetit shqiptar, respektin e mirënjohjen për viktimat e genocidit të Serbisë, kërkesën njerëzore për kriteret demokratike politike për marrëdhëniet miqësore me serbët dhe domosdoshmërinë e distanicimit nga fajet e së kaluarës tragjike për të cilat Presidenti Aleksandër Vuçiç do të ishte i mirëprtitur në rast se do të kishte kërkuar publikisht falje para se të shkonte në tokën e shqiponjave të Drenicës, ku nuk janë shëruar akoma plagët e luftës dhe është i gjallë shpirti i familjes së masakruar së Adem Jasharit. Vlerësojmë, mbështesim dhe jemi bashkë me trimat e Drenicës që qëndrojnë me nder në mbrojtje të lirisë, sovranitetit, integritetit territorial, identitetit kombëtar shqiptar. Vuçiç tregohet aktiv në politikën për pajtimin midis serbëve dhe shqiptarëve, por nuk vepron konkretisht për të dhënë shembullin e tij. E vlerësojmë dhe do ta vlerësojmë vizitën e tij në Drenicë, por ai nuk u përgatit dhe nuk bindi shqiptarët për dobinë e vizitës së tij. Qeveria e Kosovës kishte deklaruar se nuk do ta pranonte vizitën e Presidentit Aleksandër Vuçiç. Situata politike ishte ngarkuar me rrezikun e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve e popullsisë. Kjo politikë përçarëse nuk krijonte kushtet për një vizitë historike me vullnetin e përbashkët edhe të shqiptarëve. Me ndërmjetësimin e SHBA dhe BE, u pranua vizita. Pranimi i vizitës kërkonte minimalisht të falënderohej paraprakisht nga Vuçiç dhe të premtonte për politikën e bashkpunimit mbi bazën e barazisë e respektit reciprok. Vuçiç zhgënjeu me fjalimin e tij, pa resektuar ndjenjat e të drejtat e shqiptarëve. Ai me zemërimin e tij për moslejimin për të kaluar në Drenicë, iu drejtua popullit shqiptar duke iu thënë, se Serbia është shteti tuaj. Me këto dëshmi publike, ai tregon se vazhdon politikën e mëparshme, nuk njeh pavarësinë e Kosovës, luan me mirëkuptimin për miqësi e bashkëpunim që duan shqiptarët, shfrytëzon në maksimum politikën amerikane dhe evropiane që e toleron dhe kërkon arritjen e marrëveshjes historike. Është e domosdoshme që Vuçiç të dëshmojë vlerat njerëzore për të nderuar dhe respektuar viktimat e gjenocidit, para se të kalojë në tokën e përgjakur nga ushtarët dhe paramilitarët e Ushtrisë së Serbisë. Demonstrimi paqësor, në Runik duke kërkuar që Vuçiç të mos vizitojë Drenicën, treguan se shqiptarët vepruan me qytetari duke shprehur pakënaqësinë e ligjshme për mosrespektimin e dinjitetit kombëtar dhe viktimave të genocidit serb. Reagimi paqësor e demokratik i popullit të Drednicës meriton vlerësimin dhe njëkohësisht është kërkesë e ligjshme ndaj popullit dhe politikanëve serbë që të dëshmojnë sinqeritet e dashamirësi për afrimin dhe pajtimin me shqiptarët. Ka rëndësi të kuptohet e interpretohet me përgjegjësi fakti që populli i Drenicës nuk e bllokoi dhe as e nënvleftësoi vizitën e Presidentit Aleksandër Vuçiç. Drenica sensibilizoi politikën e brendshme dhe atë ndërkombëtare. Populli dha mesazhe të qarta për reflektim ndaj tragjedisë historike të përgjakshme të shqiptarëve. Populli dhe politikanët e Serbisë do të jenë të mirëpritur në çdo kohë që ata do të tregohen miqësorë, të pranojnë fajet e të jenë të gatshëm për të ardhmen e përbashkët në të mirën e të dy popujve. Presidenti Aleksandër Vuçiç, kryeministrja, ministrat, deputetët dhe gjithë ata që duan marrëveshje dhe miqësi me shqiptarët të reflektojnë, të mos kërcënojnë me të njejtin pathos si politikanët shovinistë e antishqiptarë dhe të dëshmojnë vlerat njerëzore të kohës së sotme demokratike, në rast se dëshërojnë sinqerisht marrëveshje historike dhe udhëtim të përbashkët në Bashkimin Evropian. Politikanët shqiptarë është e domosdoshme të zbatojnë një politikë të qartë dhe të bashkërenduar. Me Serbinë të bisedohet në bazë të parimeve kushtetuese dhe me barazi të plotë, sipas normave ndërkombëtare. Të mos lejohen precedente që për arritjen me çdo kusht të marrëveshjeve të viktimizohen interesat kombëtare të shqiptarëve. Kosova u çlirua për të shpëtuar shqiptarët nga gjenocidi, dëbimet e asimilimi. Kosova u çlirua për të mos u ndarë me pazare të pista politike që historikisht kanë dënuar shqiptarët. Presidenti dhe kryeministri i Kosovës, kërkohet të koordinojnë dhe të veprojnë në unitet. Ndryshimet e vazhdueshme të qëndrimeve, si dhe disa qëndrime të kundërta të tyre për ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e popullsisë e të teritoreve, dëmtojnë politikisht interesat shtetërore. Institucionet e larta shtetërore që realizojnë zbatimin e vullnetit të popullit në Kosovë e në Shqipëri, është e domosdoshme të qartësojnë me vendime rezoluta qëndrimet për marrëveshjen historike dhe mospranimin e pretendimeve të padrejta të Serbisë, të mbrojnë pavarësinë sovranitetin e integritetin territorial të kosovës, të kërkojnë bashkimin e natyrshëm të gjithë Luginës së Preshevës, të Kosovës Lindore. Të punohet me përkushtim, për njohjen ndërkombëtarisht të realitetit të asimilimit e të mohimit të të drejtave të shqiptarëve Sanxhak në trojet e tyre të lashta që janë në shtetin e Serbisë.