Hyqmet Zane: Përballja mes demokracisë dhe diktaturës në Shqipëri

76

Përballja mes demokracisë dhe diktaturës në Shqipëri

Nga Hyqmet Zane

Shqipëria dhe shqiptarët janë bërë si një tabelë qitjeje me komente brenda vendit dhe jashtë nga të quajturit ndërkombëtarë. Situata që po kalojmë është kthyer në një thikë me dy presa që ngado që ta kthesh, do e pësosh nga thika. Nga një anë qeverisja e vendit po tregohet, jo vetëm e paaftë, por edhe kokëforte dhe inatçore, a thua se po qeveris në një vend diktatorial dhe jo demokratik që prosperon Evropën që thuhet se është demokratike. Nga ana tjetër, kemi një kokëfortësi ndërkombëtare që duartroket këtë lloj qeverisjeje. Gjashtë vitet e kësaj qeverisjeje janë shoqëruar me skandale pas skandalesh, me krime pas krimesh, në mënyrë mafioze po qeveriset me një mendje të çartur që ka thënë shprehjen paradoksale dhe idiote “Nuk keni parë gjë akoma!”, a thua se ka akoma të liga e dëme që do t’i bëhen këtij vendi?! Në emër të kujt, të zhvillimit apo të rilindjes së diktaturës, në emër të zhdukjes së pluralizmit dhe vendosjes së një diktature tipike enveriste e njëjtë me atë që u vendos pas Çlirimit të vendit, kur në këtë vend u fol për “Shqipërinë e lirë dhe demokratike” dhe u bë Shqipëria e izoluar dhe diktatoriale. Nga ana tjetër tabloja e të quajturve “ndërkombëtarë” po shkon në sinkron me filozofinë e qeverisjes dhe absurditeteve të Edi Ramës. Sa i dëshironim këta evropianë dhe amerikanë në fillimin e viteve të ndryshimit, ndërsa pas 28 vitesh po shikojmë një qëndrim prej avokati ndaj qeverisjes, edhe pse vetë ata e dinë, se është një qeverisje që ka shkelur parimet demokratike, duke marrë më marifete çdo institucion nën sundimin e ideve të Edi Ramës, të cilit i shkojnë pas ca të quajtur “specialistë” që flasin si të jenë përballë ndonjë masakrimi dhe… “hajt ta kemi mirë se kush e di se ç’na pret!’ Gjithashtu sipas analizave që bëhen, si nga titullarë të PD-së ashtu edhe nga opinionistë kurajozë, po del në pah një lloj nënshtrimi, kushedi me çfarë “pagese” të të quajturve ndërkombëtarë që po flasin si të jenë në qeverisjen e Rilindjes dhe jo përfaqësues të Evropës demokratike. Të njëjtat fjalë do të duhet të them edhe për ambasadën amerikane apo edhe për zotim Palmer që, kur e dëgjova, thashë me vete: “Edhe ky kështu, në mbështetje të Edit?!” Por shtrohet pyetja, si i ka manipuluar kryeministri këta ndërkombëtarë që të bëhen kaq shumë partizanë të një qeverisjeje , e cila në tërësinë e saj është e dështuar, kriminale, trafikante, mashtruese, hajdute dhe, mbi të gjitha, me synimin për të vendosur diktaturë në Shqipëri. Nuk dua të besoj, por të jesh para një situate të tillë që flet hapur për dështime dhe krime në çdo plan dhe ndërkombëtarët mbyllin sytë dhe të flasin si “e ama Zeqos majë thanës” këtë sinqerisht nuk po e kuptoj. Jo se nuk e kuptoj, se kjo po kuptohet nga të gjithë, por thuhet se kjo bëhet për të ruajtur qetësinë dhe stabilitetin, gjë që më shumë duket si një farsë, e cila ka një regjisurë antidemokratike dhe antishqiptare që na do të mbetemi në diktaturë dhe jo si pjesë e Evropës. Takohem me njerëz të shumtë; si opinionistë dhe dëgjoj shprehje të ndryshme të një pakënaqësie të madhe, si ndaj qeverisjes, ashtu edhe ndaj ndërkombëtarëve të cilët po bëhen të pabesueshëm dhe të frikshëm, se kushedi çfarë plani fshehin apo edhe na kanë përgatitur për të pasur në krye banditizmin e një kryeministri që vetëm drejt nuk flet, por më keq akoma është i mbrapshtë dhe me simptoma diktatoriale.

Mbeshtetes te opozites, gjate nje proteste te organizuar nga Partia Demokratike para godines se Kryeministrise, ku eshte kerkuar dorheqja e qeverise dhe ngritja e nje qeverie teknike, per ta cuar vendin ne zgjedhje te lira dhe te ndershme./r/n/r/nOpposition supporters, during a protest organized by the Democratic Party in front of the Prime Minister’s Office, where is asked the resignation of the government and the establishment of a technical government to bring the country to free and fair elections.

Në fund me qëndrimin e Presidentit Ilir Meta u duk si një gjetje e mençur për të shmangur një përplasje civile, për arsye të politikës së mbrapshtë dhe kërkesave të një populli për ndryshim. Po peltet e qeverisjes, si ca femra që flasin me ojna e bojna si në ndonjë koncert këngësh dhe jo me përgjegjshmërinë e të qenit në qeverisje tamam si ca opinionistë sahanlëpirës dhe sharlatanë që janë bërë figura të urryera në opinion. Koha kërkon ndryshim jo për PD-në e PS-në, por për shqiptarët që po ikin nga sytë këmbët, vetëm e vetëm të shpëtojnë nga mënyra e ndërtimit dhe organizimit të kësaj jete ku nuk ka asnjë shpresë, asnjë rrugëdalje dhe, përgjegjës për këtë është vetëm rilindja dhe kryeministri Edi Rama.