OSBE- Garante e parimeve demokratike

688
Sigal

Nga Florian TOMA

Mishërimi i vlerave demokratike, parimeve dhe vlerave universale janë pjesë e integritetit të institucionit të OSBE (Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunim në Evropë). Pas UN / Kombeve të Bashkuara, institucioni i OSBE është uniteti i parimeve, normave, vlerave dhe aspiratave demokratike të mbi 1 miliard njerëzve (57-kombeve të hemisferës veriore të planetit). Askush nuk duhet të guxojë të prekë dhe të përfshijë OSBE-në apo të etiketojë sipas “Optikës” dhe niveleve të disa funksionarëve të saj të papërgjegjshëm kudo ata janë. Ftoj njëkohësisht miqtë, politikanët, gazetarët, opinionistët dhe publicistët shqiptarë të jenë të matur ne deklaratat, opinionet dhe komentet e tyre, pasi mund të shprehen lirshëm për papërgjegjshmëri të personave sipas optikës së secilit, por në asnjë mënyrë të cenojnë standardet dhe vlerat institucionale të OSBE. Jemi me fat ne shqiptarët që kemi miq të lartë dhe të mirë në zemër të Evropës, që mishërojnë këto parime dhe vlera ( të OSBE ), që na kanë ftuar edhe kur ne i kemi “refuzuar”- kategorikisht, duke shkuar deri aty sa të na vendosin edhe në “Krye të Odës” – në cilësinë e presidencës së radhës së OSBE -2020, pikërisht në përvjetorin e 45’ të krijimit të saj. Tirana do jetë kryeqyteti i OSBE në 2020…!

Miq, politikanë, gazetarë, opinionistë dhe publicistë shqiptarë, ju faleminderit, me shumë përulje, për reagimet tuaja, shqetësimet dhe vigjilencën tuaj të menjëhershme, duke uruar që të keni kurajon si sot po ashte përherë që mendjet dhe pena juaj të jenë të gatshme në unison, në ruajtjen e vlerave, rëndësisë dhe imazhit të standardeve ku ne si komb dhe shoqëri bëjmë pjesë .

Ju sjell në mendje: “Kam një ëndërr…” – shprehjen epike të Martin Luther King;  Nëse në ëndrrat e tyre janë E apo S me dy viza (të Bardha apo j ) jua them se do zgjohen shumë shpejt në një realitet ku vlerat parimet dhe llogaridhënia janë standardi i së vërtetës së madhe të OSBE-së. Duke marrë shkak nga ju miq, më bëtë si shkodran (meqenëse vend-ngjarja ishte në Shkodër), të sillja në mendje proverbin e budallait dhe 20 të mençurve, por për të qenë i saktë preferova të ndaj me ju proverbin e lashtë latin “Gomari dhe Harpa”/Vegël muzikore e antikitetit. Po ashtu si harpa edhe OSBE do ketë tingullin e saj unik e të pa tjetërsueshëm për “Veshët” e Kujtdo në çdo moment që një tel i saj të preket…

Kujtoj zërin e një funksionari të OSBE me një Megafon në dorë hipur sipër mbi një tank në Kosovë, gjatë zgjedhjeve pas 1999’, ku mes plumbave, kërcënimeve dhe rrezikut real të jetës së tij kumbonte ai zë në një “SHQIPE” të veçantë që garantonte vazhdimin e votimit në qendrën e votimeve edhe pse orari po skadonte, duke garantuar standardet dhe vlerat e OSBE-së. Ky është mishërimi i vlerave dhe parimeve demokratike të funksionarëve të OSBE-së, sot Ai “Zë” është në majat e institucionit të OSBE (PA) Kopenhagen.

Përfitoj nga rasti të bëj një thirrje krerëve të institucioneve demokratike te shtetit të Kosovës (Thaçi-Haradinaj-Pacolli) të përshpejtojnë kërkesat dhe procedurat e Anëtarësimit në OSBE.

Ka dy ish-Presidentë të OSBE –së të vlerësuar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SHTZ.Ilka Kanerva dhe Riccardo Migliori, përkatësisht për ‘Merita Civile” dhe Migliori me urdhrin e “Kalorës i Skënderbeut”. Janë vlerësime nga institucioni më i lartë shtetëror Shqiptar duke njohur punën, vlerat,dhe standardet e OSBE-së në tërësi. Një këshillë apo Diplomatik-SMS, mos të hakërrehet askush, është në vullnetin e Shqiptarëve prirja dhe shpresa drejt perëndimit dhe vlerave euro-atlantike! Në shpresë gjendet shpëtimi.

Funksionarët e papërgjegjshëm apo nën nivelin e lartësisë së standardeve të OSBE-së , në asnjë mënyre nuk mund të hedhin “Hije Dyshimi” apo “Mosbesimi” në rolin unik të “Garantuesve Olimpikë” të vlerave dhe parimeve universale :

Barazia e të drejtave, paprekshmëria e kufijve, refuzimi i përdorimit te forcës, integriteti territorial, respektin për liritë themelore, mbrojtjen e minoriteteve, luftën kundër krimit te organizuar duke përfshirë liritë e mendimit dhe të fesë, si garant të sigurisë reciproke dhe promovimin e të drejtave të njeriut të mishëruar ne Institucionin e OSBE-së.

ODIR mbeten “Vëllezërit siamezë” të këtyre Vlerave dhe Parimeve.

Suksese OSBE/ODIR, suksese Shqipëri!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!