Sigal

Një popull që pranoi demokraturë në vend të demokracisë.

Një popull që nuk iu imponua klasës politike për dekomunistizim.

Një popull që iu risekuestrua prona dhe pranoi të quheshin ish-pronarë dhe pronarë të rinj sot marrin një certifikatë pronësie.

Një popull që glorifikon ende ish-diktatorë dhe pasardhës të tyre kanë zaptuar institucione kushtetuese .

Një popull që vuan 1001 padrejtësi e kënaqet me bashkëvuajtësit e vet.

Një popull që reagon më shumë për lajme show bizi e nuk ndjehet kur e shkombëtarizojnë dhe e detyrojnë të largohet nga vendi i tyre.

Një popull që brohoret: “Oh sa mirë me qenë shqiptar!” e nuk reagon kur e sheh se si Shqipëria shkërmoqet çdo ditë nga krimi, korrupsioni, ku liritë dhe të drejtat e njeriut janë vetëm rreshta në kushtetutë, e ku kushtetutë e ligje zbatohen në mënyrë selektive vetëm për kë ka suport.