Fatos Lubonja: Kryeministrit i duhej “Bularati” për të tërhequr vëmendjen nga skandalet. Patriotizmi dhe nacionalizmi

694
Sigal

Lubonja: Kryeministrit “Bularati” i duhej për të tërhequr vëmendjen nga skandalet

Analisti Fatos Lubonja ka folur edhe për ngjarjen e fundit në Bularat të Gjirokastrës, ku ngeli i vrarë Konstadinos Kaçifas. Lubonja u shpreh se më mirë të mos kishte ndodhur si ngjarje, pasi forcat e policisë janë të stërvitura për të neutralizuar pa vrarë. Ndërsa reagimin e kryeministrit Edi Rama nuk e quajti normal dhe tha se i duhej një ngjarje e tillë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet. “Detyra e policisë është t’i evitojë këto dëme të mëdha. Forcat e policisë janë të stërvitura për të neutralizuar pa vrarë. Kjo është e para gjë që do të kishte qenë mirë të mos ndodhte, vrasja, që të neutralizohej personi që akoma s’e dimë çfarë ka qenë. Njëkohësisht për të mos u krijuar këto tensione mes Shqipërisë e Greqisë. Nuk jam me ata që ekzaltojnë faktin “Ja ne ia treguam vendin”. Këtu është problemi që të mos ndodhte ngjarja. E dyta gjë që duhet bërë për këtë gjë është transparenca e plotë për këtë ngjarje. Varet se si ka ndodhur kjo ngjarje, dhe mund ta thellojë acarimin mes dy vendeve. Nuk ishte reagim normal i kryeministrit. E shikojnë si fushatë elektorale. Thotë më mirë të jem me shumicën, nacionalistët. U duhet një ngjarje e tillë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet, se dalin si patriotë”, – u shpreh Lubonja.