Diplomatët e njëanshëm/ Pse nuk dënojnë edhe dhunën ndaj 100 mijë nëpunësve?

577
Sigal

Nga Basir Çollaku

100 mijë punonjës të admintratës nën kërcënim. Nën kanosje. Mesazhe urdhëruese, kanosëse, prezencë, fotografim vote, marrje pjesë në mitingje me detyrim duke marrë në patronazh dhe të afërm. Të gjitha me detyrim. Në të kundërt, fluturon nga puna të hënën.  Apo sic rezulton në përgjimet e dosjeve për rastet elektorale, kthehemi te slogan socialist. Votën ose në të sëmës. Këtë e bën qeveria, e bëjnë drejtorët, minsitrat, bashkiakët kandidatë të majtë, koordinatorët socialistë. Nuk është aspak sekret. Publikimet në rrjete dhe media sociale sa vijnë dhe shtohen. Por dikush harron ndoshta me dashje. BE, Brukseli Uashingtoni, diplomatë, ambasadorë, të gjithë janë në gjendje alarmi, për të këshilluar që e diela të mos jetë e dhunshme. Të gjithë këshillojnë opozitën, që të mos pengojë procesin, të mundësojë votimin ma probleme të atyre qytetarëve të cilërt kanë vendosur ta bëjnë këtë gjë me 30 qershor.  Kjo është një pritshmëri e duhur për të mundësuar një standard demokratik. Qytetarët të votojnë, opzita të mos bëhet pengesë, të zgjedhurit të ushtrojnë vullnetin e tyre, për të zgjedhur të vetmin kandidat që është në garë. Po rata e dinë, cuditërisht asnjë ambassador apo diplomat, qoftë në Tiranë, apo i ardhur në Tiranë nuk ka artikuluar asnjë fjalë për dhunën qeveritare. A quhet dhunë për diplomatët dhe ambasadorët ajo që bëjnë minsitra e drejtorë e bashkiakë të Ramës ndaj adminsitratës të cilën e kushtëzojnë për cdo veprim electoral. Qoftë pjesëmarrje në takimet elektorale, apo votimin e domosdoshëm të dielën. Janë ëmsazhë të shkruara, telefonike, verbale. Të gjitha janë të provuara dhe dokumentuara. Ambasadorët nuk kanë thënë asnjë lloj emërtese se si quhet kjo lloj dhune dhe a është e dënueshme kjo në vendet e tyre, apo nuk konsiderohet kur regjia e kësaj dhune është Edi Rama. ? Kjo njënashmëri mbase është harruar për tiamlnë hapsirën në raportet e OSCE- ODHIR. Por as Luigi Soreca ambassador i BE në Tiranë, as Bern Boschard ambassador i OSCE, nuk kanë thënë asnjë fjalë për këtë dhunë të ushtruar ndaj mbi 100 mijë punonjësve të administratës, të urdhëruar me vendin e punës të jenë votues të dielën dhe kundër vullnetit të tyre.