Prof. Dr. Arben Malaj: Nuk mund ta lëmë ekonominë të varur nga shiu dhe TAP

111

S’mund ta lëmë ekonominë të varur nga shiu dhe TAP

Prof. Dr. Arben Malaj

Lektor i ekonomisë së zhvillimit (www.ippm.al)

Thatësira e verës dhe përfundimi i projektit TAP i dhanë një goditje të rëndë ekonomisë shqiptare, duke e përgjysmuar në tremujorin e dytë të këtij viti. Ish-ministri i Financave, Prof. Dr. Arben Malaj, thotë se shqetësimi më i madh është rritja e borxhit dhe pasojat nga masat shtrënguese. Prof. Dr. Arben Malaj: Shqetësimi është që rënia e rritjes ekonomike të mos vrasë rritjen ekonomike. Kur ka rënie të rritjes ekonomike përgjithësisht ka rritje të borxhit. Qeveritë nuk pranojnë rritjen e borxhit. Dhe mund të ndodhë që masat shtrënguese për të ndaluar rritjen e borxhit mund të dëmtojnë biznesin. Mund të jetë mospagimi në kohë i TVSH, marrja paraprakisht e taksave të tjera. Në një mënyrë apo një tjetër ta fshehin rritjen e borxhit. Duhet ta shohim me kujdes. Të mundohemi që ekonomia jonë të mos jetë as në varësi të shiut dhe as në varësi të TAP. Të lirohen mundësitë për më shumë biznes. Malaj thotë se Shqipëria ka një ekonomi të atakuar.

Arben Malaj: Studimet mendojnë se rritja ekonomike e Shqipërisë do të ishte në nivelet 6-8%, por kriza 2008 e goditi rëndë. Jemi ekonomi shumë e atakuar, nëse nuk bie shi shkojmë nga 4 në 2, nëse nuk kemi investim të ri shkojmë prapë në investim më të ulët. Do të doja të mos përdorej më fjala që ekonomia nuk rritet se përfundoi TAP. TAP dihej që do të përfundonte një ditë. Ekonomia shqiptare nuk po rritet se nuk ka më shumë investime private në ekonomi. Është një nga detyrimet që ne ekonomistët ja kemi borxh ekonomisë shqiptare. E kemi lënë biznesin shqiptar që në lindjen e tij pa një nga krahët më mirë të financimit të tyre. Është e domosdoshme dhe e vonuar, sfidat e menaxhimit janë të përhershme.

Bankat të tregojnë maturi në kreditë për PPP

Pas publikimit të letrës publike të kryetarit të PD-së drejtuar bankave, kërkohet maturi edhe politike për të eliminuar çdo efekt direkt ose indirekt mbi reputacionin e sistemit bankar, mbi depozituesit dhe huamarrësit. Shoqatat e bankave, Banka e Shqipërisë, ekspertë të tregjeve financiare e bankare, agjencitë e specializuara kundër pastrimit të parave dhe krimit ekonomik. mund dhe duhet të diskutojmë dhe bashkëpunojnë përherë për çdo risk potencial dhe për çdo përmirësim në kuadrin ligjor dhe institucional që përmirëson sistemin parandalues dhe penalizues ndaj çdo abuzuesi. Por duhet të dallohen bankierët individë që shisnin kredi dhe abuzonin me detyrën nga bankat që janë ndërmjetës financiarë që duhet të kreditojnë vetëm projekte të suksesshme. “Ka bankierë që kanë abuzuar, të dënuar penalisht si individë, por nuk duhen akuzuar dhe negativizuar bankat për këta individë“,- deklaronte ish-shef i FED, (Guvernatori i Bankës Qendrore të SHBA-së ) Ben Bernarke në kulmin e krizës financiare të 2008-s. Të reduktohet çdo kosto shtesë për bankat në aktivitetin e tyre. Të eliminojmë çdo risk për pasiguri dhe paqartësi për individët, biznesin dhe tregun bankar.
Ky këndvështrim nuk shpreh qëndrim të BSH-së.