Haradinaj, Kryeministri që i duhet Kosovës

553
Sigal

Hajro  Limaj, Drejtor i Institutit të Politikave të Sigurisë Kombëtare.

Ditët e fundit qeveria e Kosovës me ne krye kryeministrin Haradinaj ka marrë vendime shumë të rëndësishme për  t’i treguar Botës se Kosova është realisht një shtet i pavarur, Sovran dhe që kërkon reciprocitet të plotë ndërshtetëror dhe ndërkombëtar. Qëndrimet  agresive dhe te pa ndërprera të Serbisë për të penguar  njohjen e pavarësisë së shtetit te Kosovës nga 5 shtete te Bashkimit Evropian  dhe te shteteve të tjera jashtë kësaj hapësire, të qëndrimeve antikosovare  për lëvizjen e lire të qytetarëve kosovarë në hapësirat e Shengenit, në krijimin e lobingjeve kundër anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në institucionet e tjera ndërkombëtarë, pa folur këtu për veprimtarinë antishtetërore  të saj brenda shtetit të Kosovës,e detyruan që më në fund Kosova të marr vendimin e vendosjes se taksës 100 % për të gjitha mallrat qe hyjnë nga Serbia. Reagimet nga qeveria e Serbisë ishin të ashpra, sepse deri më tani  Beogradi kishte vetëm  mësymje të përditshme kundër Kosovës dhe nuk kishte marrë asnjë kundërmësymje të prekshme dhe të dukshme.

Vazhdimi i bisedimeve dypalëshe midis dy presidentëve nuk kishte dhenë asnjë rezultat të prekshëm. Beogradi çdo ditë vazhdon të deklarojë qe “ ne nuk do ta njohim asnjë herë shtet të pa varur  Kosovën”.Vendosja e kësaj takse në masën 100 %  e tronditi dhe e befasoi atë, sepse ishte mësuar vetëm të vazhdonte intensivisht veprimtarinë e gjithanshme politike, ekonomike dhe ushtarake kundër Kosovës. Mos tërheqja nga vendimi i marrë nga kryeministri Haradanaj  edhe pas ndërhyrjeve te komunitetit Evropian është domosdoshmëri për të vendosur reciprocitet dhe barazi ne trajtimin e këtyre dy shteteve të pa varura. Sot Beogradi  me taksën bashkoi edhe shqetësimin  e krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat mund ta çojnë deri në shpalljen e luftës. Pra, megjithëse kanë kaluar gjithë këto vjet nga çlirimi i Kosovës nga pushtimi barbar i Milosheviçit dhe gjakderdhja e gjenocidi i vitit 1999, pavarësimi dhe krijimi i shtetit te pavarur të Kosovës, Beogradi në vend të kërkonte falje  vazhdon revanshin politik dhe kërcënues ushtarak ndaj saj. Prandaj Zoti Haradinaj, edhe pse nuk është në të njëjtin qëndrim me presidentin Thaçi, ka marrë një vendim të detyruar për t’i treguar Serbisë se Kosova nuk është si dikur krahinë e Serbisë, por shtet i pa varur me te drejta të plota. Njëkohësisht ky vendim është një thirrje për Evropën që të kuptojë se edhe durimi ka një kufi dhe trajtimi me dy standarde të ndryshme që i bëhet Serbisë dhe Kosovës nuk mund të vazhdojë më. Në vend që e penalizuar të ishte Serbia që i solli ato pasoja tragjike popullit shqiptar të Kosovës, aktualisht ato penalizime po i vuajnë shqiptarët e Kosovës. Serbisë Bashkimi Evropian përveç liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë e ka kandidate për anëtarësim të plotë, ndërsa Kosovës nuk i ka miratuar akoma lëvizjen e lirë.

Përse ky qëndrim  krejtësisht i pa drejtë dhe me dy standarde?!. Ka ardhur koha qe Evropa të ndryshojë qëndrimet dhe vendimet që merr ndaj Kosovës dhe gjithë Botës Shqiptare, mbasi  vendimet e saj janë shumë të dëshirueshme. Kryeministri  Haradinaj, kërkon liri, pavarësi dhe dinjitet shtetëror. Vetëm kështu do të njihet dhe do të trajtohet me dinjitet shteti i Kosovës dhe do të mposhtet qëndrimet dhe deklarimet e ndonjë lideri, duke e shikuar Kosovën si koloni apo provincë të tij. Deklarata e ditëve të fundit e Z. Haradainaj kundër  një vizite te mundshme të presidentit të Turqisë në Kosovë ishte tepër dinjitoze dhe burrërore. Ai e kundërshtoi një vizitë të tillë duke u mbështetur në deklarata dhe kërcënimet direkte që i bëri Erdogani nga Turqia kryeministrit të Kosovës kur ai shkarkoi ministrin e brendshëm dhe kryetarin e SHIK-ut për shkeljen e ligjshmërisë për dorëzimin e 6 mësuesve turq spiunazhit turk që kishte organizuar operacionin në Prishtinë. Erdogani atë e kërcënoi “se do ta kesh të shkurtër këtë detyrë “, sikur Kryeministrin e shtetit të pavarur të Kosovës na e emëroka dhe shkarkoka kryeministri apo presidenti i Turqisë. Prandaj deklarimi i zotit Hardainaj për të mos pranuar për vizitë në Kosovë një kërcënues të shtetit të pavarur dhe Sovran të Kosovës është burrëror, shtetëror dhe një kthesë e madhe në politikën e Kosovës për të konsoliduar shtetin ligjor, demokratik, të pa varur dhe Sovran.  Është e natyrshme që këto janë përballje të detyruara dhe asnjëherë të dëshiruara. Por nuk ka rrugë tjetër nëse Kosova qëndron gjithmonë e heshtur dhe nuk reagon ndaj qëndrimeve anti kosovare të Beogradit dhe të kujtdo tjetër. Krah Kosovës duhet të ngrihet shteti dhe qeveria e Shqipërisë dhe e gjithë politika e Botës Shqiptare. Nuk mund të vazhdohet më me këtë plogështi dhe dhunim të shteteve dhe të popullit shqiptar në të gjitha hapësirat e tij.

*Ish-atashe ushtarak në Republikën e Turqisë