Sigal

Një histori tragji-komike kjo e Ladit nga Verria e Fierit, i cili ka 1 vit që përballet me një gjyq penal në Fier, pasi është paditur se ka goditur një polic gjatë një proteste.

Aspekti komik

Banoret e fshatit Verri kishin dalë në protestë teksa panë se ne fshatin e tyre ishte bërë me shpejtësi rrethimi ku do ndërtohej incinertori. Aty vërshojnë qindra forca policore, madje dhe forca speciale. Katër policë zënë Ladin, që ka nje trup të imet, nga kembet e duart, dukshëm për ta arrestuar.  Ladi nuk pranon të arrestohet dhe me levizje energjike të këmbëve dhe duarve, ja del ti shpëtoj duarve të policëve. Ladi kish qëlluar preha e gabuar për policinë, pasi kish qënë një këmbëshpejt. Ai kapërceu kanalin e madh me ujë dhe ja mbathi me  vrap fushave. Asnjë nga policët  e rinj që morrën komandën ta ndjekin nuk e zunë dot. Sikur të kishte një kamer e të xhironte këtë skenë, do ishte një nga videot më të klikuara e vitit. KJo skenë groteske duket e beri më të motivuar policinë, që vec misionit të frikësimit të komuniitetit të sajonte dhe  një padi penale ndaj Ladit, që duket se deri tani ja ka dalë. Dhe si të ishte një proces për kriminel lufte në Hagë, vazhdon dhe vazhdon një listë e gjatë dëshmimtarësh që thirren në gjyq seancë për sencë, edhe pse nuk gjëndet një ta fajësoj Ladin. Nga ana tjetër pa u shqetësuar koncesionari ka vazhduar punën e tij, për ndërtimin e incineratorit dhe shteti ka vazhduar të paguaj koncesionarin.

Aspekti tragjik

Policia ju vërsul me shkopinj banorëve të fshatit Vërri brenda territorrit të fshatit të tyre për tu mos u penguar një koncesionar të ndërtoj një vepër të rrezikshme në territorin e tyre. Pyetja e parë që Policia duhej ti bënte vehtes duhet të ishte se cfare objekti do të mbronte dhe nga kush. Objekti ishte një sipërfaqe toke e rrethuar me tela me një tabelë informimi se cfarë do ndërtohej dhe firma e kryeministrit Edi Rama, që presupozonte lejen për këtë ndërtim. Por a duhej policia të vërtetonte se ndërtimi në këtë vend është realisht me leje?. Nëse policia do ta bënte këtë do konstatonte në pak sekonda që ndërtimi në atë vend ishte i jashtëligjshëm dhe menjëherë do duhej të thëriste dhe të merrte masa ndaj pronarit të kompanisë që po bënte ndërtimin pa leje; do duhej të njoftohej menjëhere inspektoriatin e ndërtimit të prishte rrethimin. Në këtë situatë edhe protesta e banorve nuk do të ndodhte dhe nuk do kishte një shkak që 4 policët të mbërthenin për të arrestuar Ladin. Pra shkaku u krijua nga vetë Policia. Më tragjike bëhet cështja kur hyn në lojë prokurori, i cili nuk heton shkakun e ngjarjes dhe të akuzoj policinë për veprim të jashtëligjshëm, duke mbrojtur dhe inkurajuar ndërtimin e një objekti pa leje dhe të rrezikshëm për jetët e banorve aty, por përpiqet prej 1 viti, dukshëm në bashkpunim me policinë dhe koncesionarin të mbajnë peng e të friksuar banorët e fshatit, duke kërcënuar me burg të mundshëm të një prej banorëve të tij, ndërkohë që ndërtuesi pa leje ha paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Kjo histori tregon një difekt të madh të funksionimit shtetit. Nëse edhe tani nuk veprohet ashtu sic duhej të veprohej 1 vit më parë, por do vazhdohet me pjesën e tragjedisë do të ndodh që zëmërata e sovranit do rrëzoj jo vetëm gardhin me tela të incineratorit.