Fatos Lubonja: Protesta popullore që duhet të rrëzojë Ramën

607
Sigal

Analisti dhe opinionisti, Fatos Lubonja analizoi në një studio televizive përgjimet e fundit, të cilat u publikuan sot nga gazeta gjermane “Bild”, ku shfaqeshin funksionarë të maxhorancës si dhe kryeministri Edi Rama duke biseduar për zgjedhjet në Dibër.

Sipas Lubonjës, përgjimet e publikuara tregojnë, se këtu është kapur sistemi i drejtësisë dhe vota e shqiptarëve është blerë masivisht. Ai tha se Policia e Shtetit është bërë pjesë e fushatës për të blerë zgjedhjet, ndërsa kjo, tha ai, u konfirmua nga përgjimet e publikuara sot nga gazeta gjermane.

Analisti Fatos Lubonja përgjimet e gazetës gjermane i cilësoi si “bomba” dhe njëherësh prova të mjaftueshme, që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie teknike. Ajo që është e paqartë, shtoi Lubonja, është fakti se palët politike nuk po shkojnë drejt dialogut, por drejt një përplasjeje të rrezikshme për vendin.

Është vërtetimi i asaj, që këtu kemi një shtet të kapur nga një parti bandë. Edhe vota është e kapur. Policia e Shtetit tani është e organizuar në këtë proces të kapur, na del se si një drejtor na organizon shantazhimin, daljen, grumbullimin e njerëzve. Në këto kushte, thelbi është se çfarë duhet bërë”-tha ai.

 

Sa tronditet qeveria realisht nga këto përgjime?

 

Lubonja: Qeveria nuk tronditet fare, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës? Në kuptimin që këta e kanë ndarë mendjen: ‘Ne jemi një bandë. Kjo është banda më e fortë, kemi kapur drejtësinë, kemi edhe ca amerikanë me vetë dhe do të eliminojmë kundërshtarët tanë. Është fatkeqësi e madhe’. E them në formë ironike. Këtu u fol për reformën në drejtësi, këtu shikoni se çfarë ndodh dhe u bëjnë shantazh. Ata kanë nisur hetim për armiqtë e popullit. Pashë një deklaratë të Ramës. Është kapur me presh në dorë. Këto janë bomba. Këta nuk kanë ndërmend të bëjnë dialog. Kjo është kalimi në mjete të tjera politike, ku do na çojnë në luftë apo në diktaturë. Padyshim e lexova. Këtu nuk ka pikë dyshimi më, që është një prokurori e kapur. Tani është e kapur plotësisht dhe po vepron si segment i partisë-shtet. Drejtësia më e keqe është drejtësia selektive. Çfarë duhet të bëjë Lulzim Basha? Mendoj që në vazhdën e asaj që thashë më parë: Ky është një rezultat logjik. Rama e ka futur Metën në Presidencë, që të rrinte urtë. Më mirë ta heqë. Të zhvishet gjithçka dhe të marrë vetë Rama të gjithë përgjegjësitë ose të rrijë aty dhe të bëjë fasadën.

Mund të shkojë drejt dorëheqjes?

Lubonja: Ajo që shoh me shqetësim është se nuk po ka alternativë për dialog, por po shkojmë drejt një ndeshjeje me mjete të tjera. Kuvendi është i shpërndarë. A ka ndonjë peshë? Ai tani s’është asgjë.

Protesta e opozitës

Lubonja: E pa parashikueshme është situata. E pa parashikueshme është. Nuk e di se çfarë do të ishte më e mira në këto momente. Nëse këto përgjime do të merreshin seriozisht janë të mjaftueshme për të dhënë dorëheqjen kryeministri dhe të pastrohen institucionet si edhe drejtësia. Ajo që ne jemi të aftë të bëjmë është, që të eliminojmë tjetrin. Populli shqiptar nuk është i pjekur. Kjo që po ndodh është shumë e tmerrshme dhe shumë e turpshme!