Parlamenti Holandez nuk është racist, zoti Rama!

515
Sigal

Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane

Parlamenti Holandez vendos kthimin e vizave për shqiptarët. Ky është lajmi më i keq mbas 2011-s, kur neve na u hoqëm vizat me BE. Jo vetëm nuk hapen negociatat, por për më keq, kthehemi mbrapa në kohën e izolimit nga Evropa, kohën e vizave dhe ndarjes së familjeve shqiptare. Ka një dhe vetëm një përgjegjës, Edi Rama, i cili ka shkatërruar çdo element kushtetues të shtetit, ka ngritur krimin dhe korrupsionin në sistem, ndërtoi dhe mbështeti kartelet e drogës. Krimi dhe kartelet e drogës shqiptare, janë tashmë rrezik për Evropën dhe SHBA, prandaj kërkohet kthimi i vizave. Paratë e krimit dhe drogës, kanë vetëm një mbështetje, ekonominë dhe pushtetin e qeverisë shqiptare.

Rama cenoi çdo liri dhe shpresë të shqiptarëve

Rama ka shkaktuar spastrimin më të madh të Shqipërisë nga qindra mijëra të rinj dhe të reja, qindra mijëra intelektualë, që rendin rrugëve të Evropës për shpresë dhe jetë më të mirë. Skandaloze. Rama quan Parlamentin Holandez racist. Po pse nuk ishte racist ky Parlament kur mbështeti liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Shqetësimi është i qartë. Krimi dhe korrupsioni shqiptar, siç tha Departamenti i Shtetit, është shtrirë në Amerikë dhe në Evropë. A është dhe Departamenti i Shtetit Racist!!!! Parlamenti Holandez ka etiketuar Ramën dhe qeverinë e tij kriminale, jo popullin shqiptar dhe shqiptarët, janë viktima jo të racizmit por të qeverisë së tyre.