Edvin, nuk mbillen makaronat!

446
Sigal

Nga Agim Xhafka:

U kap gafil kryeministri ynë me djegien e mandateve. Këtë lëvizje e mendonte jo kaq unike. Qysh atë ditë e deri sot po ndërmerr shumë aksione,por qëpër fatin e tij të keq,i dalin flluska. Se i mungojnë idetë,por edhe njerëzit.

Me Spiropalin nuk e hedh dot kanalin. Protesta e 16 shkurtit e shkundi,ndërsa protesta e datës 19 e hodhi pér tokë. Se ishte protestë e mbledhur brenda dy orëve,pra spontane që flet se tashmë popullit jo vetëm që është ngrehur,por i rri veç ngrehur. Skenarët e Ramës tani janë fantazmagorikë. Nga pohimi idiot i OSBE-së se votat u vodhën,por nuk ndikuan në rezultat deri te refreni i soroisto-eurodeputetëve se parlamenti është legjitim dhe duhet të vazhdojë punimet me deputetët e listës.

Ruçi çoi urgjent emrat e të ikurve në KQZ. U shpallën vakancat dhe nisën blerjet e bedelave. Nuk është vështire të gjenden jo një a dy,por disa. Diku me para,diku me kulaç e diku me kérbaç. Por kur opozita e ka deklaruar se i dogji mandatet atëhere mos u lodh qeveri,se opozitën nuk e krijon dot. Ajo nuk është emri i dikujt në listë. Është bërthama e mijra njerëzve në shesh,e mijra të uriturve,e mijra prindérve që u ikin fëmijët,i mijra studentëve që nuk paguajnë dot shkollën,i mijra pensionistëve që me lëmoshën e qeverisë nuk ngrysin as një javë në muaj.

Por Rama ka hallin e karrikes. Do opozitë në epruvetë,fekondim in vitro. Një aventurë qesharake që më sjell ndér mend historinë me mbjelljen e makaronave të dikujt që i pëlqente shumë. Léroi tokën i fandaksuri dhe hodhi makaronat si farat e grurit.

E rrinte me muaj anës arës duke pritur të mbinin. Kështu pret Rama të mbijë opozita që ai do dhe që i duhet. Pret e pret deri sa njerëzit do e ngrenë me gjithë karrike e do ia mësojnë se makaronat nuk mbillen. Ato hahen,shijohen.Ka mundim prodhimi i tyre. Nuk është koncesion që t’i sjell paratë me një klik në kompjuter.

As zhgaravina apo batuta bajate të filmave xhiruar para 30 vjetësh…Nuk mbillen makaronat,Edvin!