Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Kjo nuk është Shqipëris që duam, me deputetë e ministra të korruptuar, ndërsa të rinjtë ikin në emigrim

1088
Sigal

Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Kjo nuk është Shqipëria që duam!

Nuk e duam një Shqipëri që largon të rinjtë në emigracion.
Nuk e duam një Shqipëri qendër strehuese e refugjatëve.
Nuk e duam një Shqipëri me kaq të varfër.
Nuk e duam një Shqipëri më të pasur që u dhurohen pasuritë publike.
Nuk e duam një Shqipëri me qeverisje mediatike.
Nuk e duam një Shqipëri që media u shërben qeverive.
Nuk e duam një Shqipëri që drejton partia.
Nuk e duam një Shqipëri me gjykata që nuk japin drejtësi.
Nuk e duam një Shqipëri që rrit taksat e tatimet dhe nuk ofron shërbime.
Nuk e duam një Shqipëri që pasuritë e vendit ua jep oligarkëve.
Nuk e duam një Shqipëri me administratë partiake dhe të paaftë.
Nuk e duam një Shqipëri që bëhet qendër e prodhimit dhe transportimit të lëndëve narkotike.
Nuk e duam një Shqipëri që bëhet “fabrikë” e përpunimit të mbetjeve toksike.
Nuk e duam një Shqipëri me deputetë të korruptuar dhe të pa ditur.
Duam një Shqipëri me mendësi evropiane dhe që institucionet funksionojnë mbi parime kushtetuese.
Kjo nuk është Shqipëria që duam !