Prof. Dr. Elmaz Sherifi: “Palmer përkthen, çfarë tha para 30 qershorit” !

573
Sigal

Nga Elmaz Sherifi:

“Palmer përkthen, çfarë tha para 30 qershorit” !

Ndodh shumë rrallë, ose asnjëherë, që një zyrtar aq i lartë, të sqaroj publikisht pse është keqkuptuar, ose mendimet e tij të shprehura para 30 qershorit janë “shfrytëzuar” padrejtësisht.
Kush i shfrytëzoi mendimet e Palmer ? Të gjithë ato subjekte që deklaronin në emër të tij sikur Palmer mbështeti Ramën. Tani Palmer deklaron Troç, se ne nuk e mbështetim Ramën. Madje, për të bindur opinionin publik se nuk e mbështesin Ramën, DASH goditi, atë që Rama e mbështet me “fanatizmin e adhuruesit”, Dakon !
A la vend Palmer që të keqkuptohej ? Po! Se atëherë deklaroi se do i njohim zgjedhjet vendore. Tani nga Zëri i Amerikës thotë “se ekzistojnë shqetësime e ka rezerva”, dhe ligjëshmërinë e tyre duhet ta vendosë  Gjykata Kushtetutese, pasi u mohua një alternativë kuptim plotë. Kur Palmer thotë ‘Gjykata e Lartë’, duhet kuptuar Gjykata Kushtetutese, se në SHBA nuk ka Gjykatë Kushtetutese.
Palmer foli troç ! Zgjidheni krizën vetë në institucione. A ka nevojë të përkthehet çfarë tha Palmer ? Le të dëgjojmë “si do këndohet” nga ata që akoma deklarojnë se në Shqipëri nuk ka krizë politike. Kriza thonë të marrët është te opozita e rrugës. Ende nuk kuptojnë se institucioni më i rëndësishëm në Shtetin e së Drejtës është opozita !