Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Rilindja përdor Buxhetin për qëllime elektorale

491
Sigal

Të gjitha studiot televizive parmbrëmë në rubrikat politike u fokusuan te ngjarjet e Shkodrës. Debati mes opinionistëve synonte të sqaronte kush kishte të drejtë: Voltana, apo Rama?
Pyetja madhore për opinionistët është: Si shkoi Rama në Shkodër, si kryeministër për të takuar qytetarët shkodranë apo si kryetar i Partisë Socialiste për fushatë elektorale? Televizionet me transmetimin e drejtpërdrejtë i dhanë përgjigje pyetjes hipotetike. Rama shkoi në qytetin e Shkodrës si kryetar i Partisë Socialiste për fushatë elektorale. A veproi drejt Voltana duke kundërshtuar hyrjen e Ramës në qendër të qytetit? Aspak. Takimet elektorale janë e drejtë që e jep legjislacioni zgjedhjeve. Po Rama, a kishte të drejtë të mbante takimin elektoral? Këtu fillojnë dilemat. Sepse Presidenti i Republikës i ka anuluar zgjedhjet. Po Rama nuk e njeh, as presidentin, as dekretin që anulon zgjedhjet vendore. Është e drejta e tij, përderisa në Shqipëri nuk funksionin Shteti i së Drejtës.

Po si shkoi në takimin elektoral si kryeministër a si kryetar i Partisë Socialiste?

Këtu ndërlikohet statusi i tij. Sepse ai mund të bëjë fushatë, vetëm si kryetar i Partisë Socialiste, sepse si kryeministër i përket të gjithë shqiptarëve dhe nuk mund t’i provokojë ata qytetarë që mbështesin alternativa të tjera politike. Realisht, ai shkoi aty jo si kryetar partie, por si kryeministër, duke shkelur rëndë Kodin Zgjedhor.

  • Madje, ai ka shkelur shumë rëndë legjislacionin e Republikës së Shqipërisë, sepse ka përdorur për qëllime elektorale fondet e buxhetit të shtetit.
  • Madje ai ka kryer një vepër penale, se e vuri Shkodrën në shtetrrethim me trupa speciale që përdorën edhe gazin lotsjellës kundra qytetarëve që donin të dëgjonin kryeministrin në logorinë e tij monologiste.

Edhe unë dua t’iu bëj pyetje atyre, që as kuptojnë dhe as e dëshirojnë funksionimin e shtetit të së drejtës.

  1. Po prokuroria e KQZ ç’po bëjnë?
  2. Pse nuk kërkojnë zbatimin e Kodit Zgjedhor?

Përgjigjen mendoj se e japin të gjithë ata që kanë minimumin e kulturës politike e juridike. Ato janë celulat e partisë, rripat e transmisionit që i shërbejnë me besnikëri, si ai shefi komisariatit në Dibër.

Atëherë si të bëjmë?

Shqiptarë largohuni për një sekondë nga militantizmi partiak për të kuptuar se ç’po ndodh. Gjëma po ndodh. Zgjedhje po zhvillohen sikur të ishim të pushtuar nga fashizmi. Regjisorët e gjetën subjektin për filma hollivudjan. Tmerr! Shqiptarë, zgjohuni nga gjumi militantik!