Lefter Maliqi: Rama, mbahu kalorës, se do i duhesh Rilindjes!

504
Sigal

Mbahu Kalorës se i duhesh Rilindjes dhe jo PS.

TTT ia bënë Kalorësi në fushatën e tij të dështuar e fasade. T-ja tregon që je bërë tellall dhe gazi i botës. Kurse Th.Th.Th-ja jote tregon Thellimin e krizës dhe përplasjes civile ku po çon vendin. TTT tregon dhe trurin që duhet t’i thërrasësh sa s’është vonë! Th.Th.Th-ja tregon thashethemet e fundit se po ta fusin servilët që mban afër dhe po të çojnë drejt dështimit fatal. Megjithëse bën mirë të shohësh filmin “Arritën Titanët”. TTT,ThThTh , Ciu Ciu e Tao Tao- refreni yt si iso labçe. Mbaje veten Trim mos qaj se lotët s’të bëjnë mirë, shëndeti mbi të gjitha se karriget, dihet, s’janë tonat!