Elona Guri: Taulant Presidenti nuk të mbron dot më as nga fyerjet personale, as kur të poshtërojnë në sy të familjes

254

Anëtarja e Kryesisë së LSI, Elona Guri, në një reagim ndaj deklaratave të Taulant Ballës kundër kreut të shtetit, i kujton këtij të fundit se hallet e tij me korrupsionin nuk ja zgjidhë dot Presidenti.

Nga Elona Guri

Taulant, puna e Presidentit nuk është as hall Toyota Yaris, as prerje drush, nuk është as shtesë financimi për rrugën Tiranë-Elbasan, që ende nuk ka mbaruar. As lëvizje e shtratit të Lanës për të ndërtuar Mondi dhe të prishësh, për llogari të tij dhe tënden, shtëpitë e qindra shqiptarëve dhe të lesh në qiell të hapur dhjetëra fëmijë, që sapo kanë nisur jetën.
Taulant, Presidenti nuk të mbron dot as nga ata që ke hall, sa do të qahesh. Ka një fjalë të urtë, të gjitha në këtë botë lahen.
Nuk është as vend për plotësim dëshirash, as ku mund të qash sa herë që nuk emërohesh dot ministër.
Taulant nuk të mbron dot me as nga fyerjet personale, as kur të poshtërojnë në sy të familjes. Gjithsesi kësaj ia ke marrë dorën, të është bërë lëkura shollë!
Realisht kur flet je i mjerë, sidomos para qytetarit Ilir Meta.