Dhuna ndaj grave, forcë shkatërrimtare!

967
Sigal

Evdal Nuri

Dhuna forcë shkatërrimtare…

1- Përmasa të frikshme të dhunës ndaj femrës

Ta nisim me një shifër. Vetëm në muajt e parë të vitit 2019 kemi shtatë femra të vrara nga krimi në familje! Është një dimension i egër, një përmasë kriminale me pasoja të rënda, që duhet parandaluar me çdo kusht, me të gjitha mënyrat. Krahas asaj fizike, tek femrat ushtrohet dhunës seksuale, edhe pse të dhënat e disponueshme sugjerojnë, se një nga katër gra gjatë jetës së tyre mund të përjetojë dhunë. Për shumë gra të reja, dhuna seksuale fillon qysh në fëmijëri dhe në adoleshencë.

Në Shqipëri, këto kohët e fundit kanë shënuar një tendencë në rritje aktet e dhunës ndaj grave, duke përfshirë; rrahjet e rënda, keqtrajtimet, përdhunimet, vrasjet e masakrimet, deri dhe krime mizore. Dhuna ndaj gruas, nënës, vajzës, bashkëshortes, duke i krijuar femrës një ambient mbytës, sidomos në zonat rurale. Vrasjet në seri, që po mbajnë peng familje të tëra, individë të implikuar në zejet e krimit të të gjitha spektreve e ngjyrave, por edhe njerëz të pafajshëm, që ndëshkohen vetëm për lidhjet, po shndërrohen në një normalitet të sëmurë në këtë vend. Është më tepër se e dhimbshme, gati një fatalitet, të dëgjosh përditë lajme të trishta për familje të tëra që po shkojnë drejt shuarjes, për viktimat e radhës që mbushin kronikat e e zeza. Femra shqiptare s’ka, jo vetëm mbrojtjen e duhur ligjore, por as morale. Në shumë raste, edhe kur ndaj femrës kryhen akte të rënda keqtrajtimi e përdhunimi, shoqëria jo vetëm nuk reagon fuqishëm ndaj kriminelëve, siç ndodh në gjithë botën demokratike të zhvilluar, por në një mënyrë a një tjetër, justifikohet. Shpesh herë dhunuesit justifikohen me pretekse, banale, isha i pirë, u ndodha bosh, e bëra nga gjakënxetësia e, së fundi, i liron amnistia. Por po kaq shpesh dhe i dhunuari fal, -s’doja të prishja familjen, kisha turp nga opinioni shoqëror, kam fëmijë etj. Nuk kuptohet se huqi del me shpirtin e ky i merr shpirtin dhe atij që ka falur. Femra përbën gjysmën e popullsisë së këtij vendi dhe është një forcë e madhe aktive në ekonomi, kulturë, art, shkencë, politikë. Ajo loz një rol të pazëvendësueshëm si bashkëshorte, duke mbajtur në këmbë familjen e jetën sociale në familje e kudo! Dhuna tek ne ndodh nga bashkëshorti ose partneri. Kjo për arsye xhelozie, ekonomike e psikollogjike. Në bazë të disa studimeve të kryera, për dhunën në familje, është vërtetuar se dhuna ndaj grave është një problem kompleks dhe shumë dimensional. Pa marrë parasysh kornizën ligjore dhe institucionale për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje ajo vazhdon të jetë një ndër fenomenet më problematike në shoqërin tonë. Duhet theksuar se studimet mbi dhunën në familje në Shqipëri janë tepër të kufizuara. Rrjedhimisht, nuk ekziston një tablo e qartë e gjendjes së dhunës në familje në Shqipëri. Prandaj mbrojtja e saj legjitime, morale e juridike, njerëzore e ligjore, sigurisht, është detyrë e gjithë shoqërisë, në radhë të parë. Rreth 4 mijë raste të dhunës në familje regjistron çdo vit policia e shtetit. Kjo shifër është alarmante. Variojnë në 10-11 raste denoncimi në ditë . “Dhuna në familje shpesh mund të jetë ndaj gruas, fëmijës, prindërve, babait, nënës etj. E dhunon gruan, në qoftë se nuk e respekton atë si të barabartë me veten. Është për të ardhur keq, por tek ne, në 5 gra 2 dhunohen. 52 % e grave të dhunuara janë të papuna. Kjo tregon se një nga arsyet e ushtrimit të dhunës është niveli i ulet ekonomik, problemet në familje, xhelozia, puna e dobët psikologjike, depresioni në rritje etj. Vetëm rreth 5 % e grave të dhunuara në gjirin e familjes denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre!

2- Dhuna dhe seksi…!

I kemi prezent kudo e kurdo. Në fshat e qytet. Tek adoleshentet, por dhe në moshat e mëdha. Shumica të pa zbuluara e treguara. Këto për arsye frike, prishje familjeje apo forcë zakoni. Kur zbulohen flitet më teper se duhet! S’e kuptoj, për të diskredituar më tepër të dhunuarin apo për të nxjerrë mesime të tjerët? Dhuna s’ka asgjë të përbashkët me seksin, i cili kryet mbi bazën e dëshirës rreciproke. Edhe kur bashkohen kënaqësia është minimale dhe e njëanëshme. Dhuna e ndodhur në Kavajë është dhunë e mirëfillt seksusle. Mungesa e vëmendjes nga prindërit, por edhe modeli i edukimit që ata shohin në shtëpi pasqyrohet direkt në shkollë dhe në shoqërinë e tonë. Vetëm rasti i Kavajës i ka detyruar prindërit të diskutojnë për këto probleme. Një rol mjaft negativ loz celulari. Ne në kohën tonë s’dinim ç’ishte seksi e jo më gjerë! Ata dinë shumë tepër se ne. Ne kot mundohemi me këshilla që shpesh i bezdisim fëmijët. Seksi i detyrueshëm mund të rezultojë në kënaqje seksuale të kryersit, edhe pse qëllimi i tij themelor shpesh herë është shprehje e dominimit dhe fuqisë mbi personin e dhunuar.

 3- Llojet e dhunës – Dhuna psikologjike dhe ajo fizike

Dhuna mes adoleshentëve jo pak herë ka përfunduar me plagosje apo vrasje. Këto ditë krahas politikës së “mbarsur” me konflikte të vazhdueshme, po flitet dhe për dhunën. Flitet, sepse ajo është prezente kudo. E kemi në shkollë, kopshte, rrugë, shtëpi e kudo! Por e kemi dhe atje ku presim të mësojmë e dalin ligjet kundër saj, në Parlament! Madje këtu, më e dukshme, masive e me fjalor rrugësh! Koncepti i dhunës është mjaft i gjerë. Ka dhunë, sa herë një individ ose grup njerëzish përdorin mënyra nga me të ndryshmet për të rrobëruar, për të bërë të vuajnë, për të zhdukur një individ ose një grup tjetër. Ajo më e prekshmja është dhuna fizike. Kjo haset kur një njeri dëmton një tjetër ose e eliminon atë. Por, kemi dhe dhunë policore, shtetërore, etnike, fetare, morale e së fundi në mjekësi atje ku ti pret të shërojnë nga plagët e dhunuesit! Dhunë kemi më tepër tek adoleshentët se sa tek të moshuarit. Midis meshkujve se sa mes femrave, psikologjike më shumë se sa fizike, morale se sa policore. Kur shtetit i mungon forca apo dëshira për të ndëshkuar dhunën i lë vend vetëgjyqësisë, fenomen i rrallë në botë, por tepër i përhapur tek ne. Arsyeja e vetme është se shteti nuk po zgjidh drejt e me forcën e ligjit problemet, si ai i pronësisë mbi tokën, korrupsionin, ndëshkimin e krimit, shitblerjen e votës etj.

Dhuna fillon atje ku mbaron arsyeja

Ajo është “forcë e dobësisë”. Rrugëdalja nga atmosfera e dhunës kërkon përsosje dhe edukim qytetar. Dhuna kundër njerëzve është e papranueshme. E drejta e qytetarëve për të shprehur lirishit dhe në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre, është një vlerë moderne. Protestat janë shfaqje e demokracisë. Ajo e 16 shkurtit u shoqërua me dhunë. Dhuna dhe dëmtimi i pronës së përbashkët s’është demokratike. Protesta vazhdoi 5 orë. Nëntë policë, tetë protestues, dy gazetarë të lënduar. Ky është bilançi…!

Dhe së fundi një thirrje qytetare: “Bëhu paqësor, bëhu i sjellshëm, iu nënshtro ligjit, respekto secilin, mos dhuno askënd që të mos ketë dhunë. Fuqia në mbrojtje të lirisë është më e madhe se fuqia në të mirë të tiranisë dhe shtypjes, sepse fuqia e vërtetë, vjen nga bindja!”