Adriatik Riza DOSTI

Po Tani?

…Të them të drejtën pak besoja se Presidenti Meta do t’jua përplaste derën fytyrës Edvinëve, Ruçëve, Erionëve, Kumbarove, Ulsive, Taulantëve & Co… dhe kjo pak – besueshmëri me vinte prej asaj se Iliri shquhet për pa -parashikueshmeri si person dhe vetëm kaq … Me një letër të gjatë spjeguese , të argumentuar profesionalisht e ligjërisht por edhe sipas kompetencave që i jep posti që mban… z. Meta rreshton, në mos miratimin e prishjes së Teatrit Kombëtar një sërë shkeljesh ligjore e kushtetuese, të cilat e nxjerrin turpërisht lakuriq fare Qeverinë dhe Parlamentin dallkauk e xhambaz të saj … e në këtë mes edhe Hajdutin e ”vogël” por me dorë të madhe të Edvinit në Bashkinë e Tiranës ….Lali Dh***** e Beratit e të martuar në Kalanë e Gjirokastrës.

Së pari, duke përgëzuar kurajon qytetare e civile të Z.Meta si shqiptar e pastaj si President i tyre me lind e drejta të bëj disa pyetje publike për të cilat nuk e shoh të nevojshme të më japë asnjë lloj-farë përgjigje askushi prej të përmendurve të mi të mëposhtëm.

Ç’i ngeli të parit të qeverisë..ose më saktë Kryeshkatërruesit të Tiranës sonë, shembësit e varre-mihësit të çdo lloj vlere kombëtare, kulturore e historike të Shqipërisë sonë për vite e vite me radhë? Bunkerët në mes të Tiranës, Muzeumet anti-atomike të komunistëve të djeshëm e byroistëve të Dajës tënd me shokë, Shtëpitë me Gjethe të ideura nga djali i krye-kriminelit Mehmet Shehu, Kullat – Çibane në përbërje të Stadiumit të ri kombëtar , Aeroporti ”hajdut” i Vlorës nën miqësinë e miratimin e mikut turk Erdogan , Rrugët ”e reja me PPV.. të hartuara nga hajdutët Gjiknuri e Ahmetaj…dhe Projektet e fshehta për Hekurudhë me Serbinë e daljen e saj në Adriatik …janë të gjitha Thika pas shpine e në zemër të Shqipërisë e shqiptarëve me Autorësinë tënde , janë rikthim në Diktaturë e në genocidin e djeshëm komunisto-bolshevik të kërmës Hoxha ..nga i cili ende ju vazhdoni të frymezoheni jo pak për t’u marrë shpirtin shqiptarëve të gjorë..

Ç’do të bëjë nga nesër e mbrapa ..AI ..Lali Dh***** i fiqve …ai që po na mbjell me mijëra e mijëra pemë në Tiranën tonë e ku ende gjelbërimi e freskia e tyre s’po duket gjëkundi e njerëzia sa s’po vdesin vape në rrugët cung të kryeqytetit e nën përvëlimin e çmendur të pllakave gjithë-shqiptare të Sheshit ”më të bukur në Botë”….?

Ç’do bëjnë nga sot e mbrapa ata Artistë, aktorë e njerëz të skenës dhe të ekranit që një ditë dilnin me Topuz në dorë për të mbrojtur Teatrin e ditën tjeter dilnin nga dera e Bashkisë së spurdhjakut të Ramës …me nga një Peticion në dorë me emrat e firmat e tyre dhe kërkonin urgjentisht prishjen e Teatrit të vjetër e ndërtimin menjëhere të Teatrit të ri?… Më falni për shprehjen, të gjithë ju që më ndiqni e më lexoni por tiranasit kanë një shprehje brilante në të tilla raste, e cila thotë: “O fol e mba …o dhit e ha”. Ndaj ju të mësipërmit nga sot e mbrapa jeni të lirë të zgjidhni kë të doni prej ”dy varianteve” të asaj ç’ka thonë tironsit e mi të mirë…

Ç’u ngeli më dallkaukëve, ushtarëve qorra, shurdhë-memecë, pa tru e pa shpirt, pa mendje e pa zemër, fanatikëve e militantëve besnikë të Partisë e të Liderit …që nën të ashtuquajturin Mandat Deputeti votuan PRO dhe unanimisht për shembjen e një pjese tepër të rëndësishme të historisë së artit kombëtar të Shqipërisë?

Nuk e di se si mund të ndihen sot …injorantët e tipit Ulsi, Vasilika, Spiropali, Taulant, Gramoz, Bashkim, Pjerin, Braçe, Paulin, Olta, Mirela, e një lukuni e tërë ardhacakësh që iu zuri sytë asfalti i Tironës e ju ndrydhi kaviljet trotuari i saj …që ende nuk e dinë fort mirë se si i thonë ‘Tortuar’ siç thotë Gramozi apo ‘Bordurë’ siç i mëson Edvini…?

Po Ministresha e qofteve dhe e suflaqeve të Ardenicës e Butrintit …, ajo që i përplasi Artistët e vërtetë e jo këta të Peticioneve…tek Turbina e Ramës si ndihet, a frymon ende apo jo…apo kushedi se ku e ka thyer qafën me ndonjë Paketë Turistike jashtë Shqipërisë e as që i bie ndërmend, nëse prishet ose jo Teatri…se helbete po të lejosh vendosje pllakatash të Sulltanëve turq në Kalanë historike të Lezhës e pranë eshtrave të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve …Skënderbeut …normalisht që s’të bie nder mend, jo për teatër por rrezik as për Shqipëri e as për shqiptarë…?

Po Arixhinjtë e medias e Daulle-shpuarit me pagesë që e kthejnë bythën andej nga është Leku …të tillët si Muç Nano, Merua, Fevziu, Çani etj., etj., çfarë do të thonë ç’do llafosin e çdo shkruajnë nga sot e mbrapa në paçavuret e tyre të qelbura e të ndotura me antishqiptarizëm e me injorancë sa më s’ka …apo edhe ata njësoj si K***** e Parlamentit, të Pushtetit e të Bashkisë …do zgërdhihen e do zgjedhin për shenjë të re të Horoskopit të tyre …Virgjëreshën?

Ndaj unë e për veten time po të kisha gjë në dorë në emër të atyre Artistëve që janë ndarë nga jeta e që lanë pas emër e histori të mrekullueshme për vendin e popullin e tyre, në emër të dinjitetit të artistëve të vërtetë të sotëm e të pa përzierë me politikën, por edhe te gjithe atyre qytetarëve tiranas e shqiptarë që u bënë bashkë për muaj me radhë në mbrojtje të trashëgimisë sonë kulturore e artistike do vija një Listë të gjatë emrash NON Grata …të cilëve jo personalisht por familjarisht t’u ndalohej përgjithmonë hyrja, jo vetëm në Teatrin e vjetër a të riun që mund të ndërtohet a të rinovuari…merreni si të doni…por t’u ndalohej jetë e mot hyrja në çfarëdo lloj Institucioni Artistik e Kulturor Kombëtar Shqiptar …sepse Derrat e Shkatërrimtarët, Horrat e Hajdutët, Komunistët e Banditët, Bastardët e Monstrat… as kanë, as kanë pasur e as mund të kenë asnjë lloj lidhje e perqasje me Artin …e aq më pak me Teatrin ….e kurrfarë lidhje sigurisht edhe me Shqipërinë e shqiptarët…të cilat kanë kohë që i kanë shitur e i kanë nxjerrë në tregun serb, grek e turk… Uroj të bëhet më e mira…në fund të fundit duhet të behet ajo ç’ka do shumica e ç’ka do populli dhe jo t’u imponohet shqiptarëve Vota e Ulsiut debil dhe Taulantit kokë bosh… agresiviteti i pushtetit te Erdogan Ramës apo prapambetja trunore shekullore e bolshevikut Gramoz… apo qoftë edhe kurvërimi me pushtetin lokal i një batakçiu si Erjoni me shokë qe po e zhbëjnë Tironën tonë nga themelet… Meta ua dha shuplakën mbrapsht …tani ç’do te bëni apo si ngaherë ç’keni pështyrë lart, edhe pse ju bie ne surretërit tuaj të ndyre nuk ju bën asnjë farë lloj përshtypje je…apo si gjithmonë do e hani turpin me bukë …? J jam mese i sigurte, se ju jeni të asaj race muti që asnjë gjë në botë nuk ju bën asnjë lloj përshtypje, sepse keni lindur e jeni rritur me Turpin, prandaj as skuqeni e as zverdheni, as zbardheni por vetem Nxiheni …por fatkeqësia qëndron në faktin, që Pasqyra të cilën përdorni që prej 8 Nëntorit të 1941-shit, kur lindët nuk ju nxjerr tamam të Zinj siç jeni në mendje e në shpirt, por ju nxjerr të Kuq si Shalqini dhe juve ju gënjen mendja se jeni frut i ëmbël e që hahet dhe, o burra…! Mjerë ju për mendjet boshe që keni e mjerë ai popull që ju ka ju kaqolët pa mbarim në krye te tij…ndaj nuk thoshte kot një i pari ynë i mençur e patriot se… Shqiptarët do fitojnë çdo lloj beteje me këdo armik të tyre sado i madh e i egër të jetë ai, por vetëm atëherë kur më parë të kenë fituar Betejën mes tyre e mes vedit