Penalizim vizash BE dhe SHBA?!?! Ju mbuloftë turpi ngadoqofshi Ambasadorë

838
Sigal

Nga Basir Çollaku

Turp të kenë të gjitha Ambasadat në Tiranë.
Të gjitha turp paçi.
Thotë Rama se do penalizohen me mosdalje në SHBA dhe BE ata që prekin procesin zgjedhor njëpartiak dhe ata rrinë nëpër seli si pula të heshtura. Në emër të kujt flet Rama?!
Cila Ambasadë e ka autorizuar?
Cila qeveri e ka mandatuar?!
SHBA?
BE?
Nëse ka qytetarë të cilët protestojnë, kundërshtojnë farsën elektorale njëpartiake me regji të Edi Ramës kjo nuk është problem evropian apo amerikan.
Nëse dikush shkel ligjin, ndonëse ky ligj është copë copë, atëherë ai apo ajo, dikush do të përballet me ligjin. Madje dhe me porosinë e Ramës lër të dënuar sipas urrejtjes së tij.
Ambasadorë të padashur që doni vetëm klimën dhe emocionet e pantallonave në këtë vend, duhet t’ju vijë turp për mosveprimin dhe heshtjen.
Meqë e keni lënë Ramën të jetë dhënësi ose mohuesi i vizave për në BE dhe USA kush prek zgjedhjet atëherë përse nuk ia hiqni vizën për në BE dhe USA Edi Ramës?!
Ju e dini mjaft mirë se Rama është masakruesi i procesit zgjedhor nga 2015 e deri më sot duke blerë e shitur e dhunuar me banditë sipas qejfit!!
Por s’ia keni mohuar vizën as atij, as banditëve të tij.
Në vend të reagimit e keni lënë të thotë broçkulla ashiqare në emrin tuaj. Ky mosveprim e kapërcen turpin. Është përdorje.
Nëse populli nuk dëshiron të dhunohet nga Rama ju nuk duhet t’i bëni temena Ramës.
E gjithë kjo batërdi ka një mesazh të shëmtuar të pathënë.
Kushdoqofshin ambasadorët, Lu, Arvizu, Vlahutin, Soreca, Boshard, Mogherini, Hahn, e gjithë ambasadorët e zbutur nga moti ekonomik në Tiranë.
I shkoni pas fijes atij që ulëriste në CNN se presidenti amerikan Donald Trump është rrezik global.!!
Të gjithë të keni kokrrën e turpit.