Edmond Panariti: “Termet me shokë”… është alibia e dështimit drejt Evropës!

419
Sigal

“Termet me shoke”… eshte alibia e deshtimit drejt Evropës! Qendrimin parimor të Francës dhe të Presidentit Macron, per bllokimin e hapjes se bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, maxhoranca po orvatet ta paraqite si një qendrim ndaj rajonit dhe jo ndaj Shqipërisë! Pra e shprehur me gjuhën popullore : “Ra termet dhe po e vuajmë me shoke”, që do të thotë eshte jo vetëm goditje per mua por edhe per fqinjet! Kjo ne thelb është alibia e një deshtimi, i cili eshte realisht i drejtperdrejt dhe personal vetëm i qeverisë . Po perse e verteta e hidhur eshte e tillë! Sepse edhe sikur per nje cast të mos e perfshinim Francen në vendimarrje, do të shihnim se “de facto” edhe qendrimi gjerman ndaj Shqiperise eshte nje jo e korrektuar me nje Po “sfondi” të kushtëzuar me nente pengesa , ndersa per Maqedoninë e Veriut, Gjermania dha vetem nje po te vendosur. Po keshtu Holanda dhe Danimarka, shprehen një po per Maqedoninë dhe nje “jo” per ne. Pati, madje nje orvatje nga presidenca finlandeze dhe nje grup vendesh te BE – se per ta ndarë Maqedonine e Veriut, nga Shqipëria bazuar thjesht mbi kritere te meritave, por qe u bllokua nga Franca, e cila e ndaloi “poshtërimin” tonë duke futur ne varken e shpuar , edhe fqinjin tonë. Keshtu lexohet situata per ata qe i kanë syte ne balle dhe që kanë vizion dhe vullnet per te na nxjerre vendin nga bataku.