Mësimet që duhet të nxjerrin shqiptarët

491
Sigal

Kujtim Drishti

A i kemi nxjerrë ne shqiptarët mësimet…
Se si kthehet turma në popull?
Se si kthehet patriotizmi nga patriotizmi selektiv i PPSH në patriotizëm që ka për objekt Shqipërinë dhe jo ideologjitë?
 Se si krijohet shpresa e një populli për të gjetur lumturinë në vend të tij?
 Se si mund të ngrihet pesha e fjalës së lirë duke ia rritur më shumë çmimin e vërtetë asaj?
 JO! JO! DHE JO!
 1 – Populli mbeti Turmë edhe 30 vjet më pas. Vendin e PPSH zuri një grup njerëzish që e përdorën politikën për t’u pasuruar, që ndërtuan një shtet si një ndërtesë pa ujë dhe elektricitet – pa punë dhe drejtësi. Jo imagjinoni por llogarisni vitet e këtij realiteti = 30 vjet!? Populli mbeti Turmë, sepse vetëm ajo është e paralizuar përpara shitjes së vendit, turqve dhe grekëve , përpara padrejtësisë më të madhe dhe mungesës së Punës.
2 – Ideja e Patriotizmit mbeti realisht selektive nga një patriotizëm i kondicionuar nga besnikëria e ideologjisë së PPSH në një “Patriotizëm” të kondicionuar me fitimin e parave nga biznesmenët. Ndërkohë partitë nuk kanë një emërues të përbashkët për kombin. “Patriotizmi” mbeti një ide selektive me të gjitha kriteret e mundshme vetëm më atë të Kombit, Jo.
3- Shpresa e popullit për të gjetur lumturinë e tij në vend të tij shpërblehet sot, mbas 30 vjet krijimi mundësie legale, me një pamundësi reale ku 75% e të rinjve duan akoma edhe pas 1991-shit, të ikin nga vendi.
4- I etur për ’PËR FJALËN E LIRË’ ai mbeti i varfër me fjalën Pavlerë. Për 30 vjet politikanët nuk menduan për vendin por për partitë, as për partitë por për veten. Fjala pësoi inflacionin më të rëndë në historinë e Shqipërisë, u kthye në fjalë pa vlerë. sepse u “Vodh Besimi”.
 Në qoftë se duam të jemi “Burra” për vendin na duhet të pushojmë ankesën që ka vetëm emocion e duhet të nxjerrim mësime me mend. Le të dalim nga mentaliteti i tragjedisë ballkanike e të krijojmë forcën pozitive. Të ngrihemi në këmbë, të pushtojmë sheshin “Skënderbej” jo me tyrbe të bardhë por me flamurin kuq e zi. Vetëm kështu mund t’i marrim “8 nëntorit” dhe “dhjetorit 1991”, mësimet që na lanë.