Babëzia që rrënoi përfundimisht Rilindjen

535
Nga Artan Cena:
Sigal

Kur zgjedhjet ishin mbyllur dhe shqiptarët kishin vulosur përfundimisht fatin e qeverisjes së Edi Ramës, redaksitë pranë të majtës nisën lëvizjet e tyre, në koordinim me PS-nw dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Së pari ishte Erion Veliaj, njeriu që edhe në zgjedhjet e fundit lokale nuk prodhoi personalisht një rezultat të mirë zgjedhor, duke marrë para 4 vitesh kritikat e shefit të tij, Edi Rama.

Këtë herë ai duhej të shënonte një fitore spektakolare, me numër votash shumë më të madh se ai i vitit 2015. Por shifrat flisnin në shumicë kundër tij, edhe pse kishte investuar shumë para dhe presion.

Pasi e vendosën si e donin rezultatin në Tiranë, ia shpërndanë mediave pranë tyre dhe e vulosën me KQZ-në e tyre.

I dyti ishte Edi Rama, të cilit i duhej një rezultat më i mirë edhe se në vitin 2017.

Këtë herë KQZ shënoi një rekord të zi në histori. Pjesëmarrja doli tre orë me vonesë dhe ishte ai që donte mazhoranca.

Por fletët e lakrorit nisën të hapen shumë shpejt.

Në shumë bashki, numri i votave ishte ndjeshëm më i lartë se numri i votuesve. Kjo është në fakt vetëm maja e ajsbergut, është teprimi me babëzinë i komisionerëve të PS.

Sepse ajsbergu i vërtetë është ai që është gatuar me miratimin e KQZ-së, duke skandalizuar edhe kryetarin e saj, që doli për median disa herë dje për të dhënë sinjale për skandalin.

Këtë herë shqiptarët nuk kanë nevojë as për vulën e ndërkombëtarëve dhe as për komentet e politikës.

Ata po e shohin live të shokuar se deri ku ka shkuar babëzia e pushtetit, që për të mbuluar keqqeverisjen, manipulon votimet për të treguar se shqiptarët e duan Edi Ramën më shumë pas skandaleve.

Por shqiptarët e refuzuan këtë fyerje një ditë më parë.

Ata e lanë Edi Ramën me më pak se 15 përqind të votave, duke e rrënuar përfundimisht Rilindjen.

Me votë e kërkonte të rrëzohej, me votë e rrëzuan.

Madje duke e bërë qesharak.