Prof. Dr. Alqi Naqellari: Ja pse Autoriteti Konkurrencës nuk e dënon Urdhrin e Stomatologut. Marrëveshjet, Konkurrenca dhe Universitetet

712
Sigal

Autoriteti Konkurrencës është një prej Institucioneve shtetërore të pavarura. Për nga rëndësia unë do ta vlerësoja si një nga Institucionet më të rëndësishëm në Shqipëri, por që për fat të keq nuk është vlerësuar si i tillë nga asnjë prej qeverive që nga themelimi i tij. AK që nga krijimi ka bërë një punë shumë të mirë në drejtim të futjes së konceptit të konkurrencës në treg. Me gjithsej me një personel shumë të vogël ai është faktorizuar, si një organizëm i rëndësishëm në mbrojtjen e konkurrencës efektive, si një e mirë publike. AK ka propozuar një paketë ligjesh të nivelit evropian në fushën e konkurrencës, ka punuar që këto ligje ti zbatojë në teren, por mungesa e eksperiencës, mungesa e profesionalitetit, në fushën e ligjshmërisë së konkurrencës, në fushën e analizës ekonomiko-financiare të oligopoleve, monopoleve, mungesa e mbështetjes nga ana e qeverisë, mungesa e mbështetjes nga ana e gjyqësorit, mungesa e mbështetjes nga institucionet e tjera të pavarura dhe të shumë aktorëve të lidhura me të, ka bërë që të mos ketë efektivitetin e duhur. AK ka humbur me dhjetëra gjyqe me subjektet që kanë qenë objekt hetimi.

AK ka një rëndësi dhe rol në ekonomi që pak shtetarë e dinë. AK për nga rëndësia në fushën e tregut, në fushën e disiplinimit të tij, në fushën e luftës kundër korrupsionit, ka një rol dhe rëndësi më të madhe se shumë nga Institucionet e tjera të pavarura.

Fusha e konkurrencës është pak e njohur dhe e anash kaluar edhe nga ana e Universiteteve shqiptare. I vetmi Universitet që ka Syllabus të Ekonomiksit të Konkurrencës është Universiteti Mesdhetar. Universiteti Mesdhetar i ka dhënë kontribut konkret AK, duke marrë pjesë në Konferencat Shkencore të tij. A. Naqellari dhe E. Shehu u bënë protagonist në analizën e mundësive të Hetimit të Bankave Tregtare. Ata përcaktuan shkencërisht se çfarë strukture kishte tregu bankar shqiptar. Mendimet e tyre nuk u morën shumë parasysh. A. Naqellari dhe G. Angjeli realizuan një studim shterues mbi shkallën e përqendrimit të tregut financiar në Shqipëri, në dy konferenca. Prej të huajve u vlerësua me superlativa ky studim, ndërsa prej shqiptarëve u anashkalua, nuk u lexua as nga Kompanitë e Siguracioneve. Gjithsesi pedagogët e UMSH vazhdojnë të kontribuojnë në fushën e analizave teorike, duke u bërë mbështetëse e këtij Institucioni të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Ata kanë ftuar vazhdimisht drejtuesit e AK për të dhënë Leksione të hapura në UMSH.

Në këtë artikull do vazhdoj analizën që bëra në artikullin “Kartelet-shkulni dhëmbët me spango”. Pas artikullit u bë zhurmë e madhe, por sikletin e ka AK për ti dhënë drejtim këtij problemi, sepse siç thashë në fillim Legjislacioni shqiptar ka mangësi, në fushën e konkurrencës. Në Shqipëri nuk ka Juristë dhe Ekonomistë të specializuar, që të përfaqësojnë AK, por nga ana tjetër nuk ka as Gjykata e Tiranës specialist të tillë.

Për këtë arsye sipas gjykimit tim është shumë e vështirë që AK të krijojë mundësi për ta gjobitur Urdhrin e Stomatologut. Ai më së shumti është një monopol i krijuar nga qeveria që nuk ka një produkt të përcaktuar qartë. Me këtë shkrim unë ftoj të gjithë juristët dhe ekonomistët të prononcohen duke dhënë mendimet e tyre.

Autoriteti Konkurrencës merr këtë vendim: VENDIM Nr.586, Datë28.01.2019 “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e ofrimit të shërbimeve stomatologjike”. Objekti: Hapja e procedurës së hetimit paraprak në tregun e ofrimit të shërbimeve stomatologjike; Baza Ligjore: Neni 4 , neni 24, shkronja (d) dhe nenin 69 i Ligjit Nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”. Sipas AK “Në bazë të nenit 4 të Ligjit 9121/2003 janë të ndaluara të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg. Vendimi i mësipërm i Urdhrit të Stomatologut, mund të ketë elementë të kufizimit të konkurrencës në kuptim të nenit 4 të Ligjit 9121/2003”. Për këtë VENDOSI: 1. Hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e ofrimit të shërbimeve stomatologjike, për të parë nëse ka ose jo shenja të kufizimit apo shtrembërimit të dispozitave të ligjit nr. 9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”

Po atë ditë AK merr këtë vendim: “VENDIM Nr.587, Datë 28.01.2019 “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e ofrimit të shërbimeve stomatologjike”ku ndër të tjera në pikën 6 dhe 7 thuhet: 6. Në bazë të nenit 4 të Ligjit 9121/2003 janë të ndaluara të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg. Vendimi i mësipërm i Urdhrit të Stomatologut, mund të ketë elementë të kufizimit të konkurrencës në kuptim të nenit 4 të Ligjit 9121/2003;7. Si përfundim, bazuar në nenin 44 të Ligjit Nr. 9121/2003, vlerësojmë se jemi përpara një rasti urgjence, pasi Vendimi i Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut, nr. 12,datë 14.12.2018 “Për miratimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik”, sjell një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën dhe ka të ngjarë të ketë shkelje të nenit 4 të Ligjit Nr. 9121/2003”.Për këtë arsye Vendosi pezullimin e Vendimit pasi bie në kundërshtim me dispozitat e Ligjit. Në rast të moszbatimit të Vendimit të AK zbatohen sanksionet e parashikuara në Ligjin Për mbrojtjen e Konkurrencës, cituar më lartë, bazuar në nenet 73 pika 1, 74 pika 1, germa b dhe 78 ku thuhet “Komisioni vendos gjoba në masën deri në 5 milionë lekë mbi individët, që, me dashje ose nga pakujdesia, kryejnë ose bashkëpunojnë në veprimet e sanksionuara në nenin 73 pika 1 dhe nenin 74 pika 1 të këtij.

Këto janë dy vendime të Autoritetit të Konkurrencës. Pyetja shtrohet a do ta gjobisë dot Autoriteti Konkurrencës Urdhrin e Stomatologut duke u mbështetur në Legjislacionin në fuqi?

Në këtë analizë do shpjegoj pse nuk e dënon dot. Në artikullin e parë unë kam theksuar se duhet të futet në mes gjykata, ta dënojë gjykata se ka vendosur çmime dysheme. Gjykata mund edhe të marrë vendim për ta shkrirë Urdhrin. Sa i përket AK ajo nuk mund t’i bëjë gjë. Edhe anëtarët e saj, janë të pa sigurt në ndërmarrjen e tyre. Kjo duket në shprehjet e vendosura në bold, ku ndër të tjera thuhet “ka të ngjarë të ketë shkelje të nenit 4, për të parë ka apo jo shenja të kufizimit të konkurrencës” etj.

Cili është ligji që mbështetet Autoriteti konkurrencës? Neni 4(Ligji 9121).1. Ndalohen të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që:

  1. a) caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi;
  2. b) kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet;
  3. c) ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit;

ç) në marrëdhëniet tregtare me palët e tjera, zbatojnë kushte të ndryshme për transaksione të

njëjta, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence;

  1. d) kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga palët e tjera kontraktuese të detyrimeve

shtesë që, për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregtar, nuk kanë lidhje me objektin e këtyre

Pyetja shtrohet ku bën pjesë vendimi i Urdhrit të Stomatologut? Për këtë do të japim mendimet, si objeksione për konceptet ku mbështetet AK në veprimtarinë e saj.

Në nenin 3 të ligjit mbi konkurrencën, në konceptin ndërmarrje përfshihen edhe entet publike, kur kryejnë veprimtari ekonomike. Këtu kemi dy koncepte, konceptin e parë ent publik dhe konceptin e dytë veprimtari ekonomike.

Koncepti entit publik nuk është vetëm ent publik ose institucion publik shtetëror por edhe “çdo subjekt i se drejtës publike jo shtetëror, i krijuar me ligj dhe qe synon realizimin e një interesi publik”. Në këtë mënyrë në konceptin e entit publik përfshihen Urdhrat e krijuara në Shqipëri, Urdhri Mjekut, Infermierit, Stomatologut, Farmacistit dhe Psikologut. Përfshihen shoqata, dhoma, zyra, institute dhe subjekte të tjera.

Më gjerësisht do zhvillojmë linjën e entit publik, si ndërmarrje ekonomike me veprimtarinë e saj ekonomike.

Koncepti veprimtarisë ekonomike është shtjelluar gjerësisht. Me veprimtari ekonomike nuk kuptohet vetëm një subjekt që prodhon një produkt të caktuar, një produkt real që preket, shikohet, shijohet, por edhe që kryen një shërbim të caktuar. Shërbimi sipas këtij ligji konsiderohet ai që ‘ofrohet ose përfitohet në treg nga ndërmarrjet’.Në këtë mënyrë diferencojmë konceptin “Produkt”.

Koncepti “Produkt” është çdo mall, i shitur ose i blerë, ose çdo shërbim i ofruar apo i përftuar në treg nga ndërmarrjet”(Ligji 9121).

Objeksioni. Që të flasësh për konceptin e produktit ose të shërbimit, pavarësisht është ose jo veprimtari profesionale duhet të dali në treg, të futet në procesin e shit-blerjes. Atëherë në këtë koncept a kryejnë veprimtari shit-blerjeje entet publike?

Për veprimtarinë ekonomike në ligj thuhet “është veprimtaria prodhuese, tregtare, financiare ose profesionale, që shoqërohet me blerjen dhe shitjen e mallrave dhe/ose me ofrimin apo përftimin e shërbimeve”.Këtu veçojmë konceptin e “veprimtarisë profesionale” që është e lidhur me entin publik, që ofron shërbime. Këtu shtrohet pyetja a mund të quhen veprimtari profesionale shërbimet që ofron një ent i caktuar, p.sh., enti stomatologut: “Për të përmbushur misionin e tij, Urdhri i Stomatologëve ushtron këto kompetenca:

  1. a) jep dhe heq licencën individuale të ushtrimit të profesionit;
  2. b) vendos standarde etike dhe deontologjike, të detyrueshme për çdo stomatolog dhe

monitoron zbatimin e tyre gjatë ushtrimit të profesionit;

  1. c) rivlerëson periodikisht kompetencën dhe performancën profesionale të anëtarit të Urdhrit

të Stomatologëve përballë standardeve të vendosura;

ç) nxit arritjen e standardeve të larta në edukimin dhe formimin profesional dhe etik të

anëtarëve të Urdhrit;

  1. d) bashkëpunon me Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, institucione të tjera

shkencore dhe arsimore për të siguruar standarde të larta në Edukimin e Vazhdueshëm

Mjekësor, kualifikimet dhe specializimet pasuniversitare të Urdhrit;

  1. dh) krijon dhe mban Regjistrin Themeltar të Urdhrit, i cili është i ndarë në pjesë të veçanta

për stomatologët dhe ndihmës stomatologët dhe menaxhon sistemin e administrimit dhe

përditësimit të tij;

  1. e) mbron të drejtat e anëtarëve të Urdhrit, integritetin moral dhe profesional të tyre e të profesionit të stomatologut”(Ligj Nr.127).

Nga të gjitha këto kompetenca gjykojmë se asnjëra prej tyre nuk mund të quhet “veprimtari profesionale”.Veprimtari profesionale kuptohet puna e secilit prej anëtarëve të këtij urdhri kur bën një shërbim të caktuar, kur mbush, një dhëmb, kur heq një dhëmbë, kur vendos një protezë etj.

Një pjesë e kompetencave të Urdhrit të Stomatologut janë subjekte të një Organizimi Sindikalist. Konkretisht po japim disa përcaktime për sindikatat. Çfarë janë sindikatat? Sindikatat në Republikën e Shqipërisë janë Organizata Shoqërore që krijohen si bashkime vullnetare të punonjësve për mbrojtjen e të drejtave e të interesave të tyre ekonomike, profesionale e sociale. “Sindikatat janë persona juridike. Ato kanë pasuri dhe ushtrojnë aktivitet ekonomik për kryerjen e veprimtarisë së tyre në përshtatje me qëllimin për të cilin janë krijuar “(Ligj 7516).

Koncepti “grupim ndërmarrjesh” përfshin grupimin e ndërmarrjeve të çdo forme ligjore a faktike, që janë ose jo person juridik, privat a publik, me qëllim fitimprurës ose jo, të cilat mbrojnë interesat e ndërmarrjeve anëtare”(Ligji 9121).

Objeksioni. Janë grupime të ndërmarrje të çdo forme domethënë mund të jenë, në kuadrin e konceptit të ndërmarrjes, edhe grupime entesh publike, sepse entet publike futen në konceptin e ndërmarrjes që zhvillojnë veprimtari ekonomike. Kështu që kur flasim grupim ndërmarrjesh kuptojmë grupim entesh publike, sepse kanë kuptim të njëjtë sipas këtij ligji. Në këtë mënyrë që të kemi grupim ndërmarrjesh duhet të kemi grupim të enteve publike.

Koncepti “Marrëveshje” janë marrëveshjet dhe/ose praktikat e bashkërenduara ndërmjet dy apo më shumë ndërmarrjeve, si dhe vendimet ose rekomandimet e grupimeve të ndërmarrjeve, pavarësisht nga forma, e shkruar ose jo, apo nga forca detyruese e tyre”(Ligji 9121).

Objeksioni. Marrëveshjet lidhen midis dy ose tre ndërmarrjeve, ose sipas këtij ligji midis dy ose tre entesh publike, si dhe vendimet ose rekomandimet e grupimeve të ndërmarrjeve, ose sipas këtij ligji të grupimeve të enteve publike. Sipas këtij ligji konsiderohet vendim kur merret një vendim prej grupimeve të enteve publike, pra kur kemi shumë ente publike dhe ata, janë mbledhur dhe kanë marrë një vendim me gojë ose me shkrim, të detyrueshëm ose jo.

Sipas këtij neni nuk quhet marrëveshje ose vendim kur kemi një ndërmarrje, ose një ent publik. Për të pasur marrëveshje ose vendim duhet të jenë shumë ndërmarrje ose shumë ente publike, në mënyrë që të ekzistojë edhe koncepti real, sipas këtij kuptimi, midis enteve publike. Sa i përket konceptit të vendimit duhet të ketë, sipas këtij ligji, grupime ndërmarrjesh, që do të thotë shumë ente publike të grupuara për të marrë një vendim.

Koncepti pozitë dominuese “është ajo fuqi ekonomike e mbajtur nga një ose më shumë ndërmarrje, që i jep atyre mundësinë për të penguar konkurrencën efektive në treg, duke i bërë ato të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga pjesëmarrësit e tjerë në treg, si konkurrentët, klientët ose konsumatorët” (Ligji 9121).

Objeksioni. Për të pasur, ose për të krijuar konceptin e pozitës dominuese është e nevojshme që në treg të ketë shumë ndërmarrje ose shumë ente publike, në mënyrë që një ose më shumë prej këtyre ndërmarrjeve, të kenë mundësi të pengojnë konkurrencën efektive në treg. Në rast se është vetëm një ndërmarrje, ose një ent publik humbet koncepti i pozitës dominuese. Duke qenë një ndërmarrje e vetme/një ent i vetëm krijon në treg monopol në këtë produkt.

Koncepti “treg përkatës” janë produktet që vlerësohen si të zëvendësueshme nga konsumatorët ose klientët e tjerë, për sa u përket karakteristikave, çmimit dhe funksionit të tyre dhe që ofrohen ose kërkohen nga ndërmarrjet në një zonë gjeografike me kushte të njëjta konkurrence, zonë kjo e cila veçohet nga zonat e tjera kufizuese(Ligji 9121).

Objeksioni. Dy fjalëshi “treg përkatës” është koncept i sektorit të konkurrencës, sepse në kuptimin e mikroekonomisë është ndryshe. Ka një sërë konceptesh mbi tregun, konceptin klasik që konsideron vendin ku kryhet procesi shitblerjes, që konsideron treg veprimin e shit-blerjes pavarësisht se ky kryhet, në avion, në shtëpi apo në kinema. Cili është produkti i cili konsiderohet si i zëvendësueshëm në rastin e enteve publike?A kanë të gjitha entet publike sipas grupimit të tyre produkte zëvendësuese?

Duke marrë në konsideratë të gjitha këto koncepte dhe objeksione konkluzioni është i thjeshtë Autoriteti Konkurrencës nuk mundet që mbështetet në asnjë ligj për gjobitjen e Urdhrit të Stomatologut. Me këtë interpretim ne do vazhdojmë ti shkulim dhëmbët me spango.