Jakup B. Gjoça: A ka përgjegjës për kandiaturat e kriminalizuara?

590
Sigal

Përgjegjës për kandidaturat e kriminalizuara është kupola e PS-së

Sikurse e pohoi edhe ish-ministri Ditmir Bushati, pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, edhe pse parlamenti votoi ligjin e dekriminalizimit, edhe tani PS-ja ka probleme të kriminalizimit me kandidatët që përzgjedh për kryebashkiakë. Valdrin Pjetri u detyrua të japë dorëheqjen, duke pranuar se kishte fshehur rekordet kriminale. Kryebashkiaku i Vorës është në derën e prokurorisë. Ka edhe kryebashkiakë të tjerë që votuar nga 30 qershori që Opozita i denoncon për persona me rekorde kriminale. Jo rastësisht, që deputetë e kryebashkiakë të cilët janë përjashtuar për shkak se kanë qenë persona me rekorde kriminale, janë socialistë. Dihet, që çdo kandidaturë për deputet dhe kryebashkiak është monopol dhe ekskluzivitet i kryetarit të PS dhe kryeministrit Edi Rama, sikurse askush tashmë nuk mund të besojë se Edi Rama nuk di asgjë për rekordet kriminale të të përzgjedhurve të vet. Kryeministri Edi Rama nuk është mbështetur asnjëherë tek Partia, tek forumet e Partisë, tek socialistët e ndershëm, tek personalitetet, tek intelektualët, as nuk ka dëgjuar këshillat e “Të Urtëve” të PS. Edi Rama e ka udhëhequr PS, deri tani vetëm duke u mbështetur tek “Të Fortit” e lagjes, të qytetit, të krahinës, tek njerëzit që kanë rekorde kriminale. Prandaj edhe përgjegjësia e përjashtimit të kryebashkiakëve, deputetëve me rekorde kriminale është përgjegjësi ekskluzive politike vetëm e kryeministrit Edi Rama. As dje, kryeministri Rama nuk i dëgjoi thirrjet, apelin e socialistëve shkodranë. I shpërfilli për të gjetur kandidatin për kryebashkiak që ata duan, që ata respektojnë. Kryeministri Rama e thelloi edhe më shumë hendekun midis socialistëve dhe rilindësve në Shkodër, duke shkarkuar të gjithë drejtorët socialistë, ata që vetë i kishte përzgjedhur dhe emëruar dhe të emërojë vetëm të bindurit rilindës. Kryeministri Rama bën show me këto shkarkime kolektive, për të fajësuar drejtorët e mjerë për dështimet e Rilindjes, edhe për shkak të inkriminimit që u bën Kryeministri Rama pushtetit vendor, me kryebashkiakë me rekorde kriminale.