Frank Shkreli: Për demokracinë duhet të luftohet çdo ditë

575
Sigal

Ish-Drejtori i VOA-s për Euro-Azinë, analisti dhe publicisti Frank Shkreli ka zhvilluar ditën e premte, një takim në zyrën e tij në Nju Jork, me Z. Mark Gjonaj, politikanin shqiptaro-amerikan, anëtar i Këshillit të qytetit të Nju Jorkut, përfaqësues i lagjes Bronks, ku jetojnë shumë shqiptarë (dhe ish-asambleist i shtetit të Nju Jorkut), duke i dorëzuar tre vëllimet e “Demokracia Nuk Pret”. Sipas zotit Shkreli , edhe këtu në Amerikë kemi nevojë që demokracia të mbrohet çdo ditë dhe t’u kalohet si trashëgimi brezave të ardhshëm, ka lenë amanet ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan. “Freedom is never more than one generation away from extinction. We didn’t pass it to our children in the bloodstream. It must be fought for, protected, and handed on for them to do the same, or one day we will spend our sunset years telling our children and our children’s children what it was once like in the United States where men were free”. (Ronald Reagan).

Promovimi i vëllimeve të Z.Frank Shkreli është një vlerë kombëtare për Demokracinë e brishtë shqiptare dhe atë ballkanike në tërësi. Promovimi i zhvilluar në shtatorin e kaluar në Tiranë , në Shoqatën “Vatra” në Nju Jork dhe disa institucione të tjera në Kosovë tregon përkushtimin dhe mbështetjen që një personalitet shqiptar ofron për Lirinë, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut duke filluar nga bashkëkombësit e tij të ndarë në katër shtete.