Paralajmëron Lubonja: Rama do marrë një sinjal, 13 tetori në rrezik

682
Sigal

Analisti Fatos Lubonja ka kritikuar ashpër qeverinë e Edi Ramës, duke paralajmëruar që ky i fundit do të marrë një sinjal për t’u ndalur në çmendurinë e tij. Në rubrikën “Opinion”, Lubonja tha se vendi ndodhet në një nivel mizerabël, pasi sipas tij, po vidhet në mënyrë të jashtëzakonshme.

“Jemi në një nivel mizerabël. Nëse nuk merr një sinjal të fortë Edi Rama, do ta prishë edhe teatrin dhe do vazhdojë përpara. Se si do ta marrë sinjalin, këtë nuk e di. Ne jemi ankuar dhe më parë, por nivelet e vjedhjeve që po shohim tani me rrugët, janë të jashtëzakonshme, është çmenduri totale”, u shpreh analisti.

Duke u ndalur të kriza e thellë politike dhe dekretimi i 13 tetorit si datë për zgjedhjet vendore, të përgjithshme dhe presidenciale, analisti hodhi dyshime që kjo të realizohet.

Sipas tij, Rama po tenton të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese për t’i shpëtuar 13 tetorit.

“Debati nuk bëhet me deklarata publike, por duke u ulur, madje jashtë kamerave. Opozita duhet të dalë me një opsion, jo me dy.

Problemi ynë është ky: sikur të kishte drejtësi, shumë prej këtyre do të iknin vetë. Për 13 tetorin nuk është punuar shumë dhe problemi është nëse do ta pranojë Rama.

Nuk kam besim që mazhoranca me Ramën në krye mund t’i rikthehet mundësisë së zgjedhjeve.

Projekti është që edhe Gjykata Kushtetuese të kapet nga mazhoranca dhe jemi në regjimin e komunizmit dhe do ngrihet sërish pikëpyetja se si duhet rrëzuar ky regjim”, tha Lubonja.

Nëse nuk rrëzohet dot?

85% e njerëzve nuk kanë votuar. Njerëzit janë të lodhur me politikën. Unë e di që edhe ata që kanë votuar për socialistët, nuk votojnë më. Ai që voton Erion Velijan është trutharë.

Unë nuk mendoj se shqiptarët janë aq budallenj. Ka një zhgënjim të madh. Ata që nuk votojnë, nuk votojnë se janë të zhgënjyer nga politika në përgjithësi. Por duke parë që PS po shkon nga shiu në breshër, opozita duhet të punojë me njerëzit, t’i takojë. Plani shkatërrimtar i Ramës është afatshkurtër, ai mund ta mbajë pushtetin dhe për ca.

Protesta për teatrin, shoqëria e shqetësuar?

Jo, e sëmurë, që herë reagon, herë bie. Sëmundja avancon, reagon dhe bie organizmi, por degradimi është i qartë. Ndjesia që nuk ka shtet të qytetarëve, por shtet të kapur nga një bandë, e ke kudo.

Ne jemi ankuar dhe më parë, por nivelet e vjedhjeve që po shohim tani me rrugët, janë të jashtëzakonshme, është çmenduri totale. E rënda është se grupi i njerëzve që përfiton është i kapur nga një parti dhe është gjithnjë e më i vogël.

Në këtë aspekt, degradimi është shumë evident. Rama vetë bënte dikur konkurse për të ndërtuar ndonjë kullë, po keni parë tani të ndodhë? As nuk dihet fare, e kapin trafikantët.