Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore/ Ja 7 kërkesat e Opozitës, për zgjedhje të lira. Komisioneri për Zgjerim i BE, Oliver Varhelyi: E mirëpres marrëveshjen

434
Sigal

Komisioneri për Zgjerim, Varhelyi: Mirëpres marrëveshje për të ecur përpara me reformën Zgjedhore

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë në BE, Oliver Varhelyi u takua dje me krerët e politikës shqiptare. Sipas zyrtarit të lartë evropian, në takimin me Bashën pati një diskutim konstruktiv me opozitën jashtë-parlamentare. “Mirëpres marrëveshje për të ecur përpara me reformën Zgjedhore”, tha Varhelyi.

Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore

Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR”, ja qëndrimi i opozitës për reformën zgjedhore

Opozita e bashkuar në mbledhjen e djeshme të Këshillit Politike ka prezantuar qëndrimin e saj të përmbledhura në 7 pika në lidhje me reformën zgjedhore.

  1. Këshilli Politik përbëhet nga 10 anëtarë, nga të cilët:

– 5 përfaqësues të Kuvendit;

– 5 përfaqësues të Opozitës së Bashkuar.

  1. Këshilli Politik harton kalendarin e punës së përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve teknikë, duke siguruar që Reforma Zgjedhore të përfundojë jo më vonë se 15 Mars 2020. Ai kryen monitorimin e veprimtarisë së përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve teknikë. Përfaqësuesit politikë ndahen si më poshtë:

– 2 anëtarë të propozuar nga Kuvendi;

– 2 anëtarë të propozuar nga Opozita e Bashkuar.

Numri i ekspertëve për secilën palë përcaktohet nga vetë përfaqësuesit politikë.

  1. Diskutimet mbi Reformën Zgjedhore duhet të jenë transparente, gjithëpërfshirëse dhe publike.

Produkti i dakordësuar, miratohet pa ndryshime në komisionin e Reformës Zgjedhore dhe në seancë plenare.

  1. Rekomandimet prioritare të Raporteve të OSBE-ODIHR, që mbulojnë çështje themelore per standardet e zgjedhjeve: Shitblerja e votës. Mosndëshkimi i krimeve zgjedhore. Presioni mbi zgjedhësit. Presioni mbi administratën. Abuzimi me burimet shtetërore; Liria e votës. Sekreti i votës.

Probleme të tjera që nuk kanë dalë si Rekomandime, por që janë ‎në rritje dhe cenojnë procesin zgjedhor, janë:

-Përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje. Sjellja politike e Policisë së Shtetit në zgjedhje. Ngadalësimi i veprimit të Dekriminalizimit‎.  Cilësia e përfaqësimit dhe kandidatëve. Mosekzistenca e gjykatave me rol në zgjedhje ‎(Gjykata Kushtetuese apo Kolegji Zgjedhor). Listat e zgjedhësve si pasojë e dështimit të zbatimit të sistemit të adresave‎ dhe mirëmbajtjes së sistemit të gjendjes civile.  Rinovimi i kartave të identitetit.  Ndërkohe që, në ndonjë rast, nuk përjashtohet nevoja e ndonjë përmirësimi ligjor jothemelor, këto fusha problematike nuk kanë nevojë për reformim ligjor, por për vullnet politik dhe zgjidhje me karakter politik. Në lidhje me këto çështje, theksi duhet të bjerë tek togfjalëshi “zbatim i rekomandimeve”.

  1. Opozita e Bashkuar angazhohet për të diskutuar një reformë për ligjin e partive politike, përfshirë transparencën e financimit të tyre dhe fushatave zgjedhore, vendimmarrjen demokratike brenda partive politike, si dhe një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre.
  2. Organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë në mënyrë të plotë, të menjëhershme dhe transparente çdo akuzë për shkelje zgjedhore: shitblerja e votës; presioni mbi zgjedhësit në administratë publike; abuzimi me burimet njerëzore dhe financiare shtetërore, pra mos ndarja e shtetit nga partia në pushtet; cenimi i sekretit dhe lirisë së votës; manipulimi dhe falsifikimi i rezultatit.
  3. Duhet vullnet politik dhe një mekanizëm konkret të zbatueshëm për të realizuar ndarjen e plotë të politikës nga krimi.