Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Shqipëria që duam?

118

U premtua shteti i së Drejtës, Shqipëria ka parlamentin me qesharak, s’ka Gjykatë Kushtetuese, as Gjykatë të Lartë.

U premtua të anëtarësohemi në BE, po “anëtarësohemi” në “Shengenin Ballkanik”!

U premtua punësimi i 300 mijë të rinjve, janë larguar nga Shqipëria 300 mijë shqiptarë dhe 73 % e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria!

U premtua “dërrmim” i korrupsionit, sipas BB, korrupsioni prej 2013-s është dyfishuar!

U premtua administratë profesionale, po bashkëqeveriset me një strukturë që askush nuk e di, me çfarë ligji, a vendimi funksionon, në cilën strukturë të qeverisë bën pjesë, kush e drejton dhe kontrollon, prandaj nuk funksionon Departamenti i Administratës Publike, nuk zbatohet Ligji i Nëpunësit Civil dhe as pyetet Komisioni që kontrollon si zbatohet Ligji i Nëpunësit e si realizohet karriera në administratë…

U mburrëm se vettingu po bën “drejtësinë e re”, po premtohet se do bëhet Ligji i ri që, sipas kryeministrit, “askujt nuk i ka shkuar në mendje”, kundër organizatës “KÇK”?! Kujt i shkoi në mendje dhe kush është iniciuesi i projektligjit, që e quan të dështuar vettingun?

U premtua çlirimi i ekonomisë nga oligarkët, PPP-të po i “marrin frymën” buxhetit te Shtetit, që mbahet me taksat e shqiptarëve të varfër!

Ndoshta, ky model qeverisje pëlqehet?!